Unë atë shpërblim as nuk mund ta fitoj....thotë gjarpëri i Sërbisë Qosiqi

"Unë atë shpërblim as nuk mund ta fitoj, as do të duhej ta merrja dhe as që më intereson", thotë Dobrica Qosiq kandidatura zyrtare për shpërblimin Nobël është pranuar në Stokholm.


Lajmi se Dobrica Qosiq zyrtarisht është kandidat për shpërblimin Nobël për letërsi pasi që Akademia Suedeze formalisht kishte vërtetuar se ka marrë atë propozim – tingëllonte seriozisht.
Për dallim nga disa paralajmërime të mëhershme për mundësinë që që Qosiq ta fitoj çmimin Nobël, të cilat ishin hedhur si një shaka, fjala “zyrtarisht” ka ngritur pak më shumë pluhur.
Se diçka është kontestuese e vërteton edhe vetë Qosiq me fjalët: "Ndjehem pak keq, sepse, pse të zvarritete emri im nëpër gazeta për një idea q të madhe, kur unë nuk jam për të."
"Unë atë shpërblim as nuk mund ta fitoj, dhe as nuk do të duhej ta fitoja, e as që jam i interesuar", thotë Dobrica Qosiq për "Blic".
"Vetëm po baltosem, njerëzit shqetësohen, ndërsa lexuesit e mi rrejshëm – apo siqnerisht - gëzohen, ndërsa ata që nuk pëlqejnë librat e mi, kënaqen. Ndjehem keq dhe jam i shtanguar që është publikuar diçka e tillë. Unë nuk kam asnjë lidhje me këtë dhe thellë jam i bindur që kjo është një zhurmë e panevojshme. Unë nuk mund ta fitoj atë çmim, dhe kurrfarë kushtetsh për një gjë të tillë nuk ekzistojnë", është i prerë Qosiq. Tërë iniciativën për paraqitjen e kandidaturës së Qosiqit për shpërblimin më të rëndësishëm letrar në botë, e ka inicuar profesori nga Novi Sadi, Svetisllav Jariq, i cili edhe përkudnër reagimeve të qosiqit nuk heq dorë nga kjo iniciativë.









I zhgënjyer në projektet nacionale kishte pranuar: se çdo gjë serbe është ngritur mbi rrenën. Duke parë se kjo e keqe ka zënë të rrënjoset e të bëhet e bezdisshme, në vitin e kaluar ambasadori gjerman në Beograd, iu drejtua opinionit serb përmes intervistës dhënë një gazete: “Kosova është e humbur, mund ta humbisni edhe Vojvodinën”




/Flori Bruqi/



I marri i Kalamegdanit



































Thënie të Qosiqit

“Kjo fundërrinë sociale, politike dhe morale e Ballkanit barbar, i mori si aleatë Amerikën dhe Bashkimin Evropian kundër popullit më demokratik, më të qytetëruar dhe më të kulturuar ballkanik – popullit serb”.

“Gënjeshtra është formë e patriotizmit serb”.

“Ne gënjejmë në mënyrë kreative”.

“Virtyti kryesor i serbëve është gënjeshtra”.


Babai i serbizmit, Dobrica Qosiq, shovinizmi i të cilit është mjaft i theksuar kur flet për shqiptarët, të cilët i quan fundërrina sociale, politike dhe morale, tribalë dhe barbarë, siç thotë intelektualja Sonja Biserko pat thënë kahmoti një të vërtetë që duhet kujtuar sa herë përplasemi për nacionalizmin serb.


Nga Ali Podrimja 



I zhgënjyer në projektet nacionale kishte pranuar: se çdo gjë serbe është ngritur mbi rrenën. Duke parë se kjo e keqe ka zënë të rrënjoset e të bëhet e bezdisshme, në vitin e kaluar ambasadori gjerman në Beograd, iu drejtua opinionit serb përmes intervistës dhënë një gazete: “Kosova është e humbur, mund ta humbisni edhe Vojvodinën”.

Këtë nuk pati guxim t'ua thoshte Grupi Negociues. Heshtja linte përshtypjen se tanët dilnin në Evropë për dieta ose kishin harruar të shfletonin ndonjë libër nga historia. Në midis të Vjenës, ishte momenti t'u thuhet publikisht, dhe t'u tregohet se ç'kod etik kultivonin fqinjët tanë.

