Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/04/17

Serbia po hakmerret pas votimit të Këshillit të Evropës.

 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas ndalimit të qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe dhe nuk janë lejuar të qarkullojnë për disa orë në kufirin Serbi-Kroaci dhe Serbi-Hungari.

Osmani në një postim në “X”, ka shkruar se Serbia po hakmerret pas votimit të Këshillit të Evropës.

“Serbia po hakmerret ndaj qytetarëve të Kosovës, një ditë pas votimit të Këshillit të Evropës në APKE (Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës), duke mbajtur peng shumë prej tyre në pikat kufitare, duke i frikësuar, konfiskuar dokumente dhe duke i privuar nga ushqimi. Një njeri është përgjegjës për këtë: Vuçiq. Ashtu siç bëra gjatë gjithë ditës, u bëj thirrje partnerëve tanë për veprim të shpejtë”, ka shkruar Osmani në X.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...