Agjencioni floripress.blogspot.com

2021/12/04

Aktori nga Kosova, pjesë e filmit hollivudian

 




Aktori Urim Alija i cili punon dhe vepron për shumë vite në Gjermani po merr pjesë në një projekt filmik të Hollywood-it.

Filmi “Someone Dies Tonight”, është një bashkë prodhim amerikano-gjerman i zhanrit triller, xhirimet e filmit kanë nisur vitin e kaluar dhe po vazhdojnë akoma, ndërsa shumë shpejtë do ta ketë premierën botërorë.

Ne këtë film, pjesë e kastës janë edhe yjet e Hollywoodit, si Christopher Lambert, Tom Sizemor dhe Erik Roberts.

Gjatë intervistes për emisionin ARTRADIO, Flurimi djali nga Zahaqi i Pejës, në programin e natës të RADIO 1 ka thënë se është i kënaqur me punën dhe rolin, ndërsa nuk fshehu entuziazmin që luan përkrah aktorëve të mëdhenj botëror.

Flurimi, gjithashtu tregoj me krenari që nuk është i vetmi shqiptarë në këtë film, ku po marrin pjesë edhe dy aktorë të tjerë shqiptarë Leon Palushaj dhe Imer Tahiri

Vlen të thuhet se Flurim ALIJA është aktivë edhe në shumë projekte tjera filmike në kinemanë gjermane dhe është në fokus të mediave atje..

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...