Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/04/18

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës,Kolonel Dejan Jankoviqit, ende po mbahet në burg në Serbi.

 



— Giovanni Pietro Barbano (@EulexHoM) 

Një ditë më parë autoritetet e Kosovës njoftuan se 10 pjesëtarë të policisë së Kosovës u ndaluan në Serbi, përfshirë zëvendësdrejtorin Jankoviç. Pesë nga ta ishin liruar ditën e mërkurë ndërsa katër pjesëtarë të tjerë sipas autoriteteve janë liruar të enjten.

Kryeministri Albin Kurti tha se veprimi i Serbisë është akt i ultë hakmarrjeje ndaj suksesit të Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe shkelje e të drejtave të njeriut, lëvizjes së lirë dhe parimit të fqinjësisë së mirë


Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës,Kolonel  Dejan Jankoviqit, ende po mbahet në burg në Serbi.

Shefi i Misionit të Bashkimit Europian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano është zyrtari i radhës që ka reaguar ndaj këtij ndalimi.


Ai ka thënë se EULEX-i është i shqetësuar për ndalimin e vazhdueshëm të Jankoviqit.

“EULEX-i është i shqetësuar për ndalimin e vazhdueshëm të Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq në Serbi. Ne u bëjmë thirrje të gjithë atyre që janë të përfshirë në rast që t’u përmbahen parimeve të sundimit të ligjit gjatë gjithë procesit”.

No comments:

Post a Comment

Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”

Në rrjetet sociale (Facebooc)është hapur debat mbi origjinën e Nënë Terezës(Gongje Bojagjiut), ndërkohë diskutimi në komente devijon deri në...