Në ditët e para të prillit doli nga botimi libri, “Në botën letrare të Kadri Tarellit”. Përmes kapitujve
të librit lexuesi do të njohë portretin e një njeriu me të gjitha cilësitë e tij.
Për këtë flet puna, përvoja, sjellja, shpirti bujar dhe i sakrificës, për të
dhënë më të mirën e qenies së tij.
Ndaj dhe shkrimin paraardhës e titullova,
“Portreti i shkrimtarit Kadri Tarelli!
Për arsye
shëndetësore, nuk munda ta reklamoja në kohën e duhur.” Më mirë vonë se sa kurrë” thotë gojtaria aforistike e popullit tonë të
lashtë.
Jeta e çdo individi,
pavarësisht nga profesioni, apo talenti, por dhe e një njeriu të zakonshëm është
një vlerë. Përvoja jetike është ajo që formon karakterin e çdo individi. Karakteri i kujtdo nis dhe formohet qysh nga lindja,
rritja, arsimimi, zhvillimi fizik, mendor, intelektual dhe profesional, deri sa
brumoset. Ndikimin më të madh për t’u bërë një individualitet i mirëformuar e
ka etapa kur krijon familje. Këtu nisin detyrat dhe përgjegjësit si bashkëshort/e
dhe aq më tepër si prind. Familje do të thotë të jesh me këmbë mbi tokë dhe me
mendje të freskët në kokë. Të krijosh familje do të thotë detyrë, përgjegjësi
dhe vendosmëri, veçanërisht për të parin e saj, kryefamiljarin. Ndërsa kur
arrin në moshën e tretë, gjithsecili bën bilancin e së shkuarës, se çfarë ka
realizuar dhe çfarë nuk ka arritur të realizojë. Ose vlerëson se çfarë ka bërë
mirë dhe çfarë ka bërë keq. Duke analizuar të shkuarën, e sotmja i shërben si
tregues i arritjeve dhe mosarritjeve të së djeshmes. Gjithashtu së fundmi ai del
me një vetëpërfundim, se jeta ka qenë një shkollë për të. Veçse, kurrë nuk
duhet të harrojë se në rrugëne gjatë që e ka emrin “jetë”, duhet të ngelet
njeri në kuptimin e vërtetë të fjalës.
Cilido që ka një emër të dëgjuar
në çdo fushë të jetës qoftë, si në politikë, diplomaci, shkencë, ekonomi,
arsim, kulturë, mjekësi, art, letërsi apo në sport, nuk di pse i duhet vënë
nofka “Njeri i Madh”? Ky epitet nuk duhet përdorur për çdo njeri të
suksesshëm. Pasi e mira, kurrë nuk ka fund. Duhet të kemi parasysh të mos
zmadhojmë, kur, për njerëzit e vlerave mund të përdorim shkallën e kulturës që,
përcaktohet nga arsimimi, intelekti, profesionalizmi. Vetëm atëherë mund të
flasim pa droje për individualitetin dhe personalitetin e kujtdo.
“Të Vogël” ose “Të Madh”, asnjërin nuk
e bën fama, por bëmat dhe karakteri i tij. Kur je njeri i punës, i fjalës, i
besës, që nderon dhe respekton cilindo qoftë ai, (i veshur me lavdi e me
trimëri, me pushtet apo një njeri i thjeshtë, punëtor i rëndomtë i padëgjuar
fare), vetëm atëherë meriton të quhesh “Njeri”. Ka plot emra të famshëm dhe
nuk ndihen, nuk vetlavdërohen, por vazhdojnë rrugën e nisur me kokën lart. Për
ata do të flasë koha dhe njerëzit që i vlerësojnë. Por ka dhe nga ata që u
duket, se kanë kapur qiellin me dorë dhe fluturojnë në stratosferë, me mendimin
se bota ua ka borxh nderimin dhe vlerësimin. Një i tillë që mban qëndrim fodull
dhe e quan veten të paarritshëm, i cili shprehet , “Jam unë... dhe nuk
ekziston asnjë tjetër!”, ai nuk është asgjë, veç një flluskë sapuni.
Edhe ai “famozi” me pupla që, kur të kthejë patkonjtë nga dielli, bashkë
me fizikun e tij do të zhduket edhe fama me gjithë emrin. Për të do thonë:“ Iu
grymtë (iu kalbtë) shpirti!” Njerëzit e tudhëhequr nga “Uni” që u
dhimbset vetëm vetja, janë egocentristë, u duket sikur bota rrotullohet rreth
tyre dhe harrojnë se rethohen nga njerëz të tjerë vlerash. Harresa pa paramendim, megjithëse është
mëkat, do ta quaj se është me mjaltë. Por kur për shkak të indiferentizmit,
smirës, urrejtjes dhe mllefit arrin deri sa t’i shndërrojë delirantët, egoistët
në njerëz me shikim të lëbyrtë, atëherë “harresa” shndërrohet në faj, madje në
krim. Në raste të tilla nuk quhet më harresë, por mohim, i cili nuk është në
gjendje të analizojë e të njohë as ndjesën dhe as pendimin.
