2024-12-22

Hoqëm Tik Tokun dhe mbajtëm Noc Rrokun






 Më në fund qeveria shqiptare e mbylli tik tokun. Lajmin e parë e dha ministrja e Arsimit, Manastirliu dhe sqarimet e mëtejshme i bëri vetë Edi Rama. Gjithë gëzim dhe hare qeveria shqiptare prodhoi një lajm për fundvit që do shqetësojë të fantaksurit pas këtij rrjeti social, lajm që nuk prodhon asgjë veç propagandës të Edi Ramës dhe patronazhistëve të tij. 

Menjëherë pas haberit të qeverisë shqiptare nuk munguan përshëndetjet nga Vllahutin që e ngre në piedestal kampionin e lirisë Skanderbegun dhe Gjergj Elez Alinë e Shqipërisë. 




Në përshëndetjen e saj vihej në pah lufta me kordhë në dorë e prijësit të shqiptarëve i cili me një të nxjerrë nga midhi të kordhës shtriu në tokë bajlozin e zi Tik-Tok.

 Jehona mediatike kaloi kufijtë e galaktikës dhe në sytë e mbarë botës shndrin një yll shqiptar që mbush me frymëzim mbarë njerëzimin për të qërruar bajlozin siç bëri prijësi shqiptar.


Mbështëtje të madhe i dhanë pensionistët të cilët deklaruan në kor se nuk duan as drita, as ujë, as bukë dhe as rritje pensionesh para këtij heroizimi që bëri heroi më i madh i kohërave, i kombit shqiptar por dhe lideri global -Cincari Edi Rama që frymëzoi gjithë botën.

 Kështu me radhë frymëzimi kaploi gjithë shoqërinë shqiptare. 

Biznesi vendosi të japë gratis ushqimet për vitin e ri, Balluku i dha urdhër kompanive të saj të korrentit të mos i marrin më lekë për një vit shqiptarëve, kompanitë e autobuzëve, taksive, trenat, tragetet ofrojnë për një vit udhëtime falas dhe kështu me radhë të gjithë dhanë kontributet e tyre pas kësaj zgjidhje ekselente të përmasave fenomenale. Pas kësaj jeta ndryshoi. 

Dielli doli rezëllitës duke mposhtur retë e pabesa dhe duke sjellë një ngrohtësi cilësore (superiore nga ajo Xhaferit), pemët nxituan të nxjerrin lule gjithandej, zogjtë shtegtarë u kthyen në foletë e braktisura dhe vendin e pushtoi muzika e cicërimave dhe optimizmi shpërtheu në gjithë vendin. 

Më në fund vendi u çlirua nga dora e Gjergj Elezit kryeministër nga monstra Tik Tok.

 Pas kësaj vetëm opozita e Sali Gërdecit kontestoi, por zëri i tyre u mbyll shpejt pasi Bella i mbylli gojën me një koncencion në Roskovec Bashkimit të Ulajve, dhe disa leje ndërtimi Zenit, Zamos dhe Gim Puros. 

Vetëm Flamur doktori që mbaroi shkollën e mjekësisë pas 25 vitesh hungerinte pasi i iku një rast për të rrahur Agron Shehajn në foltoren e shenjtë të kuvendit të hajdutëve. 

 Kështu fryma e optimizmit mbërtheu gjithë opozitën, e cila nga hareja dhe gëzimi u turr nga bashkia e Tiranës për të bërë opozitën ndaj lali Erjonit, me miratimin e Bellës pa shkollë që kërkon të krrejë nga faqja e dheut kundërshtarin e saj me duart e Nul Mokës. 

 Fundi i Tik Tokut ishe një ogur i mirë për të gjithë, për Liderin suprem, Sal Gërdecin, Bellën pa shkollë, Gazin e çunit të Xhepit që janë në gjyq për qenin dhe gjithë pozit-opozitën.

 Të gjithë bashkë e harruan edhe aleatin e tyre të dikurshëm Baba Liken dhe fallxhoren Monikë të cilët nuk janë prononcuar ende për këtë event të ri mbarëbotëror. 

 Tani që Tik Toku na la të gjithë do i kemi sytë nga Parlamenti i Shqpërisë, i cili është i vetmi domain ku mund të shash me rrob shpie, të ndezësh zjarr për shtatë palë qejfe, ku kërcet mikrofoni kokës dhe çizmja e Monikës ka kapur majat në ankand si armë speciale për neutralizimin e armikut. 

Parlamenti shqiptar është vendi i mrekullive ku zëri i hollë i Gazit të Bardhajve sokëllit si kreshnik mali, elaborimi i Nul Mokës është kandidat për çmim nobel dhe Ndoc Rroku i kryeministrit shndërrohet në lëpirëse me shije luleshtrydheje. Gëzim i madh na ka rënë në derë. 

 Hoqëm Tik Tokun dhe mbajtëm Noc Rrokun.

No comments:

Post a Comment

Enver Hoxha nga vrasjet e kryeministrave te arrestimi i 1400 studenteve ne 1 vit

Në listën e 33 drejtuesve të qeverive shqiptare, prej vitit 1912 deri më sot, Enver Hoxha ishte kryeministri i 22­të. Ai e mbajti këtë dety...