Dy fjalë për veten
Linda në fshatin Fterë të Sarandës 1 mars 1941
Shkollën fillore e mbarova në fshat-Gjirokastër, shtatvjeçaren në Gjirokastër
Të mesmen ”Teknikumi i ndërtimit” Tiranë,
Faktultetin Gjuhë- letërsi shqipe, në Tiranë. Dy vjet arsimtar në Berat.
Revista ”Nëntori ” Lidhja e shkrimtrëve, Tiranë 1067-1973
Libretist Teatri i Operës 73-76, dhe 1985-90 Mësues letrësie shk.J.Pashko ,Tiranë (76-84)
Drejtor i Agjensisë së tregtimit të librit artisitk (1992-1894)
Kryeredator i gazetër ”Tirana” Bashkia e Tiranës. (1997 -2001)
Kam nisur të shkruaj në fillim të viteve '60-të.
* * *
Ideja për të shkruar më ka lindur në vitet 50-të, për të shprehur emocionet e moshës .Poezia ime ka qenë e kushtëzuar nga koha dhe vendi.
:"Poezia lind nga dashuria për ta rijetuar jetën në vargje, por edhe për ta konsideruar atë si një moment, si " e tashme e fiksuar." thotë poeti amerikan Oktavio Paz.
Shekspiri poetët i quante: "materiale me të cilat ndërtohen ëndërrat."
Vitet 60-të e pasuruan denjësisht traditën e poezisë shqiptare jo vetëm Kadarenë , Agollin dhe Arapin por dhe me bashkëmoshatarët e mi: Musa Vyshka, Frederik Reshpja, Xhevahir Spahiu , Moikom Zeqo, Faslli Haliti, Koçi Petriti., etj.
Qysh në krijimet tona të para u vu re nga kritika një frymë e re, një brez i ri poetësh po futej në poezi me problematikën e kohës dhe çiltërsinë e moshës.
Disa prej poetëve të brezit tim ranë në grackën e angazhimit letrar, ”nën përkëdheljen e optimizmtit të financuar nga shteti”, mirëpo talentet e mirëfillta e konsideruan atë klimë thjesht si veshje stine.
Në kushtet e një trysnie të thellë, të diktaturës dhe të shtypjes së individualiteteve , qoftë dhe nga nomenklatura e një tresheje poetësh, poetët e brezit tim ia dolën mbanë, duke ruajtur të paprekur thelbin e vlerave .
* * *
Në krijimtari kam synuar të jem gjithmonë vetvetja.
Kam patur shumë idhuj, ndërkohë që parimi im mbetet: "Çfarë nuk dhëmb nuk është jetë" Pëlqej të gjitha llojet e poezisë, moderne dhe klasike, lirike dhe epike, të thjeshta dhe metaforike.Tani që mbusha 45 vjet krijimtari poetike dëshiroj të them :Faleminderit poezi!.
* * *
Në ruajtje të strukturës popullore dhe kërkesave bashkëkohore, në vitin 1967 doli fëmija im i parë "Shtegu i Blertë".
Historia e krijimtarisë së kohës socialiste është një krijimtari brenda kornizave të kërkesave të kohës. ”Pozicioni i shkrimtarit s'mund të jetë pasiv në shoqëri"-shkruan kritiku Antonio Gramshi. Këto realitete u sendërzuan në mjaft poezi të mia, të cilat ia vlejnë të gjykohen, jo si një kompromis me ideologjinë e kohës por si një vlerë që kërkonte përsosje.
Ne nuk kemi patur një kritikë strukturaliste që të gjykonte rreth dukurive letrare të poetëve të brezit tim. "Kritika i ka kërkuar gjithmonë shëmbujt te "të mëdhenjtë", thotë nobelisti S.Quazimodo.
Botime të autorit
Poezi:
“Shtegu i blertë" 1967
“Nën diellin e jugut"1969
“Mbi glob fryjnë erëra” 1972
“Në stinën e poezisë “1975
“Mesi i jetës “ 1985.
"Kryengritësit”1986 “Poezi” 1985.
“Fjalët" 1988 .
“Dallga e Jonit” 1977. (Shkup)
“Jeta në dy kohë” Prishtinë. 1983
"Balada e vetmisë"" 1998
"Kitara e jugut" « Toena « 2006
« S’kam kohë për të thënë shumë gjëra. » 2010
Drama:
”Ankthi”. 1971
“Një natë e gjatë” 1975
“Viti i provës së madhe” 1982
"Bukë në shkëmb" 1985 “
“Familja Zhavora” 1988
Librete të vëna në skenën e T.O.B.it:
“Legjenda e lules Honinë” Balet
“Vajzat e qytetit të gurtë “ Balet
“Paja “ Opera komike
Tregime:
“Drita e syve “ (1988)
“Banorët e Vilës”(1994)
“Vizitor në parajsë “ (2003)
"Nusja e Borajve" (2007)
« Zarfi me mizë » 2011 Toena
Libra studimorë
“Labirinte dhe enigma” (2000)
“Endrrat profetike” (2001 )
“Arti i të shkruarit” (2002)
"Në kërkim të rrënjëve"(2005 )
"Vëzhgime mbi lashtësinë e gjuhës shqipe" (2008)
Arti i të shkruarit (Ripunim) 2011
Romane
Njerëzit janë si retë Toena 2009
Banorët e shpellës B.Sh. 2011
botimetshqiptare@gmail.com
-----------------------------------------------------
Veprimtaria letrare
Shtegu i blertë - (poezi) Tirana(1967) Nën Diellin e Jugut - (poezi) (1969) Ankthi - (dramë) (1971) Mbi glob fryjnë erëra - (poezi) (1972) Në stinën e poezisë - (poezi) (1976) Bukë në shkëmb - (dramë) (1976) Poezi për fëmijë - (poezi) (1977) Drita e syve - (tregime) (1986) Mesi i jetës - (poezi) (1981) Kryengritësit - (poemë për fëmijë) (1986) Fjalët - (poezi) (1989) Banorët e vilës - (tregime) (1994) Balada e vetmisë - (poezi) (1998) Labirinte dhe enigma - (studime) (2000) Ëndërrat profetike - (studim) (2001) Arti i të shkruarit - (guidë e letërsisë) Nusja e borajve - (tregime) (2007) Shtepia botuese Dudaj ISBN 98799943-0-005-1 Kitara e jugut-Poezi te zgjedhura Shtepia botuese Toena (2007) ISBN 99943-1-192-1
Ese
Në kërkim të rrënjëve, f 256,Sh. botuese Dudaj ISBN 99943-33-55-0, Arti i të shkruarit, f 155 Botues Shoqata kulturore"Migjeni" Tirana 2002(pa ISBN) Ka vënë në skenë: 1973 Një natë ë gjatë (dramë) 1985 Viti i provës së madhe (dramë) 1986 Familja Zhavora (dramë) 1987 Kushtrimim i maleve (dramatizim) 1987 Legjenda e lules Honinë (balet) 1988 Paja (operetë) 1989 Vajzat e qytetit të gurtë (balet)
Literaturë
Apostol Pango "Enciklopedia e Delvinës dhe e Sarandës" Toena Verlag f 244 ISBN 99927-1-597-9 Hasan Hasani "Leksikon i shkrimtareve shqiptare" 1500-2001, S 295, Prishtina 2003, ISBN 9951-06-034-X Rolf Italiaan ‘Albanien - Vorposten Chinas’ (München 1970) përkthime të veprave të Sulejman Matos Robert Elsie "Einem Adler gleich" përkthime të veprave të Sulejman Matos.
PËRGATITI FLORI BRUQI
No comments:
Post a Comment