Janë pikërisht këto dukuri që diferencojnë
karakteret njerëzore.nga njëri -tjetri. Ky është edhe qëllimi i librit tim,për
jetën dhe veprën e Kadri Tarellit.
Nëse
do t’i hedhim një sy strukturës së librit, e cila shtrihet në katër
Kapituj, çdo lexues do të dalë në përfundimin tim, lidhur me personazhin kryesor që është
dhe boshti i librit, karakteri dhe formimi intelektuial dhe individual i z. Kadri Tarelli.
Pasqyra
e lëndës
Përkushtim, jetës dhe veprës së njeriut të vlerave,
Kadri Tarelli
Prolog: Hyrje në rrugën letrare të
shkrimtarit Kadri Tarelli:
K. I
Njohuri rreth veprimtarisë letrare dhe studimore të Kadri Tarellit.
Pasqyra e-Lëndës
Si e njoh unë Kadri Tarellin?
Letërsia hodhi ura miqësie mes çiftit Haxhiraj
dhe autorëve durrësak.
Intervistë
me shkimtarin Kadri Tarelli
K. II
Analiza dhe kritika letrare, nga Kadri Tarelli për
krijimtarinë e Vivrës.
.
Vilhelme Vranari në librin “Çmimi i Dualizmit”;
. Sofra poetike në familien
Haxhiraj
. Veprimtari
në Vlorë- Vivra anëtare AShAShA
.
Vilhelme Vrana Haxhiraj vjen në Durrës, me “Elitat e Mohura”;
. Vivra “Ikonë e Letërsisë Botërore”;
. Çfarë
përfaqëson NAAC dhe ç’synime ka?
. Një festë e vaçantë dhe e papritur
;
. Kuvend përurimi mbi dy libra të Vivrës;
. Kanina flet me gjuhën e
heshtjes”;
. Analizë, “Kurth, mashtrim dhe vetmashtrim”;
. Shkrimtarja Vranari si Herta Muler, (Liria në optikën e...
. Atdhetarizmi në penën e V. V.Haxhiraj “Genti, mbreti ilir i Ardianëve";
. Një studim shkencor me vlera kombëtare;
. Vetëm forca e grave mund të bëjë bashkim kombëtar;
. V. Vranari-Haxhiraj, nderohet me “Nder i Kombit në Bukuresht”;
. Në Durrës përurohet libri “Genti, mbreti ilir i Ardianëve”;
K. III
Tarelli: Analiza dhe vlerësim për shkrimtarë të tjerë
.
27 Nobelistë botëror, flasin shqip
. Tregtarët durrsakë, t’i çojmë në Amerikë.
. Isuf Veseli “Poezi”, nga Kadri Tarelli;
. Bajram Sali Gashi këmbeu
penën me pushkë për liri.
. Shpend Topollaj fton miqtë në kuend, “Flisni Miq”
. Çamëria, krah i shqyer i kombit shqiptar” ,
. Durrësi me dy veprimtari letrare-artistike. Mark Zadeja.
. Në lëndinat e letërsisë për fëmijë.
. Bashkim Kadiu “Vlerë e qytetit tim”
. Kuvendi poetik “Muza Poetike Budiane”
. Bashkim
Kadiu përuron 'Panteonin e Vlerave'
. "Misionar i dijes dhe edukimit"
Pjesa
e dytë e librit
K. IV
Analiza dhe vlerësime të autorëve të tjerë, për krijimtarinë
e Kadri Tarellit.
. Kur lexoj një libër” Murat Gecaj;
. Kadri Tarelli fiton çmim nd/kombëtar në Itali. Vivra;
. Mirënjohje e autorit Tarelli, për konkursin poetik
në Itali. Vivra.
. Intervistë. - Prof. dr. Murat Gecaj.
. “Hytbi Tarelli, mjeshtër i penelit dhe daltës”. - Gëzim Kabashi;
.
Një Misionar për misionarët. - Agim Bajrami.
. Asnjëherë nuk është vonë të shkruash
poezi. - Shpend Topollaj
. Recensa: “Koha në vargje”. - Merita Kuçi-Thartori
. Kadri Tarelli, poeti i Durrësit;
. Kosova në penën e shkrimtarit Kadri Tarelli; Bajram Halil Gashi.
. Kadri Tarelli mes arsimit, gazetarisë dhe letërsisë; Ibrahim Hajdarmataj.
. Vjeshta në vargje”. - Bashkim Saliasi;
. Kadri Tarelli, një kritik zëbukur, i veçantë i letrave shqipe” V. Kona;
. “Miku im i mirë”. Bashkim Saliasi;
. Mirënjohje të përzemërta, Prof.
Dr. F. Terziut dhe analistit K.Tarelli: -Vivra
Ju uroj lexim të këndshëm, gjatë
të të cilit do shuani kureshtjen tuaj!
Vilhelme Vrana Haxhiraj...