MBI 1000 VETË TË VDEKUR NË TERMETIN KATASTROFAL NË TURQINË LINDORE

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh ngushëllimi Presidentit të Republikës së Turqisë, Abdullah Gyl për viktimat e tërmetit tragjik. Në mesazh presidenti shkruan: "Me hidhërim të thellë mësova për fatkeqësinë natyrore shkaktuar nga tërmeti i mëngjesit të sotëm në Turqinë Lindore, ku tragjikisht humbën jetën pesëdhjetë e një vetë dhe u plagosën dhjetëra të tjerë!

Më lejoni, Shkëlqesia Juaj, që për këtë ngjarje tragjike që tronditi gjithë popullin turk, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’ju shpreh ngushëllimet më të thella e më të sinqerta, dhe nëpërmjet Jush, edhe familjeve e të afërmve të viktimave!

Në këtë ditë dhimbjeje për Republikën mike të Turqisë, Shqipëria dhe populli shqiptar ndihen pranë Jush duke ju shprehur gjithë solidaritetin tonë njerëzor për kapërcimin sa më lehtë e sa më të shpejtë të kësaj situate tragjike!- përfundon mesazhin e tij të ngushëllimit presidenti Topi


Ekspertët thonë që më shumë se 1000 persona, besohet të jenë vrarë në tërmetin që goditi sot Turqinë lindore.
Profesor, Mustafa Erdik, drejtor i institutit sizmologjik në Stamboll, tha në një konferencë për shtyp se “500 deri në 1000 njerëz vlerësohet të jenë të vrarë në këtë tërmet.”

Kryeministri, Recep Tajip Erdogan, ka shkuar në Van, që ishte epiqendra e tërmetit me magnitudë 7.3, sipas analizave gjeologjike amerikane.

Zëvendëskryeministri, Besir Atalaj, tha se 10 ndërtesa në qendër të Vanit ishin rrëzuar, si dhe 25 deri në 30 ndërtesa në qytetin Ercis.


Hëna e Kuqe turke ka filluar shpërndarjen e tendave, batanijeve dhe ushqimit në këtë rajon.
Ministri i shëndetësisë, Recep Akdag, tha se ambulanca ajrore dhe disa helikopterë do të dërgohen në zonën e tërmetit.

Rritet numri i viktimave
Është rritur në mbi 200 numri i personave të vdekur si pasojë e tërmetit në lindje të Turqisë.

Ministri i brendshëm turk, Idriz Naim Sahim, tha se është konfirmuar vdekja e 117 njerëzve në qytetin Eriks, ndërsa 100 të tjerë kanë vdekur në krahinën Van Siti.

Ai tha se të paktën 1 090 njerëz janë lënduar nga tërmeti i shkallës 7.2 të Rihterit, i cili goditi vendin të dielën.
Komenetet e tij, ministri Sahim i bëri gjatë natës kur po vazhdonin aksionet e kërkim-shpëtimit.
Tërmet i fuqishëm në Turqi
Një tërmet i fuqishëm ka goditur Turqinë Lindore, afër qytetit të Vanit, më pak se 100 kilometra nga kufiri me Iranin.
Shërbimi amerikan gjeologjik tha se tërmeti me 7.3 shkallë të Rihterit kishte qendrën diku 19 kilometra në veri-lindje të Vanit.
Raportet preliminare nga Turqia thonë se disa ndërtesa në qytetin e Vanit janë rrëzuar. Banorët e kryeqytetit armenian të Jerevanit po ashtu kanë ndjerë dridhjet dhe shumë banorë kanë ikur nga shtëpitë e tyre.
Zyrtarët në Armeni thanë se tërmeti atje ishte mes 5-6 shkallë të Rihterit, dhe është ndjerë më shumë në zonat përgjatë kufirit me Turqinë.
Kryebashkiaku: Ka shumë të vdekur
“Ka shumë të vdekur. Shumë godina janë shembur dhe ka shkatërrim kudo.” Kështu është shprehur në një televizion turk kryebashkiaku i qytetit Ercis, duke iu referuar tërmetit të fortë që ka tronditur provincën turke të Vanit.
“Kemi nevojë urgjente për ndihmë dhe mjekë”, shtoi kryebashkiaku.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)