“I kam shkrepur dy plumba, por ai nuk ndërroi jetë menjëherë. Shkoi gjysmë ore kur ai dha shpirtë”, deklaron al-Ureibi, i cili kishte braktisur brigadën e tij në Bengazi dhe i ishte bashkëngjitur forcave kryengritëse në Misrata, të cilët kishin ndërmarrë sulmin për rrethimin e Sirtës.
Al-Ureibi në kamera thekson triumfin derisa disa persona të tjerë i urojnë aktin e bërë. Ata në kamera tregojnë një unazë ari dhe xhaketë, për të cilën pohojnë se i ka takuar Gadafit. Në unazë duket emri i gravuar i gruas së ish-diktatorit, safije, si dhe viti i martesës së tyre 1970.
Kryengritësi i ri theksoi se Gadafi u kap në një rrugë që ishte i shoqëruar me disa fëmijë dhe vajza. “Ai mbante një kapelë dhe ne e njohëm nga flokët dhe më pas kuptuam se ishte ai”, pohon al-Ureibi.
Siç shpjegon ai më tej, Gadafin e ka neutralizuar duke i`a marrë pistoletën dhe e ka kapur më pas për duar. “E godita me shuplakë, dhe ai mu përgjigje se unë jam djalë i tij. Atëherë e kam kapur për flokë dhe e kam shtrirë për tokë”, theksoi kryengritësi i ri, i cili pohon më tej se kishte dëshiruar që Gadafin ta dërgonte në Bengazi.
Sipas tij, në zënkën me bashkëluftëtarët e tij nga Misrata, të cilët kishin dëshiruar që Gadafi të mbetej tek ta, al-Ureibi i ka shkrepur dy plumba në kokë ish-diktatorit dhe më pas pistoleta e artë i është marrë nga dora dhe është larguar me forcë nga vendi i ngjarjes.

*******************
No comments:
Post a Comment