Libia shpall çlirimin, urojnë shqiptarët



               Mustafa Abdel Jalil 


4 ditë pas vrasjes së diktatorit libian, Muamar Gaddafi, Këshilli Kombëtar i Libisë ka shpallur çlirimin e plotë të vendit. Ndër shtetet e para që menjëherë ka uruar popullin libian ishte Kosova.
Autoritetet e përkohëshme zgjodhën Bengazin për të shpallur deklaratën e tyre, pasi nga ky qytet nisën protestat e para kundër regjimit të Gadafit, në ditët e para të këtij viti.
Zv/presidenti i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, Abdul Hafiz Goga ishte i pari që mbajti fjalën para mijëra personave të mbledhur në sheshin qendror të Bengazit ku u shpall clirimi i vendit. “Jini krenarë, jini libianë të lirë nga kthetrat e Gadafit”, nisi fjalën e tij Goga.
                     Abdul Hafiz Goga
Ndërkohë, kreu i KKT-së, Abdel Jalil bëri thirrje që të shmanget dhuna dhe njerëzit të përgatiten për tranzicionin paqësor drejt demokracisë.
“Mendoni për humbjet njerëzore, mendoni për sakrificat që bëmë, mendoni për rindërtimin e vendit. Tashmë duhet shmangur dhuna”, tha Jalil.
Deklarata e clirimit u njoftua pak orë pas vrasjes së ish-diktatorit, Muamar Gadafi, ditën e enjte.
“Ligji islamik do udhëheqë Libinë”
Kreu i Këshillit Tranzitor në Libi, Abdel Jalil, në fjalimin e tij para popullit libian në qytetin e Bengazit, përvec deklarimit të clirimit të plotë të vendit, premtoi edhe se ligji islamik, do të jetë baza e ligjeve në Libinë e së ardhmes.
“Si vend musliman, Sharia duhet të jetë në bazë të legjislacioni tonë, cdo ligj që bie ndesh me parimet islamike do të shpallet i pavlerë”, tha Jalil.
Libia shpall çlirimin, urojnë shqiptarët
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj në emër të Qeverisë së Kosovës ia ka dërguar një letër urimi Këshillit Kombëtar të Libisë, duke iu uruar popullit Libian për çlirimin e vendit nga regjimi totalitar i Muamar Gadafit.
“Populli dhe Qeveria e Republikës së Kosovës dëshirojnë t’ju përgëzojnë për çlirimin tuaj nga sundimi totalitar 42-vjeçar i Muamar Gadafi. Çlirimi i vendit tuaj shënon fillimin e një epoke të re për Libinë, e cila sot është e gatshme t'i ndërtojë institucionet demokratike”, thuhet në këtë telegram.
Më tej thuhet se në këtë proces, Republika e Kosovës inkurajon Këshillin Kombëtar të Libisë, që pas përfundimit të dhunës dhe frikës që ndjelli për vite Muamar Kadafi, të fillon ndërtimi i një sistemi të drejtësisë, që është i bazuar në respektimin e të drejtave të njeriut.
“Vdekja e regjimit tiranik të Gadafit paraqet një mundësi për një marrëdhënie të re, kuptimplotë mes Libisë dhe Kosovës. Qeveria e Kosovës mbështet formimin e një Qeverie të përkohshme në Libi dhe është e gatshme të ndajë përvojat nga procesi i tranzicionit në Kosovë”, thuhet në telegramin e urimit nga Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, dërguar Këshillimit Kombëtar të Libisë.
Obama: Për Libinë nis një epokë e re
Presidenti amerikan, Barak Obama përshëndeti atë që ai e quajti, nisjen e një epoke të re për Libinë.
“Pas 40 vjetësh diktature brutale dhe 8 muajsh lufte të përgjakshme, libianët tashmë mund të festojnë lirinë e tyre dhe nisjen e një epoke të re për ta”, thuhet në një mesazh të Obamës drejtuar popullit libian.
Mesazhe drejt libianëve kanë dërguar edhe Ministri i Jashtëm britanik, Ulliam Hague dhe homologu i tij francez, Zhupe. Të dy diplomatët europianë mirëpriten shpalljen e clirimit të Libisë duke e cilësuar atë si një ngjarje historike.
Trupi i Gadafit do t'u rikthehet familjarëve
Qeveria provizore libiane ka theksuar se trupi i Muammar Gaddafi-t do i rikthehet familjes së tij.
Në qytetin Misrata është kryer edhe autopsia që ka dalë në përfundimin se ish-diktatori gjeti vdekjen nga goditja me armë zjarri.
Sipas disa mediave besnike të Gaddafi-t, Koloneli kishte lënë amanet të varrosej në Sirte tre ditë para vdekjes së tij.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)