Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/04/18

Një grusht i rëndë ishte padyshim rrëzimi i amendamenteve të Serbisë nga KiE, si kushtëzim për pranim dhe kushti për formimin e Asociacionit të Komunave më Shumicës Serbe.



 Lajm i gëzuar erdhi nga Strazburgu për të gjithë shqiptarët, ku Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës në 75 vjetorin e krijimit, pranoj rekomandimin që Kosovës ti jepet drita jeshile për pranim në Këshillin e Evropës më 16 maj 2024. 

Sipas raportueses greke  Bakojanis “ Kosova është demokraci funksionale që vepron në përputhje me parimet e respektimit të të drejtave themelore dhe së aty respektohen të drejtat e njeriut, dhe më theks të veçantë për pakicat”.

Kosova në këtë organizatë ndërkombëtare shumë të rëndësishme ka aplikuar në maj të vitit 2022, kur Rusia ishte tërhequr nga Këshilli i Evropës për shkak të agresionit në Ukrainë .

Edhe përkundër lobimit të Serbisë e cila edhe formuan ekip special kundër Kosovës,nga 171 deputet , 131 ishin pro, 29 kundër dhe 11 abstenuan nga 46 shtete anëtare. 

 Presidenti serb , ëetniku më damkë ish ministri i Sllobodan Millosheviqit, Aleksndër Vuçiç sigurisht shumë i mërzitur deklarojë, së beteja kryesore do të bëhet më 16 maj 2024, kur do të vendos Këshilli i Ministrave,duke mbajtur shpresa te Franca .

 E dihet së rekomandimet dhe procedurat vështirë së do të kthehen mbrapa, dhe së edhe më këtë datë skizofreni Vuçiq do të zhgënjehet edhe më shumë. 

Një grusht i rëndë ishte padyshim rrëzimi i amendamenteve të Serbisë nga KiA, si kushtëzim për pranim dhe kushti për formimin e Asociacionit të Komunave më Shumicës Serbe. 

Kosovës më këtë akt historik po i lëshohet rrugë pas masave ndëshkuese të pa drejta nga BE-ja, që mos të nxitohet lidhur më temën e Asociacionit. 

Më duket së BE-ja , gjithnjë e më shumë po e kupton qëllimin final të Serbisë, e cila temën e Asociacionit po e plason për qëllime të aneksimit të veriut të Kosovës.

 Pse nuk ka nevojë për nxitim Qeveria e Kosovës shtrohet pyetja logjike? 

BE-ja i ka bërë të qartë  Aleksandër Vuçiqit së duhet të zbatohen marrëveshjet e Brukselit, dhe veçmas aneks marrëveshja e Ohrit. 

Sipas deklarimeve të deritashme të kreut të Serbisë , nuk do të pranojnë që Kosova të bëhet pjesë e organizmave relevant të Evropës, siç dëshmoj edhe rasti i Strasburgut,si dhe deklarimet e  Aleksandër Vuçiqit dhe  çetnikut Ivica Daçiqit së nuk do pranojnë as inkuadrimin e Kosovës në OKB, edhe përkundër së kishte më parë në Bruksel nënshkrim të marrëveshjes për mos lobim të Serbisë , kundër Kosovës.

PO kuhs ju pyet juve o të mereë ! 

Edhe lobimi që Kosova mos të inkuadrohet në Këshillin e Evropës, tregon orientimin politik pro rus të Serbisë të Aleksandër Vuçiqit, i cili BE-në e sheh vetëm si trampolinë për donacione të ndryshme ekonomike. 

Nuk duhet të pranohet më asnjë kusht as çështja e dinarit serb, si mjet pagese të Serbisë në Kosovë. 

Serbia është duke e konsideruar Kosovën pjesë përbërëse të saj, e dihet që Kosova është shtet sovran dhe e pavarur. 

 Deri sa Serbia nuk i ndryshon qëndrimet pushtuese dhe nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, nuk duhet mendoj unë të vazhdohen bisedimet për normalizim të marrëdhënieve siç po thuhet. 

Dihet së nuk ka paqe dhe normalizim të marrëdhënieve më klikën e çetnikizmit në pushtetin e Serbisë. 

Edhe diçka shumë të rëndësishme kur jemi këtu. Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do ti hapte rrugë edhe dënimit të Serbisë për gjenocid, siç po deklarohet edhe vet kreu i këtij shteti. 

Si dhe do të bënte që më në fund të bie nga pushteti i Serbisë nomenklatura e mbetur pro millosheviqiane.

 Për fund të theksojmë së anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës u mundëson qytetarëve, të parashtrojnë ankesa në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe detyron institucionet që të respektojnë vendimet e asaj gjykate, që natyrisht është shumë e rëndësishme.

 Është kjo pa dyshim merita e radhës e klasës se re politike në pushtet.

Flori Bruqi

No comments:

Post a Comment

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...