Duke lexuar librin "Mbretëria e Osmanlinjve" të turkologut të mirënjohur austriak Joseph von Hamer, nga kapitulli në kapitull, zbuloja mistifikime të mëdha në shumë vepra që kisha lexuar më parë, në vërtetësinë dhe vlerat e të cilave kisha dyshuar. Koha e humbur më dhimbsej dhe më mundonte mjerimi shpirtëror i autoreve që kishin helmuar breza lexuesish e përçarë popuj.

Me këtë rast duhet zënë ngoje, para se gjithash, miti për Kosovën (Dardaninë), shfaqjen e tij që u ngrit mbi gërmadhat shpirtërore e për të cilin bëhet fjalë aq shumë në historiografinë dhe letërsinë e dy fqinjëve shekullore: serbëve dhe shqiptarëve.

Përderisa serbët Betejën e Kosovës e pranojnë vetëm si lufte të drejtë të tyre, shqiptarët e konsiderojnë si luftë të koalicionit, ku ballkanasit për herë të parë i kishte bashkuar një e keqe e madhe. Derisa serbet mitin e Kosovës e ngritën si çështje ekzistenciale në tokë të huaj, shqiptaret nuk vuajnë nga ky kompleks.

Përmes mitit të Kosovës përkujtojnë fatkeqësitë dhe hasmëritë që kanë ndodhur. Pra, miti i Kosovës te ne shpie te mirëkuptimi, bashkëjetesa e paqja. Për qëllime hegjemoniste këtë nuk e pranon pala serbe.

"Mbretëria e Osmanlinjve", një çelës i artë, ma hapte derën e rëndë të Vilajetit të errët dhe më nxiste të rilexoja shumë vepra, që i kisha hedhur në një qoshk të bibliotekës. Krijuesit ballkanas kishin lëshuar një shans jetik.

Përmes mitit të Kosovës mund të madhëronin dhe ta forconin bashkëjetesën në Gadishullin llirik. Këtë, si duket, bëri përpjekje ta korrigjojë shkrimtari ynë Ismail Kadare, duke iu qasur të kaluarës me një sensibilitet të ri e vërtetësi historike dhe duke respektuar e çmuar edhe përpjekjet e të tjerëve në shtegtimin nga drita e largët e Vilajetit të errët.

Ngjashëm kishte vepruar edhe historiani i nderuar austriak Joseph von Hamer, i cili njëzet vjet kishte kaluar nëpër arkivat e osmanlinjve për të kërkuar të vërtetën seç kishte ndod¬hur në Gadishullin llirik në kohë të shkuara. Sepse nuk ka gjë më të tmerrshme se kur krijuesi mashtron lexuesin.

Mistifikimi është shkalla e parë e nacionalizmit, ndoshta dhe më e pasigurta. Jam kundër atyre që rrënojnë qetësinë e të tjerëve. Shqiptarët nuk e pranojnë dhunën si mjet per zgjidhjen e konflikteve në rajonin tonë.

Brengos fati i popullit serb, nëse vazhdon të identifikohet me një ideologji neofashiste. E ardhmja e tij mund të jetë më e zymtë. Autori i librit "Kosova një histori e shkurtër", Noel Malcolm, në bisedën dhënë gazetës londineze "The Guardian", theksoi: "... se Kosova ka qenë djep i serbëve nuk është e vërtetë".

A do të ndodhë katarzisi te serbët, varet nga vetë serbët, kthimit të tyre në normalitet, larg miteve të rreme. Në fillim të këtij teksti e ceka se ç'kishte thënë z. Qosiq në një vepër të tij. Ditë më parë e vulosi edhe analisti i shquar Aleksandar Tijaniq: "Serbët masovikisht rrejnë..." Le ta thonë vetë fqinjët mendimin e tyre për këtë turp.

I marri nga Kalemegdani nuk pranë, kohëve të fundit na quajti: tribalë dhe barbarë. Ndoshta këto janë krrokamet e fundit në mbrojtjen e serbizmit. Kishte rënë muzgu e nuk shihej stepa.


