2024-12-26

Vlora, vendi i parë Neandertalian në Shqipëri! Zbulohen pjesë veglash guri që datojnë mbi 40 mijë vjet më parë

Përgatiti:Flori Bruqi

Një zbulim i jashtëzakonshëm është kryer nga arkeologët e huaj dhe shqiptarë, që provojnë shkencërisht se në Shqipëri kanë jetuar 40 mijë vite më parë, neandertalët, një specie humane tashmë e zhdukur. Për Report tv, arkeologu Krilejdan Çipa ka treguar detaje të gjetjeve gjeologjike në zonën e Zvernecit.

Një zbulim i jashtëzakonshëm është kryer nga arkeologët e huaj dhe shqiptarë, që provojnë


shkencërisht se në Shqipëri kanë jetuar 40 mijë vite më parë, neandertalët, një specie humane tashmë e zhdukur. Për Report tv, arkeologu Krilejdan Çipa ka treguar detaje të gjetjeve gjeologjike në zonën e Zvernecit.

#ReportTv #LajmiFundit #KronikaReportTv


Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota.

https://www.youtube.com/watch?v=9SC5e2hbV3A

Neandertalët janë të afërmit tanë më të lashtë njerëzor, specie e zhdukur tashmë por që 40 mijë vite më parë kanë jetuar në zonën e Zvernecit në Vlorë. Ky zbulim i jashtëzakonshëm për historinë e vendit tonë është kryer nga një ekip arkeologësh shqiptaro-italianë.

Ata publikuan studimin në revistën 'Quaternary Science Reviews', duke përfshirë analiza mikrobotanike, mikropaleontologjike, gjeologjike. Materialet gjeologjike të mbledhura në bregdet mundësuan rindërtimin e evolucionit mjedisor të zonës gjatë 40.000 viteve.

“Në veri të Zvernecit është një rrip ranor me kodra dhe gjire detare, ku rreth viteve 2000 kërkues amtorë kanë identifikuar site prejhistorike. Njëri prej tyre ishte punonjësi i sektorit të arkeologjisë, i ndjeri Novruz Bajramaj që e bëri të njohur dhe më pas në vitin 2010 dy profesorë nisën kërkimet arkeologjike në këto site që ndodhen mes lagunës së Nartës dhe detit Adriatik. Bëhet fjalë për gjetje të periudhës së neolitit të mesëm, 40 mijë vjet më parë por ka dhe gjetje të periudhave të neolitit të hershëm dhe të bronzit. Nga Institituti i Arkeologjisë u bë një botim në 2014 dhe një tjetër në 2015, u kryen sondazhe për periudhën e Neolitit. Janë 5 site arkeologjike në këtë rrip ranor, ku më i rëndësishmi është Dajlani i Vogël. I rëndësishëm dhe i përshtatshëm për kërkime të tjera sepse erozioni i shkaktuar nga deti si dhe hapja e një kanali kishte ekspozuar stratigrafinë për marrjen e kampionëve për të kuptuar kushtet natyore të ambientit të kësaj zone, të periudhve prejhistorike”, tha në intervistë për "Report TV", Krilejdan Çipa, arkeolog.




 
Një ekip ndërkombëtar, i koordinuar nga Këshilli Kombëtar i Kërkimeve, Instituti i Gjeologjisë Mjedisore dhe Inxhinierisë Gjeoteknike (CNR-IGAG) – dhe nga Departamenti i Studimeve Humanistike i Universitetit të Ferrarës, në bashkëpunim me Institutin e Arkeologjisë Shqiptare, ka zbuluar vendin e parë neandertalian të dokumentuar në Shqipëri. 




Vlora, vendi i parë Neandertalian në Shqipëri! Zbulohen pjesë veglash guri që datojnë mbi 40 mijë vjet më parë

Dalani i Vogël dhe një copë vegle guri e zbuluar nga kërkimet



Zbulohen pjesë veglash guri që datojnë mbi 40 mijë vjet më parë .

Një ekip ndërkombëtar ka zbuluar vendin e parë neandertalian në Shqipëri, në Dalanin e Vogël në Vlorë. 

Veglat e gurit të zbuluara në këtë vend datojnë mbi 40,000 vjet më parë. 

Ky zbulim, rezultat i 10 viteve kërkime arkeologjike, hedh dritë mbi mbijetesën e Neandertalëve në Ballkanin jugor. 



 Vlora, vendi i parë Neandertalian në Shqipëri!

 Zbulohen pjesë veglash guri që datojnë mbi 40 mijë vjet më parë.

Dalani i Vogël dhe një copë vegle guri e zbuluar nga kërkimet 

Zbulimi, i bërë në zonën Dalani i Vogël, në bregdetin Adriatik në zonën e Vlorës, përfaqëson një hap të rëndësishëm në studimin e Kuaternarit dhe në kuptimin e dinamikave të mbijetesës së Neandertalëve të fundit në Europë. 

 Dalani i Vogël, i ruajtur brenda depozitimeve lumore të ekspozuara nga erozioni detar, është identifikuar nga studiues vendas dhe iu nënshtrua hetimeve të thelluara falë një qasjeje ndërdisiplinore.

 Studimi, i publikuar së fundmi në revistën "Quaternary Science Reviews", përfshinte analiza mikrobotanike, mikropaleontologjike, gjeologjike dhe arkeologjike. 

Të dhënat e mbledhura mundësuan rindërtimin e evolucionit mjedisor të zonës gjatë 40.000 viteve të fundit, duke zbuluar një panoramë të detajuar të kushteve klimatike dhe burimeve të disponueshme gjatë epokës kur Neandertalët populluan rajonin.

 Falë metodës së datimit OSL (Lumineshencë e Stimuluar Optikisht), pra teknikës që përdoret për të përcaktuar moshën e materialeve sedimentare ose minerale që përmbajnë kokrra të ndjeshme ndaj dritës, depozitimi që përmbante vegla guri të copëtuara është daton pak më shumë se 40,000 vjet më parë. 

Analizat e polenit fosil kanë bërë të mundur identifikimin e një mjedisi të karakterizuar fillimisht nga bimësi e hapur, që evoluoi në një stepë në fund të glaciacionit të fundit.

 Ky kontekst mjedisor, i pasur me burime ushqimore, mund të ketë ofruar strehim për Neandertalët në Ballkanin jugor deri në zhdukjen e tyre përfundimtare nga Evropa.

No comments:

Post a Comment

Zyra e luleve në Kryeministri të Shqipërisë është zyrë mbledhjesh të banditëve më Kryebanditin Edvin Kristaq Rama

  Search inside image Një ditë më parë gazeta “SOT” zbuloi disa episode nga intervista shpërthyese e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, e c...