Kryedemokrati Sali Berisha, në një postim në rrjetet sociale, shprehet se kryeministri Edi Rama dhe ministrja e energjisë, Belinda Balluku përdorën modelin e vjetër e të shpëlarë pak muaj më parë për të njoftuar suksesin imagjinar të “Shell” në Shpirag.
Këto deklarata të Edit dhe Belindës, të modelit Sihariq mashtrimit të Hoxhës dhe Ballukut për lugën e artë të socializmit, për çlirimin e dytë të vendit me ndërtimin e Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit për lumturinë e 5 vjeçarëve etj.etj. i mori lumi. Ato dëshmojne jo vetëm injorancën e tyre si qeveritar që nuk mund të bëhen kurrë zëdhënës mashtrues të kompanive private, por prirjen e tyre të lindur për të mashtruar dhe përçmuar qytetarët për brezat e sotëm dhe ata që vijnë njëlloj si parardhësit e tyre gjysëm shekulli më parë.
Ps. “Shell” në vitin 2011 ju bashkua kompanisë “Petromanos” dhe filloi shpimin për naftë rrëzë Shpiragiut, vetëm 45 m larg nga një pusi të braktisur nga “Oxidental Petroleum” pasi kishte investuar aty mbi 100 milionë dollar. Shpimin e parë “Shell” e përfundoi me sukses në tetor të vitit 2013, gjeti në thellësi mbi 6000 m naftë të lehtë në sasi të konsiderueshme dhe vazhdoo me shpimr të tjera. Por rezultatet komplekse ndoshta thellësia e madhe dhe presionet e bënë që “Shell” të vendosë për shfrytëzimin e këtyre rezervave. Për të mbuluar mashtrimin e tyre Rama-Balluku, lëshuan përsëri sot një shashkë të re. Dhe njëherë uroj që “Shell” përsëri të gjejë motive për t’u rikthyer në Shqiperi. E treta e vërteta themi ne shqiptarët!Per me shume per parodine Rama Balluku per Saudine e Shpiragut ju ftoj te lexoni artikullin e gazetares se njohur Ola Xama, https://lapsi.al/.../ola-xama-sa-here-ka-luajtur-rama-me.../
No comments:
Post a Comment