Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hedhur akuza të rënda ndaj kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanit.
Meta: “Nuk kam bërë asnjë kërcënim. Jam për të mbrojtur pluralizmin politik… Unë njeri nuk kërcënoj. Por unë jam Ilir Meta o super budallenj, o supertarallakë. Të më dërgojë patronazhist e të më thotë Ik se i ke punët keq… Laraskat mund ti kapin por PL ka 300 mijë Vojo Kusha, këtu në Amerikë, Bruksel e në të gjithë botën”
Nuk ekziston dhe nuk ka ekzistua asnjë sulm nga Ilir Meta, si President apo kryetar i PL ndaj SPAK. Pavarësisht se e kam bërë të qartë si President publikisht dhe më pas në mënyrë të vazhdueshme, që zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm me 69 vota ishte një kapje flagrante e institucionet të Prokurorisë, pasi në këtë mënyrë u kap KLP, përmes emërimeve që bëri Arta Marku. SPAK ka pasur të gjithë mbështetjen time si president për të bërë detyrën dhe kurrë nuk e ka bërë, për ato pritshmëri që kërkoheshin.
SPAK është rezultat e një pjellje të sforcuar. SPAK-un e kapi për fyti Edi Rama. SPAK pritej që të hetonte dosjen e Dibrës, por e flaku në Prokuroritë e Rretheve. Të gjithë prisnin që SPAK të vepronte për zgjedhjet e vitit 2021, ku u derdh gjak. Sa i takon raporteve të mia me SPAK ka qenë transparente. Kam çuar disa raste në SPAK, por kurrë nuk kam marrë përgjigje “tha Meta.

No comments:
Post a Comment