Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/04/17

Njësia Taktike e Patrullës Kufitare të Operacioneve Speciale të Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare të SHBA (BORTAC) për policinë kufitare të Shqipërisë dhe Kosovës javën e kaluar në Korçë.

Programi i Ambasadës së SHBA për Kontrollin e Eksporteve dhe Sigurisë Kufitare (EXBS) mundësoi një trajnim të ofruar nga Njësia Taktike e Patrullës Kufitare të Operacioneve Speciale të Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare të SHBA (BORTAC) për policinë kufitare të Shqipërisë dhe Kosovës javën e kaluar në Korçë. Njësitë e mirëtrajnuara të BORTAC ndihmojnë partnerët ndërkombëtarë të zhvillojnë aftësitë e tyre për të ruajtur sigurinë kufitare, përfshirë anti-terrorizmin, zbulimin e rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore, rregullimin e imigracionit dhe ndalimin e trafikut të drogës, bëri të ditur sot ambasada e SHBA në Tiranë. Gjatë javës, ekipe të përbashkëta u angazhuan në patrullime kufitare dhe kryen spastrime përgjatë kufirit të gjelbër, duke u ofruar oficerëve shqiptarë dhe kosovarë përvojë të drejtpërdrejta në teknikat e përparuara të gjurmimit në terren. Burim :ATA

No comments:

Post a Comment

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...