Viti i Ri është një festë ndërkombëtare e cila festohet me familjen dhe simblolizon ardhjen e Vitit të Ri. Në shumë kultura, kjo festë festohet në të njëjtën mënyrë.
Viti i Ri i kalendarit gregorian, sot në përdorim në mbarë botën, bie në 1 janar, ashtu siç ndodhte edhe me kalendarin romak.
Ka kalendarë të shumtë që mbeten në përdorim rajonal të cilët e llogarisin Vitin e Ri ndryshe.
Sipas traditës katolike, 1 janar është dita e rrethprerjes së Jezusit (në ditën e tetë nga lindja e tij), atëherë kur iu vu edhe emri (Lluka 2:21).
Për babilonasit, viti i ri fillonte me rilindjen e Tokës, domethënë me pranverën. Por, përse viti i ri festohet në dimër, në datën 1 Janar?
Sepse romakët antikë, vazhdonin të festonin vitin e ri në marsin e vonuar, por kalendari i tyre ishte i ‘sinkronizuar’ me diellin. Kështu Jul Cezari, në vitin 46 para Krishtit, krijoi atë që ende edhe në ditët e sotme është i njohur si kalendari Julian, që stabilizonte fillimin e vitit të ri ditën e parë të vitit, pra në 1 janar.
Këtë ditë, romakët ftonin miqtë e tyre dhe shkëmbenin dhuratë një vazo të bardhë me mjaltë, dhe gjëra të tjera që ishin urim për fat dhe lumturi. Këtu ekzistonte dhe imazhi i Dea-s, e cila kishte domethënien e fatit dhe të lumturisë. Në shumë vende evropiane, përdornin kalendarin julian.
Ndërsa të tjerët e festonin vitin e ri sipas kalendarit të tyre, për shembull, në 1 mars (Viti i Ri në Romën Republikane) ose në 25 dhjetor (Krishtlindjet). Vetëm me përdorimin universal të kalendarit Gregorian (nga emri i papës Gregorio XIII, i cili e ideoi në vitin 1582), data e 1 janarit shënon fillimin e vitit të ri duke u bërë një gjë e përbashkët për të tërë. Data 1 janar është pranuar relativisht vonë në kulturën perëndimore si dita e parë e vitit.
Deri në vitin 1751 në Angli dhe Uells (dhe të gjitha zotërimet britanike) viti i ri fillonte më 25 mars. Ndryshimi u bë në vitin 1600 në Skoci.
Gjatë mesjetës, disa ditë të tjera janë marrë si ditë të fillimit të vitit kalendarik (për shembull 1 marsi, 25 marsi, Pashkët, 1 shtatori, 25 dhjetori).
Në shumë vende, të tilla si Republika Çeke, Italia dhe Britania e Madhe, 1 janari është festë kombëtare. Me përhapjen e kulturës perëndimore në shumë vende të tjera në botë gjatë shekujve të fundit, kalendari Gregorian është miratuar nga shumë vende të tjera si kalendar zyrtar, si dhe data 1 janar e Vitit të Ri është bërë globale, madje edhe në vende që kanë datën e tyre të fillimit të Vitit të Ri si Kina dhe India.
Njerëzit, në anë të ndryshme të botës festojnë këtë natë me mënyra të ndryshme, por të gjithë besojnë se dëshirat e tyre do të realizohen në vitin që pason.
Ndryshe nga vendet e tjera të botës, apo edhe mes fqinjëve, nata e vitit të ri tek Dardanët festohet ndryshe.
Ka disa tradita të cilat na dallojnë nga të tjerët dhe ku merr kuptim fjala ‘shqiptarët’:
Pastrimi i shtëpisë cep më cep
Tradita e mamave shqiptare për të pastruar shtëpinë për Vit të Ri vazhdon edhe sot.
Xhamat, dyert, tapetet, çdo gjë duhet të jetë e larë që Viti i Ri të na gjejë të rregullt.
Mish, mish, mish
Ka gjel deti në tryezë por mishit nuk i shmangeni dot.
Ka mish në pjatën e parë, të dytën, të tretën dhe në çdo pjatë derisa të vijmë te bakllavaja.
Lufta e fishekzjarrëve
Nga dritarja, ballkoni, oborri i shtëpisë, fishekzjarret nuk mungojnë.
Duhet gjithmonë fishekzjarri pak më i madh se i fqinjit.
“Luftë” me pak fjalë.
Euro dhe Dollari në byrek ose bakllava. Valuta nuk duhet të mungojë sepse ikën fati.
Po nëse nuk ka bie Valuta çfarë të bëjmë?
Shohim vitin tjetër.
5.Kush do të hyjë i pari në shtëpi?
Thonë që kur të hyn një djalë i vogël në shtëpi, viti do të shkojë mbarë.
Akoma më shumë, shqetësimi më i rëndësishëm; të hyj me këmbën e djathtë.
Një traditë që vështirë të zbehet.
Gëzuar viti i ri 2025.
Floripress :Flori Bruqi
No comments:
Post a Comment