########

Agjencioni FLOART - PRESS

01 prill 2009

Dobrica Qosiq u përpoq t’i pastrojë njollat nga biografia e tij



Nga Flori Bruqi

“Shpërbërja e Jugosllavisë” është raport i përpiluar nga projekti “Iniciativa e intelektualëve”, rreth të cilit janë mbledhur historianë të shumtë nga Ballkani dhe mbarë bota për të hulumtuar gjenezën e konfliktit në ish-Jugosllavi. Ky projekt ka punuar në disa grupe të ndara, të cilat kanë trajtuar aspekte të ndryshme dhe kanë përpiluar raporte të veçanta. Grupi që ka punuar raportin rreth “Shpërbërjes së Jugosllavisë” është udhëhequr nga Sabrina Ramet dhe Latinka Peroviq. Për shkak të hapësirës, “Agjencioni Floart-Press" e boton një variant të shkurtuar të ngjarjeve politike në ish YU.


Sipas legjendës, car Lazari para Betejës së Kosovës paska parë ëndërr që po e humbiste betejën për të fituar një mbretëri në amshim. Për serbët Kosova u bë kjo mbretëriahyjnore. Mungonte vetëm mbreti. Shkrimtari Dobrica Qosiq dhe politikani i ri Slobodan Milosheviq ishin kandidatë për ta marrë fronin.


Serbët e Kosovës, të përkrahur nga kisha ortodokse,kërkonin nga Beogradi mbrojtjen e tyre nga shqiptarët.Në televizionin e Beogradit paraqiteshin gra që tregonin “hjekat” e tyre në duart e dhunuesve shqiptarë. Me këtë atmosferë të krijuar, Serbia po i tregonte synimet e saj...

Vitet tetëdhjetë kishin shumëçka në barrë. Titoja kishte vdekur. Në prill të vitit 1981 kishin shpërthyer demonstratat e shqiptarëve në Kosovë. Kisha ortodokse serbe në Serbi dhe ajo katolike në Kroaci kishin nisur të merrnin një rol të ri. Boris Kraigher dhe Tihomir Vllashkaliq kishin marrë përsipër të studionin sistemin ekonomik dhe politik. Pakënaqësi kishte që nga Triglavi deri në Vardar. 

Sllovenët nuk ishin të kënaqur që duhej të paguanin taksa edhe për rajonet e pazhvilluara brenda Jugosllavisë. Shqiptarët ankoheshin për papunësinë që i kishte kapluar. Serbët ishin të shqetësuar për zgjerimin e federatës dhe kroatët me idenë e tyre për pranverën kroate. 
Në Mal të Zi njerëzit janë ngritur në protesta dhe i kanë thyer dyqanet në Titograd (tani Podgoricë), kur e kanë kuptuar se u ishte shitur detergjent fals. Popullata nisi të kishte dyshime të hapura ndaj sistemit të vetëqeverisjes.
Ndërkohë, serbët e Kosovës shkonin në Beograd për të kërkuar nga udhëheqësit politikë mbrojtje nga shqiptarët. Kisha ortodokse serbe nxiti madje edhe peticion duke kërkuar mbrojtjen e serbëve të Kosovës dhe trashëgiminië e tyre të shenjtë. Akademia e Shkencave e Serbisë e nxori memorandumin që tronditi gjithë Jugosllavinë. 
Historianët serbë nisën të ndryshonin fjalët për historinë,duke thënë se Drazha Mihajloviqi nuk kishte qenë në të vërtetë aq i keq për popujt e tjerë,të cilët i kishte masakruar.
Televizionet e Serbisë nxirrnin pamjet e grave serbe që tregonin se si qenkëshkin dhunuar nga shqiptarët gjakatarë.

E gjithë kjo i tregonte synimet e Serbisë. Mungonte vetëm lideri.Ishin dy kandidatë. 

I pari ishte shkrimtari Dobrica Qosiq, romani i të cilit “Koha e vdekjes” ishte bërë e adhuruar nga publiku. I dyti ishte Slobodan Milosheviq, një politikan i ri e ambicioz.Lideri duhej të ishte si në legjendat serbe për car Lazarin. Sipas këtyre legjendave, para Betejës së Kosovës më 1389, car Lazari, udhëheqësi i ushtrisë serbe, e kishte parë një ëndërr. 
Në atë ëndërr, sipas këtyre rrëfimeve, një egjëll i ishte shfaqur duke i bërë ofertë: ja ta fitonte betejën kundër turqve e të bënte një mbretëri të fortë në qiell, ja ta humbiste betejën,të vdiste si dëshmor dhe ta fitonte mbretëri të fortë në qiell.Car Lazari e paska zgjedhur këtë të dytën.
Për serbët Kosova ishte diçka e këtillë - një mbretëri hyjnore.Vetëm se pritej se kush do të jetë car Lazari i riinkarnuar. Slobodan

Milosheviqi ende nuk kishte karizmë të një lideri....

