Prindërit shikojnë tmerr,u ra të fikët nxënësve në klasë nga uria – Vetëvritet babai i tre fëmijëve nga papunësia




Tmerri në sytë e prindërve duke parë fëmijët e tyre të bien ... mbi bankat e shkollës nga uria ,ndërsa disa prindër nuk durojnë dot dhe vetëvriten. Ngjarjet tragjike po ndodhin në Greqi,aty ku jetojnë afërsisht një milionë emigrantë shqiptarë. Shoqata e Mësesve të Athinës ka deklaruar se “10 ditë më parë,babai i tre fëmijëve i ka dhënë fund jetës pasi kishte më shumë se 6 muaj i papunë”. Të komunikuar nga Newsit.gr,pjestarë të shoqatës thanë se “në një shkollë në Kipseli,disa fëmijë janë sëmurur.Menjëherë është njoftuar ambulanca dhe mjekët kanë vërtetuar se fëmijëve u kishte rënë të fikët nga uria”.




- Mjekët vërtetuan se fëmijëve u ra të fikët nga uria
-Vetëvritet babai i tre fëmijëve nga varfëria



Duket se Greqia po përballet me vështirësi pothuajse të njëllojta me Shqipërinë,pasi njerëzit edhe aty po vetëvritetn nga varfëria,ndërsa fëmijët shkojnë në shkollë të uritur,madje sëmuren në klasë dhe u bie të fikët nga uria.

Mësuesit e shoqatës së Mësuesve të Athinës konfirmuan për Newsit.gr se fëmijët janë sëmurur në klasë dhe sipas mjekëve ,arsyeja ka qenë uria.



Nga ana tjetër,prindërit po vetëvriten për shkak të paunësisë,ashtu siç bëri një baba,i cili la jetim tre fëmijë.

"10 ditë më parë ndodhi ngjarja tragjike ,ku babai i tre fëmijëve,i papunë prej më shumë se 6 muaj,i dha fund jetës ,pasi nuk mund të duronte të shikonte fëmijët e tij të uritur.
Ngjarja ka ndodhr në Kipseli,aty ku është edhe shkolla e fëmijëve që u ra të fikët nga uria.Dy çështje këto që tregojnë një realitet të hidhur të Greqisë dhe ku duket se shpresat për të ardhen nuk ekzistojnë" ka thënë një nga mësuesit e shoqatës.
'



Ngjarjen e publikoi gazeta LIFO dhe përbën një grusht në stomak për qeverinë greke që ende nuk ka kuptuar se populli po vetëvritet nga varfëria.









Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)