Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/10/26

Nga Drita Beqiri Ademi :Shpesh kam dashur të shaja Botën...



image

      BABË E BIJË: ASLLAN ADEMI  ME TË BIJËN  DRITËN 






1.PËR JU



Gjithnjë qava e qesha për Ju
Dhe atëherë  kur ju nuk më shihnit!
Por, ndoshta për ju koha ishte e papërshtatshme
Apo detyroheshit të jetoni…

Doja të shaja
Shpesh kam dashur    shaja Botën
Por qesh e vogël, vetëm Zoti ishte i madh…
Tashmë kam bërë paqe me veten!

Dielli në qiell

Pranverë në zemër
Dielli në qiell
Në një mendje me mua !

2.Aty të premten ndërrohej jetë



Shtrirë në krevat si një lule e bardhë
Mbështjellur
një palë gërshërë, një pincetë,
në një pelenë
shtrëngonte fort në gji, ashtu siç mban
nëna  të vetmin fëmijë…
pastaj më shikonte vëngër
Si një frymë e egër,
Kur duhet të vdes më pyeste`?
E premte sot nuk është,
Askush   ende nuk  ka vdekur
 i thosha…
Pastaj fshihesha pas frikës  e fytyrës së saj !
Shtatë ditë me radhë, e gënjeva
Të premten, të shtunën, të dielën, e kështu me radhë
Fshihja
ca pika  opium tek i rrëshqitnin dëshirat
Me mall për  këtë  botë
Me duart e mija
I dhashë  të hante, të  pinte…
ajrin e të njëjtës pamje  bashkë e ndamë!
E, Ajo prapë e prapë
vazhdonte të më pyeste…
Kush kishte lindur dje, e kush do të lindte sot…
Shtrëngonte gërshërët, pincetën, në duar
Një pelenë afronte tek buzët , pastaj
Më shihte vëngër…
Në ditën e shtatë …!
Të premten e fundit
I palova pelenën gërshërët, pincetën
Dhe një zambak të bardhë
Mbi duart e kryqëzuara
Ia vura, dhe
asgjë  më nuk e gënjeva
As nuk u fsheha …
Trupi i ishte  shtangur,
vetëm sytë  e hapur shënonin
të premten e saj.

3.Vjeshta


Vjeshta ka shtrirë duart mbi fusha
Pëlhurë mjegulle ka mbuluar hënën e yjet
Heshtja e frymës së Zotit
Ruan qetësinë e dheut.


4.Nuanca kohore


Dua të filloj me macet dhe dekorin e tyre bardhë e zi,
përkundër asaj që çdo gjë në këtë botë fillon
 në përzierje ngjyrash, herë herë të padefinuara
janë dhe lulet në një kopësht të egër, plot lakmi për secilin nga ne
Ashtu siç ka lakmi fillimi  që vrapon pas kohës
E koha na jep të gjithëve të vetmen përgjigje…
E pranojnë çastin, në pamundësi
Të ndryshimit të ngjyrave kohore
Thellësia e të bardhës është baraz me thellësinë qiellore
E zeza, mbetet e papeshuar në thellësinë e botës, e
Kur dikush buzëqesh mbi sipërfaqe nuk mund të quhet gënjeshtër
Por as vetmashtrim, është thjesht çasti që krijon turbullira …

Të thella janë ngjyrat miku im, të thella
Ironia e buzëqeshjes me pispillosjen e një vargu
 ndryshon anatominë kohore
relacionet mbeten vetëm bardhë e zi,
andaj eja të qeshim,  të qeshim ,
bëhemi sikur gjithshka kuptuam
në tingujt e pianos,
dhe thellësinë  e padefinuar të kësaj dite që sapo ka filluar.

PËRGATITI FLORI BRUQI

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...