***

Një mori librash kanë parë dritën e botimit gjatë 10 VITSHIT në Serbosllavi.

Krimineli i njohur serb prof.dr. Radovan Karagjiqi, i akuzuar për krime lufte, ka shkruar romanin “Kronika e mrekullueshme e një nate”. prof.dr.Mira Markoviq, gruaja e ish të akuzuarit në Hagë Slobodan Milosheviq, në ekzilin e saj në Moskë, ku ka ikur nga drejtësia serbe, ka nxjerrë intervista të vjetra nga arka e mykur dhe prej tyre ka përgatitur një libër.
Përkrahës besnik të Mira Markoviqit, e cila në Serbi mban edhe titullin aspak përkëdhelës “shtriga e kuqe”, kanë prezantuar ditë më parë në Beograd veprën e saj me titullin vërtet gjenial “Ruajeni këtë libër”. Po ashtu me një libër në opinionin serb është paraqitur edhe shkrimtari nacionalist Akademik Dorica Qosiq.

“Kosova” quhet libri i Dobrica Qosiqit. Botuesi ka njoftuar me krenari se brenda dy javësh janë shitur 30.000 mijë ekzemplarë. Autori senil 83 -vjeçar në librin e tij propozon ndarjen territoriale dhe etnike të Kosovës mes shqiptarëve dhe serbëve.

Kthimin e tërë Kosovës nën kontrollin serb, Qosiq e hedh poshtë, sepse, sipas tij, krahina e Kosovës me 90 % shqiptarë, e cila që nga viti 1999 administrohet nga Organizata e Kombëve të Bashkuara, do të ishte “një kancer për Serbinë”. Sipas Dobrica Qosiqit në çështjen e Kosovës nevojitet një kompromis historik i palëve në konflikt.

Me atë rast “e drejta historike serbe” duhet t’ia lëshojë rrugën “të drejtës etnike shqiptare”. Me fjalë të tjera: në Kosovë gjenden disa manastire të rëndësishme serbe(Manastiri I Deçanit,Patriakana e Pejës,Manastiri I Graçanicës etj), por numerikisht shqiptarët janë në epërsi.

Dobrica Qosiq kërkon që kishat dhe manastiret serbe, të cilat janë ndërtuar në Mesjetë në kuadër të lulëzimit religjioz dhe kulturor të shtetit serb, të kenë status eksterritorial si republika u murgjëve Athos në Greqi.


RACISTI  QOSIQ

Grindja absurde mbi të drejtën e “atij që ka lindur i pari” në Kosovë, e cila zhvillohet mes historianëve serbë dhe shqiptarë, nga ana e Qosiqit vazhdohet me këmbëngulje. Historianët serbë përfaqësojnë tezën se fiset malore shqiptare u shpërngulën në Kosovë tek në shekullin e 17-të në rrjedhën e fushatave pushtuese të turqve. Historianë shqiptarë, por edhe studiues ndërkombëtarë, kundërpërgjigjen se serbët kanë populluar Ballkanin (dhe Kosovën) në shekullin e 6-të dhe të 7-të. Shqiptarët e konsiderojnë veten pasardhës të ilirëve, të cilët në lashtësi mendohet të kenë jetuar në Kosovën dhe në Shqipërinë e sotme - para marshimit të sllavëve. Meqë burimet historike janë të errëta dhe dëshmitë shkrimore mungojnë, të dy palët e interpretojnë historinë në favor të tyre, duke propaganduar të drejtën paraprake për sundim në Kosovë.

Për këtë qëllim edhe gënjeshtrat më të tmerrshme ngriten në argumente. Kështu kryeministri serb Vlada Gjorgjeviq në trajtesën e tij raciste “Shqiptarët dhe Fuqitë e Mëdha” (Leipzig, 1913) shkroi se shqiptarët atij ia kujtonin “njerëzit e lashtë, të cilët flinin në degë lisash, ku mbaheshin me bishtat e tyre”. Gjatë evolucionit, kur njeriu zbriti nga lisat, bishti i tij u rrudh, “kështu që njerëzve të sotëm u ka mbetur vetëm një gjurmë e vogël prapa. Vetëm në mesin e shqiptarëve duket që në shekullin e 19-të të ketë pasur njerëz me bisht”.

