2024/04/19

“Mund të mbeteni pa patentë shofer” – pas Ligjit të ri policia apelon vozitësit që të respektojnë rregullat e trafikut

Policia e Kosovës ka vazhduar me aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve. 

 Përmes një postimi  Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë periudhës kohore Janar – Mars 2024 2,223 shoferëve, iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik. 

 Po ashtu policia bën të ditur se 5,013 shoferëve, iu kanë vendosur pikë negative.

 Pa rrip të sigurimit, pa regjistrim të veturës e me telefon - Policia shqipton gjobat e para me Ligjin e ri
 “Gjatë periudhës kohore Janar – Mars 2024:
 2,223 shoferëve, iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik. 5,013 shoferëve, iu kanë vendosur pikë negative”, thuhet në postim.

 Ndryshe, më 03.04.2024 ka hyrë në fuqi Ligji i ri për rregullat e trafikut i cili parasheh gjoba të larta për ata që i thyejnë rregullat në komunikacion. 

 Më poshtë janë disa nga gjobat që parashihen me Ligjin e ri për trafikun rrugor: Rripi i sigurisë: – 150 euro shoferi dhe të gjithë personat të cilët gjenden në mjet nuk përdorin rripat e sigurisë, siç parashihet nga prodhuesi:
  Përdorimi i telefonit: – 100 euro + 1 pikë negative – shoferi i cili haset për herë të parë – 200 euro + 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 2 pikë negative – shoferi i cili haset për herë të dytë – 500 euro + 6 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 3 pikë negative – shoferi i cili haset më shumë se dy herë Regjistrimi i veturës: – 200 euro + konfiskimi i targave – personi fizik i cili haset me mjetin të cilit i ka skaduar regjistrimi jo më gjatë se 30 ditë – 500 euro + konfiskimi i targave – personi juridik i cili haset me mjetin të cilit i ka skaduar regjistrimi jo më gjatë se 30 ditë – 

Përveç gjobës së paraparë do të konfiskohet mjeti nëse regjistrimi ka skaduar më tepër se 30 ditë Shpejtësia brenda vendbanimit: – 20 euro – për tejkalim të shpejtësisë nga 5 – 10 km/h mbi shpejtësinë e lejuar – 40 euro – për tejkalim të shpejtësisë nga 10 – 20 km/h mbi shpejtësinë e lejuar – 60 europër tejkalim të shpejtësisë nga 20 – 30 km/h mbi shpejtësinë e lejuar – 200 euro + 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 3 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë nga 30 – 50 km/h mbi shpejtësinë e lejuar – 300 euro + 6 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 3 pikë negativepër tejkalim të shpejtësisë nga 50 – 70 km/h mbi shpejtësinë e lejuar – 400 euro + 9 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 4 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë nga 70 – 100 km/h mbi shpejtësinë e lejuar – 500 euro + 12 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 5 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë mbi 100 km/h mbi shpejtësinë e lejuar. Shpejtësia jashtë vendbanimit: – 20 euro – për tejkalim të shpejtësisë nga 10 – 20 km/h mbi shpejtësinë e lejuar – 40 euro – për tejkalim të shpejtësisë nga 20 – 30 km/h mbi shpejtësinë e lejuar – 150 euro + 2 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë nga 30 – 50 km/h mbi shpejtësinë e lejuar – 300 euro + 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 3 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë nga 50 – 100 km/h mbi shpejtësinë e lejuar -500 euro + 6 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 5 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë mbi 100 km/h mbi shpejtësinë e lejuar Ndalimi i garave: – 400 euro + 10 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 4 pikë negative – shoferi i cili haset duke bërë gara jashtë vendbanimit – 500 euro + 12 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 5 pikë negative – shoferi i cili haset duke bërë gara brenda vendbanimit Mos përdorimi i helmetës me motor: – 100 euro shoferi dhe personat tjerë që barten në këto mjete, ndërsa për personat e moshës nën 16 vjeç dënimi i shkon te kujdestari ose prindi – Shoferi i cili haset në trafik gjatë masës mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik – 500 euro + 6 muaj i shtohet ndalimi i drejtimit të mjetit + 5 pikë negative + konfiskohet përkohësisht mjeti të cilin është hasur duke e drejtuar, derisa ndaj të njëjtit është aktive masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik Ndalim tejkalimi – 200 euro + 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 2 pikë negative – Identifikimi i kundërvajtjes me pajisje elektronike për shqiptimin e gjobave dhe dërgimin në adresë të pronarit të mjetit nëse nuk mund të identifikohet shoferi i cili ka bërë kundërvajtje në trafikun rrugor -Me këtë ligj shumë kundërvajtje për pjesëmarrësit në trafik (shoferë, pasagjerë apo këmbësorë) janë përshkallëzuar me gjoba të ndryshme.

No comments:

Post a Comment

Konfirmohet aktakuza ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

NGA FLORI BRUQI   Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët n...