Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/10/24

Kosova solidarizohet me Turqinë


Shefi i diplomacisë së Kosovës, Enver Hoxhaj i ka dërguar një telegram ngushëllimi homologut të tij turk Ahmet Davutoglu, pas tërmetit që ka goditur Turqinë Lindore.
Ministri Hoxhaj ka shprehur solidaritetin e popullit të Kosovës me popullin e Turqisë, duke i ofruar ndihmën e Qeverisë së Kosovës për menaxhimin e kësaj katastrofe natyrore.
“Populli i Kosovës bashkëndjenë me dhembjen e familjeve të viktimave dhe të lënduarve nga kjo katastrofë natyrore. Ky tërmet ka tronditur edhe popullin e Kosovës, i cili i bashkohet lutjeve të popullit të Turqisë”, thuhet në telegram.
Një tërmet i fuqisë prej 7.2 ballë të Rihterit ka goditur të dielën pasdite pjesën lindore të Turqisë, duke shkaktuar viktima të shumta në njerëz dhe dëme të konsiderueshme materiale.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...