2024-12-23

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof.Dr.sci. Sali Berisha ka reaguar sot ndaj vendimit për të mbyllur për një vit Tik-Tok-un në Shqipëri.



Sipas tij, kryeministri Rama e ka ndërmarrë këtë akt pasi ka parë sondazhet që PD-ja ka një audience të madhe në këtë rrjet social.

“Kërkon pra me çdo kusht të gjejë argumente për të mbyllur këtë rrjet, këtë platformë, e cila ka meritën e veçantë, njëlloj si Twitter, pasi u ble nga Elon Musk, të mos aplikojë censurën. Tik- Tok është një platformë, e cila nuk prodhon rrugaçëri siç pretendon Edi Rama.Sipas një kompanie shumë serioze të studimit. PD-ja dominon në mënyrë dërrmuese në audiencë, por edhe në postime sepse këtu nuk mund të censurohet. Është pikërisht ky shkaku, tmerri nga suksesi, nga pëlqyeshmëria e lartë publike e opozitës në Tik-Tok dhe mediat sociale, e cila përmbys të gjithë piramidën e mashtrimit të tij të bazuar në mediat konvencionale dhe pollet e përditshme që bën”, u shpreh Berisha.

Tik-Tok-u është një platformë, e cila nuk prodhon rrugaçëri siç pretendon Edi Rama, shtoi më tej kreu i PD-së

No comments:

Post a Comment

Enver Hoxha nga vrasjet e kryeministrave te arrestimi i 1400 studenteve ne 1 vit

Në listën e 33 drejtuesve të qeverive shqiptare, prej vitit 1912 deri më sot, Enver Hoxha ishte kryeministri i 22­të. Ai e mbajti këtë dety...