2021-12-04

Trashëgimia kulturore e Shkodrës

Shkodrës i takojnë 13 maja në Alpe, që i kapërcejnë të 2000m lartësi si: Jezerca (2694m), Papluka, Mali i Vilës,Radohima (2570m), Mali i Shënikut (2550m) si dhe Biga e Gimajve (mbi 2200m) etj. Krahas këtyre majave në Shkodër gjenden male të tjera më të ulëta si Taraboshi (595m), Shita e Hajmelit e deri te kodrat e Bushatit, të Bërdicës, të Kodhelit, të Kakarriqit, të Rrencit e të Tepes.

N'dër zonat më të bukura në rrethin e Shkodrës është ajo e Dukagjinit, e përpër nga Shala, Shoshi, Pulti dhe Kiri. Shala është e përbërë nga dy lugina të vogla; lugina e Kopreut që përbët nga fshatrat Abat, Breg-Lumi, Gimaj, Nënmavriq, Nicaj-Shalë, Vuksanaj, etj, si dhe lugina e mrekullueshme e Thethit. Në vijëmësin e tyre janë edhe lugina e Përroit të Thatë.
Rajoni i Shkodrës është i njohur për burime të pasura hidrografike. Janë lumenjtë Drini 285 km, Buna 44 km (i vetmi lumë i lundrueshëm), Kiri 51 km, Shala që përbëhet nga dy përrenj, Cemi, dhe burimet ujore. Përveç lumenjve, është e pasur edhe me liqene: Liqeni i Shkodrës zë një sipërfaqe 368 km2 nga e cila 149 km2 përfshihet brenda territorit të Shqipërisë. Eshtë liqen i cekët, me florë e faunë shumë të pasur. Në këtë liqen jetojnë 50 lloje peshqish. Në brigjet e tij shtrihen fshatrat turistikë të Shirokës dhe të Zogajt. Liqeni është preferenca e çdo shkodrani. Krahas liqenit të Shkodrës kemi tre liqene artificiale: Liqeni i Vaut të Dejës, liqeni i Komanit dhe Liqeni i Shtodrit.

Shkodra ka një florë dhe faunë shumë interesante, rreth 1900 lloje bimësh dhe 3500-4000 specie shtazore. Ky qytet është ndër të rrallët që natyra i ka falur fushat pjellore, lumenjtë plot ujë, liqenin e mrekullueshëm e kodrat e gjelbëruara.


Trashëgimia kulturore e Shkodrës për kombin Shqiptar fillon

 që në shek. XV ku ishte qendër e Humanizmit. Nga ky

 ambjent dolën në dritë humanistë e mendimtarë të shquar,

 si Marin Barleti e Marin Beçikemi, që me veprat e tyre nxitën

 në futjen e qytetit në vepra e studime e shkenca të aplikuara.

 Matematicieni Gjon Gazulli, u konsiderua si një nga

 astronomët më të shquar të kohës. Dallohet me një nga

 shkollat më të para në trevat shqiptare më 1698. 

Historiani E. Jacques shton se edhe të tjera shkolla u hapën

 “në Pllanë, një fshat afër lumit Mat, më 1638, në Troshan, më

 1639". Shkodra ka pasur observatorin e parë astronomik në

 Ballkan. Por të dhënat tregojnë se "akademia" kulturore për të

 cilën shquhet ky qytet fshihet pas shekujve e shekujve.

Kemi në këtë qytet shkrimtarët, gjuhëtarët, historianët e parë

 të vendit. Në shekujt XI-XIII kemi Statutet e Drishtit e 

 Shkodres, dëshmi të një kulture juridike pararëndëse e

 pushtuesve. Ilustrimi i gjallë i kësaj shkalle të lartë zhvillimi

janë Kodikët e famshëm të qytetit mesjetar, të zbuluara së

 fundi në Venezia. Në shek. XVIII - XIX kemi institucionet e

 para shtetërore që pasqyrojnë lidhjet e Shkodrës me botën e

 qytetëruar evropiane. Për herë të parë në Shqipëri zhvillohet

 arti, sporti, lindin muzetë dhe bibliotekat. Më pas u çelën

 shumë shkolla të tjera. Derisa më 1878, pra një dhjetëvjeçar

 para “shkollës së parë shqipe”(!) të propagandës së

 diktaturës, në qytetet veriore shqiptare e deri në Durrës, siç

 nënvizon studiuesi amerikan, “kishte 21 shkolla të tjera fillore

 shqipe, që zhvillonin veprimtarinë e tyre”. Ai sqaron se secila

 prej këtyre shkollave kishte rreth tridhjetë nxënës, përveç asaj

 të Prizrenit, e cila kishte tetëdhjetë”.

F.B

Administrata e Trump-it ofroi një mundësi, por jo një zgjidhje për problemet që ekzistojnë mes Kosovës dhe Serbisë

  Search inside image Akademik  Mehdi Hyseni,PHD Profesor Dr. Mehdi Hyseni  , është Doktor i Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare dhe Bashkë...