Tek pasuritë e paluajtshme, Osmani ka listuar banesën e bashkëshortit Prindon Sadriu në vlerë 59 , 760 euro, shtëpinë e bashkëshortit në vlerë
170, 000 euro, tokën e përbashkët në vlerë 30 ,000
euro, shtëpinë e përbashkët në vlerë 190,000 euro dhe një tjetër shtëpi në pronësi të bashkëshortit në vlerë 510,000 euro.
Shtëpinë në vlerë 500,000 euro , bashkëshorti i Presidentes e ka blerë vjet, siç është thënë nga shitja e shtëpisë në Australi, shitja e shtëpisë së prindërve të tij, kursime dhe hua familjare.
Ndërkohë, ajo në pronësi të përbashkët figuron të jetë blerë në vitin 2019.
Si pasuri të luajtshme, Osmani e ka deklaruar veturën e bashkëshortit, një Mercedes-Benz, në vlerë 10 ,000 euro, që thotë ta ketë blerë me kursime dhe nga shitja e veturës paraprake.
Para të gatshme, Osmani ka deklaruar se i ka
1, 077 euro nga pagat dhe mëditjet, derisa bashkëshorti i saj ka deklaruar rreth 90 euro dhe 266 dollarë Australian.
Osmani dhe bashkëshorti i saj kanë edhe dy kredi, njëra në vlerë 40 ,000 euro e tjetra në vlerë 65,000 euro rreth shtëpive.
Si të hyra vjetore, Osmani ka deklaruar 33 mijë e 70 euro nga paga vjetore si Presidente dhe 8 mijë e 92 euro nga mëditjet për udhëtimet jashtëvendit. Bashkëshorti i saj ka deklaruar pagën vjetore në vlerë 17 mijë e 173 euro, si dhe 12 mijë euro si të hyra nga qiratë në Australi.
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar sot formularët e regjistrimit të pasurisë për zyrtarët e shtetit, në mesin e të cilëve është edhe ai i Kryeparlamentarit Glauk Konjufca.
Tek pasuritë e paluajtshme, Konjufca ka listuar banesën e tij në vlerë rreth 61 mijë euro, banesën e prindërvë në vlerë 44 mijë euro, banesën tjetër të prindërve në vlerë 92 mijë euro, shtëpinë e prindërvë në vlerë 45 mijë euro dhe tri toka në pronësi të prindërve që bashkë kushtojnë mbi 60 mijë euro, një parking 6 mijë euro si dhe një depo në vlerë 500 euro.
T
ek paratë e gatshme, Konjufca ka deklaruar 3 mijë e 510 euro si kursime nga të ardhurat personle dhe 5 mijë e 594 euro, si shumë e akumuluar nga pagat e marra.
Konjufca merr pagë vjetore në vlerë 27 mijë e 555 euro si Kryetar i Kuvendit, derisa 3 mijë e 589 euro ka deklaruar se i ka marrë si mëditje për udhëtimet zyrtare jashtë vendit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë deklarimin vjetor të pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.
Tek pasuritë e paluajtshme, Kurti ka deklaruar banesën e bashkëshortes në vlerë prej 400 mijë euro, që thotë ta ketë blerë përmes marrjes së kredisë.
Si para të gatshme, Kurti ka deklaruar 1 mijë e 551 euro të tij, dhe 2 mijë e 500 euro të bashkëshortes.
Si të hyra vjetore ka deklaruar pagën vjetore si Kryeministër në vlerë 19 mijë e 43 euro, dhe pagat e bashkëshortes në vlerë 528 mijë kruna.
Nga Lëvizja Vetëvendosje ku është kryetar, ka deklaruar se s’merr pagë.