2024-04-20

Shqiprim Arifi është shkarkuar nga pozita e kryetarit të Preshevës. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai, duke theksuar se këtë e ka bërë “pushteti autoritar i Beogradit”.

 



Arifi ka thënë se ky regjim tashmë ka instaluar një organ të përkohshëm deri në zgjedhjet e ardhshme.

“Dje në mesnatë, pushteti autoritar i Beogradit, në mënyrë arbitrare dhe duke mos ndjekur asnjë procedurë ligjore, si dhe pa asnjë njoftim zyrtar, regjimi serb dhe antishqiptar duke vazhduar traditën e Millosheviqit të viteve të 90ta, në mënyrë të dhunshme më SHKARKUAN nga posti i Kryetarit të Komunës së Preshevës. Njëkohësisht, ky regjim antishqiptar dhunshëm instaloi një organ të përkohshëm deri në zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë Arifi.

“SHKARKIMI i dhunshëm i imi, mesnatën e mbrëmshme, pa asnjë procedur ligjore dhe asnjë njoftim, ndodh menjëherë pas kërcënimit të fundit publik të Vuçiqit në këtë javë dhe 24 orë pasi u dënova nga Gjykata serbe për vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar më 28 Nëntor”, ka vijuar Arifi.“SHKARKIMIN tim të dhunshëm, nuk kishte mundur ta realizoj pa ndihmën e pakursyer të shqipfolësve serbofil siç janë: Ragmi Mustafa, Shaip Kamberi, Ardita Sinani dhe Argjend Sherifi si dhe disa kompani lokale mafioze që bashkëpunojnë me qarqet e errëta në Serbi. Kjo klasë politike bashkëpunuese besnik të regjimit serb me dekada, janë bërë vegël e lehtë për Vuçiqin dhe serbinë për të realizuar agjendën e tij antishqiptare në Luginë të Preshevës”.

“Prandaj edhe kryetari i organit të dhunshëm që u vendos në mesnatën e djeshme nga Vuçiq, është Ragmi Mustafa i cili para 1 dekade i ka dhuruar pikërisht Vucicit “ZAHVALLNICËN – Mirënjohje ” menjëherë pasi e hoqi Vucic lapidarin me emrat e dëshmorëve të UÇPMB-së”, ka shkruar ai.

Tutje, Arifi ka thënë se me këtë shkarkim nga regjimi serb i jap fund politikës aktive në Luginë të Preshevës.



“Për SHKARKIMIN tim të dhunshëm dhe për gjithë akterët të lartcekur, që në vazhdimësi po ndihmojnë Serbinë për të dëmtuar shqiptarët, kam njoftuar partnerët tanë ndërkombëtar SHBA dhe BE.

Me këtë SHKARKIM të dhunshëm nga regjimi serb i jap FUND politikës aktive në Luginë të Preshevës, por në anën tjetër dhe njëherë më shumë më ka motivuar që luftën ndaj padrejtësisë, diskriminimit, pasivizimit dhe luftën për të drejta elementare dhe avokimin e të drejtave të popullit tim, për shqiptarët autokton të këtyre trojeve, ta ngriti në një nivel më të lartë!”, ka vijuar Arifi.






Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...