Akademiku Prof.dr.Rexhep Qosja ka thënë që dy shtetet shqiptare Kosova dhe Shqipëria duhet të ndalin shpopullimin e shteteve .
Sipas Qosjes nëse vazhdon ky trend Plava e Gucia në Mal të Zi ku ka shqiptarë së shpejti do të mbesin pa asnjë të tillë dhe po ashtu pa gjuhën shqipe.
Përpos kësaj Qosja i cili rrallëherë del në publik, ka folur për idenë e ruajtjes së identitetit shqiptar dhe për atë që sipas tij quhet kosovcentrizëm e i cili nuk mund të krahasohet me të parin.
Ai ka lavdëruar qeverinë në krye me Vetëvendosjen, e cila ka zgjedhur në krye të ministrive personalitete që vijnë nga diaspora shqiptare.
Nga ana e tij, kryetari i Akademisë Shqiptare të Shkencave dhe Arteve, Skënder Gjinushi, ka deklaruar se e sheh si zgjidhje të asaj që quhet çështje shqiptare krijimin e konfederatës mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Ai tha se me këtë Konfederatë, Kosova dhe Shqipëria ruajnë substancën e tyre shtetërore dhe kufijtë.