Këta tre Fjalorë, pas botimit në Tiranë, në Gjermani janë botuar sipas këtyre viteve:
* Faleminderit Prof.dr. Eshrefi për këtë pasuri gjuhësore që u ke lënë si trashëgimi brezave! Kam thënë qysh kur më dhuruat“Fjalorin frazeologik anglisht -shqip”,se ju jeni frazeolog i shquar. Pse vallë nuk njihet Frazeologjia si nëndegë e shkencës gjuhësore?!
*Faleminderit, prof.dr Hajri Shehu për recensën e mrekullueshme që i keni bërë punës madhore e shkencore të Prof.Dr. Eshref Ymerit, në dobi të pasurimit të gjuhës shqipe!
*Falenderoj dhe i shpreh mirënjohjen time, shokut të shkollës pedagogjike “Jani Minga”, Prof.dr. Rami Memushaj, për analizën e detajuar shkencore që i ka bërë në parathënie veprës madhore të Prof.Eshref Ymerit, “Fjalor frazeologjiki gjuhës shqipe”. Me sqarimet dhe shpjegimet e shprehjeve frazeologjike, gjuhësore, sintaksore, fonetike, sinonimike, stilistikore dhe për mënyrën e leximit e përdorimit të fjalorit të këtij lloji,konstatimet e tij janë manhnitëse. Konkretisht veprën madhore të shkencëtarit Eshref Ymeri, “Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe”, për gjithë ata që nuk janë gjuhëtarë, po që janë shkrimtarë, përkthyes apo lexues, redaktori, zoti Memushaj ua ka servirur në tabaka të argjendtë! Faleminderit, shkencëtar dhe gjuhëtar i shquar Prof. dr.Rami Memushaj !
Eshrefi ishte djali nga Smokthina e lashtë, ku janë gërmadhat e kalasë së Ceries antike* apo nga vendlindja e mesapëve, i cili quhej Eshref Hasan Ymeri. Sot ai është “Personalitet i Shquar i Labërisë”, me gradë shkencore Profesor, Doktor, Akademik, anëtar dinjitoz i Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në New York. Z.Eshref është autor i shumë titujve publicistikë, librave studimorë me tema historike, politike, sociale e kulturore dhe i shumë librave të përkthyer. Eshref Ymeri njihet si gjuhëtar, frazeolog, studiues, përkthyes, analist letrar apo politik, shoqërues delegacionesh qeveritare, interpret dygjuhësh i thuajse të gjithë drejtuesëve të shtetit dhe politikës shqiptare në takime ndërkombëtare me karakter politik, diplomatik apo ekonomik. Prof. Eshref Ymeri është një nga publicistët nacionlistë më të shquar ku spikatin temat e shqiptarizmit. Aktualisht jeton në ShBA, i cili ka një jetë të pasur suksesesh akademike në fushën e studimeve gjuhësore dhe historiko-sociale. Shkëlqen në publicistikën politike, sociale dhe atdhetare për të cilën krenohen, jo vetëm ai dhe familja, por edhe ne miqtë e tij.
Akademikja e njohur shqiptare Vilheme Vranari thotë : ,,Puna shkencore e Eshref Ymerit vjen me këtë vepër pas një vargu fjalorësh frazeologjikë dy-gjuhësh, si “Fjalor frazeologjik italisht-shqip” (me bashkautorë, 2007), me mbi 15 mijë zëra; “Fjalor frazeologjik rusisht-shqip” (2015), me mbi 25 mijë zëra; “Fjalor frazeologjik anglisht-shqip” (2019), me rreth 25.500 zëra; dhe “Fjalor frazeologjik frëngjisht-shqip” (me bashkautor, 2021), me mbi 40 mijë zëra.
Pesë fjalorët bashkë me”Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe”, si dhe 10 fjalorët e tjerë gjuhësor ose teknik, me bashkautor apo dhe librat studimorë të Prof.dr.Ymerit, kanë cilësi botimi të admirueshme dhe paraqitje të mrekullueshme si vepra arti, tejet elegante që të lënë përshtypjen se janë vepra të financuara nga shteti apo nga një institucion madhor si Akademia e Shkencave. Për fat të keq askush nuk pyet, as akademia dhe as shteti për të financuar studimet dhe punimet shkencore me vlera të mëdha për kombin. Dimë, se duke filluar nga gjuha dhe shpopullimi për shkak emigrimi, është duke u mpakur, e zvogluar e po shkon në shpërbërje. Gjuha dhe traditat ndoshta do ta mbajnë gjallë emrin e këtij kombi të lashtë. Ndaj studimet rreth këtyre probelmeve -Lashtësi dhe gjuhësi, janë të domosdoshme.Ndaj kanë vlera të mëdha fjalorët, sidomos ata frazeologjik. Porse, kërkimet shkencore dhe përpilimi i fjalorëve kërkojnë mund, aktivizimin e shumë njerëzve dhe fonde."
Këtë e dëshmon profesionalisht Prof.dr.Hajri Shehu ( leksikograf në Institutin e gjuhësisë dhe të letërsisë pranë Akademisë së Shkencave) i cili mes të tjerash në referencën e tij për fjalorin e Prof.E.Ymerit shkruan:
“ Vepra “Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe”, që po u jepet në dorë lëvruesve dhe studiuesve të shqipes, vjen pas një vargu fjalorësh frazeologjikë dygjuhësh të prof. dr. Eshref Ymerit. Ky fjalor i ri me 19.280 zëra – më i madhi i këtij lloji për shqipen – paraqet në mënyrë më të plotë pasurinë frazeologjike të gjuhës sonë. Ai përbën një vepër monumentale për frazeologjinë e gjuhës shqipe, që shënon kurorëzimin e punës 50-vjeçare të autori Eshref Ymeri në këtë fushë, duke e renditur atë ndër frazeografët tanë me kontributet më të spikatura në fushën e frazeologjisë. Prof.Shehu vazhdon:Prof. Dr. Rami Memushaj thotë“Fjalori frazeologjik i gjuhës shqipe” është një vepër në të cilën frazeologjia e shqipes “ballafaqohet” me vetveten – me pasurinë e saj të madhe frazeologjike, me sinoniminë e saj të gjerë. Në këtë Fjalor na shpalosen tri pasuri të mëdha të gjuhës shqipe: sinonimia frazeologjike, variantësia frazeologjike (këtu vijnë edhe fjalët e urta) dhe, bashkë me to e brenda tyre, frazeologjia popullore dhe fjalët e urta popullore.” Perifrazoi Prof. Dr. Hajri Shehu.
https://www.morebooks.de/shop-ui
Kurse redaktori i fjalorit dhe autori i parathënies, redaktor i katër fjalorëve bashkë me atë të gjuhës shqipe Prof.dr.Rami Memushaj, përmes një analize të thellë e të mirëfilltë shkencore, të një niveli të lartë akademik dhe profesional thekson:
“Frazeologjia përbën një fushë të veçantë studimi, e cila sot njihet me emrin frazeografi. Ajo është një degë e veçantë e leksikologjisë që ka si objekt studimi shprehjet frazeologjike, ose frazemat.Kjo briqë të krijohet dega e Frazeografisë në vendi tonë.”