Në këtë traditë shkruan edhe Dobrica Qosiq. Në librin e tij ai nënvizon se ndarja etnike e Kosovës është e detyrueshme, sepse shqiptarët paskëshin “veçori antropologjike”. Po ashtu, sipas tij, Kosova, për shkak të islamizimit të shpejtë, na qenkësh bazë për rekrutimin e luftëtarëve të “Al-Kaidës”. Fakt, ndërkaq, është se në shoqërinë shqiptare të Kosovës feja islame luan një rol të dorës së dytë. Kryengritja e armatosur e UÇK-së kundër shtetit shtypës serb nuk ka qenë e motivuar nga feja. Ideologjinë e saj UÇK e ushqente nga nacionalizmi etnik. Edhe një argument tjetër: rreth 30 për qind e 6 milionë shqiptarëve në Ballkan janë të krishterë ortodoksë dhe katolikë.

I përkëdheluri i Marshalit Jugosllavë Josip Broz Titos

Që teoritë e komplotit, të cilat i tjerr  Dobrica Qosiq, ende kanë mbështetës në Serbi, këtë e tregon vëmendja që u kushtohet librit të tij në Beograd. Sapo u botua vepra e Qosiqit, disa politikanë serbë, mes tyre edhe ish-kryeministri Zoran Zhivkoviq, u shprehën për ndarjen e Kosovës. Qeveria e kryeministrit Vojislav Koshtunica së paku zyrtarisht këmbëngul në një plan decentralizimi për Kosovën, i cili faktikisht synon ndarjen territoriale.

Shkrimtari Dorica Qosiq ende e sheh veten si “baba të kombit serb”. Pas romaneve të para, ku ai përshkruante luftën partizane dhe luftën e tmerrshme vëllavrasëse të çetnikëve nacionalistë serbë me komunistët, autori më i lexuar i Serbisë përkëdhelej nga Lidhja Komuniste si poet laureatus. Diktatori jugosllav Josip Broz Tito me qejf e merrte komunistin e zjarrtë në udhëtimet e tij me anije nëpër Adriatik.

Kur në fund të viteve 1960 marshali jugosllavë Josip Broz Tito dënoi represionin serb në Kosovë dhe i largoi nga puna disa përgjegjës - mes tyre edhe ministrin e Brendshëm Aleksander Rankoviq, Dobrica Qosiq u largua nga partia komuniste jugosllave.

Nën maskën e disidentit ai u bë burim nocionesh për nacionalistët. Kështu në vitin 1977 Dobrica Qosiq deklaroi: “Ky popull ka një ekzistencë tragjike, sepse ka luftuar për bashkim dhe ka përjetuar ndarjen; ka luftuar për republikën dhe ka fituar monarkinë; ka synuar lirinë dhe ka përfunduar në diktaturë; ka luftuar për vlerat europiane dhe për përparim dhe ka mbetur njëri ndër popujt më të prapambetur në Ballkan”.


Ky mesazh arriti efektin. Në ambientet e tymosura të hotelit “Moskva” në Beograd dhe në rezidencën e Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve (SANU) në rrugën Knez Mihajlova shumë intelektualë mendonin dhe skiconin kufijtë për Serbinë e Madhe. “Serbët fitojnë të gjitha luftërat dhe humbin përherë në paqe”, -ishte ankuar Akademi Dobrica  Qosiq.

Përmes një indiskrecioni në vitin 1986 në media kishte depërtuar Memorandumi i Akademisë mbi gjendjen e popullit serb. Manifesti nacionalist i shërbeu liderit të ri të komunistëve Slobodan Milosheviq si doracak për politikën e tij agresive në vitet 1990 kundër popujve të tjerë të Jugosllavisë.

Dobrica Qosiq, i cili konsiderohet si udhërrëfyes i luftërave në Kroaci dhe Bosnjë, është njëri nga autorët e Memorandumit dhe e shihte Milosheviqin si shpëtimtar të kombit serb.


