Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/04/18

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka dalë kundër Ilir Metës, i cili ka deklaruar se brenda partisë që ai drejton ka nepotizëm.


Në një komunikim për mediat, ajo u shpreh se nepotizmi vlen për institucionet shtetërore.

“Mendoj që meritorkacinë në një parti nuk e mbyt dot nepotizmi. Nepotizmi është për institucionet shtetërore kur emëron. Ndërsa deputeti zgjidhet me vota. Mund të të emërojë Ilir Meta deputet, por problemi është që nuk të zgjedhin njerëzit me vota”, tha Kryemadhi.

Por Kryemadhi ishte dakord me Metën për deklaratat që ai ka bërë ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.

“Në çdo fjalë që Ilir Meta ka thënë për kapjen e drejtësie nga qeveria… Jam dakord për mënyrën mendoj që e them, përsëri vjen revolta, sepse njerëzit edhe revoltohen. Vazhdoj të mendoj se SPAK është një vegël e Edi Ramës”.

No comments:

Post a Comment

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...