Sharmet e diktatorëve serbosllavë

Në pranverë 1992 Qosiq u ligështua nga sharmi i Milosheviqit dhe u zgjodh president i Jugosllavisë së cunguar. Një vit më vonë Milosheviqi e përzuri “Tolstoin serb” - gjoja për shkak të planeve për puç. Atë kohë Qosiq bëri një parashikim profetik: “Sot Milosheviqi është një dukuri anakronike. Frikësohem se misioni i tij do të përfundojë tragjikisht, si në pikëpamje nacionale ashtu dhe në atë personale”.

Në vitet 1990 Dobrica Qosiq u përpoq t’i pastrojë njollat nga biografia e tij. Ai u bë anëtar i lëvizjes studentore “Otpor”, e cila ndikoi dukshëm në rrëzimin e diktaturës së Sllobodan Miloshviqit, kritikoi regjimin dhe mbështeti opozitën. Edhe sot në moshë të thyer Qosiq mban kontakte të ngushta me përfaqësuesit më të lartë të shtetit. 

Kur në fillim të korrikut u bë inaugurimi i presidentit të ri serb prof.dr.Boris Tadiq, Dobrica Qosiq ishte në rendin e parë të mysafirëve. Me Akademik prof.dr. Lubomir Tadiqin, babain e kryetarit të tanishëm të Serbisë, Akademik Dobrica Qosiq ,Akademik Antonije Isakoviq i takon rrethit të ideologëve të çështjes serbe.

Qosiq: Amerikanët na patën ofruar një të treten e Kosovës



Akademiku serb, Dobrica Qosiq, i cili i ka shkuar pas Titos, Millosheviqit, Koshtunicës dhe tash edhe Tadiqit, në librin e tij të fundit sërish shpërthen në shovinizëm ndaj shqiptarëve. Por, analistët në Beograd thonë se kjo është faza e zhgënjimit përfundimtar të Qosiqit.

Shkrimtari serb dhe ish-presidenti jugosllav, Dobrica Qosiq, në një intervistë për gazetën prestigjioze gjermane “Speigel”, ka thënë se është bërë gabim historik pse të gjitha shtetet trashëgimtare të ish-Jugosllavisë nuk janë pranuar njëkohësisht në Bashkimin Evropian.
Qosiq po ashtu ka vlerësuar se situata në të cilën gjendet sot Serbia është “katastrofave”, ndërsa lidhur me pavarësimin e Kosovës ai ka thënë se është i vetëdijshëm për “fuqinë e separatizmit shqiptar...”

Qosiq, që njihet si ithtari kryesor i ndarjes së Kosovës – ka vlerësuar se shqiptarët kanë pasur të drejtë të kenë shtetin e tyre, mirëpo sipas tij, “sot ata nuk kanë të drejtë të shkatërrojnë trashëgiminë kulturore serbe në Kosovë”.

Revista e famshme gjermane po ashtu transmeton fjalët e Qosiqit, sipas të cilit, gjatë bisedave sekrete që ishin zhvilluar me amerikanët, ata i kishin ofruar Serbisë një të treten e Kosovës, mirëpo ky propozim ishte refuzuar atëherë nga Sllobodan Millosheviq.

Ai është shprehur “realist” sa i përket pavarësisë së Kosovës, mirëpo ka kërkuar nga Evropa që t’i ndihmojë serbët në “këtë situatë të ndërlikuar” që veriu i Kosovës, i banuar me serbë, t’i bashkohet Serbisë. Qosiq po ashtu ka kërkuar edhe status special ligjor për pesë manastire në Kosovë...

Naom Çomski e Dobrica Qosiq pajtohen se ndarja e Kosovës tani është e pamundur
...

Linguisti dhe intelektuali i njohur amerikan Noam Çomski, i cili mban letërkëmbim me shkrimtarin e njohur serb Dobrica Qosiq, pohon se ndarja e Kosovës tani është e pamundur. Edhe Qosi`q, në përgjigjen e tij drejtuar Çomskit pajtohet se tashmë është vonë të shqyrtohet propozimi i tij për ndarjen e Kosovës.
Në një letër që e boton gazeta "Veçernje novosti", Çomski i shkruan shkrimtari serb se me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe situatës së re nuk ka shumë çfarë të thotë. Ndërsa në lidhje me idenë e Qosiqit për ndarjen e Kosovës, Çomski shkruan: "Propozimi juaj ka pasur shumë kuptim, por tani është i pamundur. SHBA-të kanë investuar së tepërmi në Kosovë, si në aspektin gjeostrategjik ashtu edhe ideologjik". Ndërkaq në përgjigjen e tij Qosiq i shkruan Çomskit se është dakord me të se është vonë të shqyrtohet propozimi i tij "për ndarjen e Kosovës dhe për mbrojtjen nga aneksimi shqiptar të territorit etnik serb".

f.b.

(Ri)kthehet shovinizmi i Qosiqit të zhgënjyer



Akademiku serb, Dobrica Qosiq, që ka shkuar pas Titos, Millosheviqit, Koshtunicës e tash dhe Tadiqit, në librin e fundit të tij sërish shpërthen në shovinizëm ndaj shqiptarëve. Analistët thonë se kjo është faza e zhgënjimit përfundimtar të Qosiqit.
Akademiku serb, Dobrica Qosiq, ka deklaruar këto ditë se Serbia duhet të dalë me propozime për një marrëveshje me shqiptarët dhe ka përsëritur qëndrimin e mëhershëm se copëtimi i Kosovës do të ishte zgjidhja më e mirë për shqiptarët dhe serbët.

Në librin "Koha e gjarpërinjve", Dobrica Qosiq paraqet pikëpamjet e tij gjatë kohës së intervenimeve të NATO-s në ish-Jugosllavi. Në këtë libër, siç pohon shtypi beogradas, ka edhe qëndrime shoviniste.

Shkrimtari Vidosav Stevanoviq thotë se Dobrica Qosiq, gjatë jetës së tij, disa herë ka ndryshuar qëndrimet politike, por në fund është përcaktuar për panserbizmin, për të cilin angazhohet tash 30 vjet.

"Sa më shumë dëme që ka bërë politika e tij, aq më e vlerësuar ka qenë. Mjerisht, edhe poltikanët që dolën në skenë pas Millosheviqit, kanë përvetësuar një pjesë të qëndrimeve të tij, duke bërë dëm të madh deri në ditët e sotme", thotë Stevanoviq, i cili Qosiqin e cilëson intelektual oportunist.



Libri "Koha e gjarpërinjve"


"Qosiqi është njeri që i përshtatet çastit dhe që miraton ato ide që i duken më popullore. Ky njeri është i interesuar vetëm për pushtet dhe asgjë tjetër",
 thotë Stevanoviq.

Një shkirmtar tjetër nga Serbia, Filip David, thotë se Qosiqi në rrugën e vet politike ka qenë i afërt me Titon, Millosheviqin, Koshtunicën, ndërsa tash edhe me Tadiqin.

"Ajo që është më bizarja në gjithë këtë rrëfim, qëndron në faktin se atë e mbështet njësoj si e majta, ashtu edhe e djathta. Esenca e kësaj politike, flas për Qosiqin si politikan, është shumë tradicionaliste dhe anti-reformiste, dhe kjo i shkon për shtati një pjese të konsiderueshme të popullit serb, që mashtron veten se gjithë bota na urren. Por, kjo politikë u konvenon edhe qarqeve të pushtetit", konkludon Filip David.

Libri "Koha e Gjarpërinjve" është një ditar i Dobrica Qosiqit, që përfshin periudhën nga 21 marsi i vitit 1999, deri më 1 janar të vitit 2000.

Në libër, siç pohon edhe shtypi beogradas, ka qëndrime shoviniste.

Për shembull, kur flet për dallimin e kodit etnik shqiptar dhe serb, Dobrica Qosiq pohon se "kjo shtresë sociale, politike, morale dhe barbare e Ballkanit bëhet aleat i Amerikës dhe BE-së në luftën kundër popullit më demokratik, më të civilizuar dhe më të arsimuar të Ballkanit - popullit serb".

Analisti politik, Sllobodan Antoniq, pohon se kohëve të fundit hetohet zhgënjim te Qosiqi.

"Kemi të bëjmë me një Qosiq të lodhur, të zhgënjyer, madje edhe fatalist, një Qosiq që konsideron se të gjitha idetë e tij kanë vdekur dhe se në vepër është diskontinuiteti ndërmjet asaj për çka është angazhuar dhe asaj që tani ekziston në Serbi", konkludon analisti Sllobodan Antoniq.


http://groups.yahoo.com/group/cameria/message/5346


Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)