2024-05-02

E gjithë bota e njeh dhe na njeh neve si popull nëpërmjet Gjergj Kastriotit , Nënë Terezës, Adem Jasharit ...etj.



Gazeta "Dibra" - KUSH ËSHTË Z.FLORI BRUQI ? Flori Bruqi ...


Flori Bruqi

 Duke ditur se figura e kryeheroit tonë arbëror Gjergj Kastrioti është zemra dhe truri i historisë së kombit tonë iliro-arbëror, atëherë me rastin e 619 vjetorit të lindjes së këtij gjeniu arbëror do të ishte mirë që në të gjitha shkollat ,universitetet dhe kolegjet të mbahet një orë mësimi për jetën dhe veprën e pashlyeshme të tij.

Skënderbeu - Wikipedia




Gjergj Kastriot-Skenderbeu
Një popull e nderon sëpari veten e tij ,nëse nuk i harronë se cilët janë themeluesit e tij, cilët janë shpëtimtarët e çlirimtarët e tij , cilët janë mbretërit e gjenitë e tij, cilatë janë humanistët e tij, cilët janë shtëtndërtuesit etj etj. Edhe në këtë rast ,kur e gjithë bota e njeh dhe na njeh neve si popull nëpërmjet Gjergj Kastriotit dhe Nënë Terezës ,atëherë duhet që shkollat e universitetet apo kolegjet të mbajnë një orë mësimi .

Nëna Tereze-Mother Teresa | Struga
Nëna Terezë
Ndërsa edhe shteti i Kosovës ta shpallë festë zyrtare shtetërore e kombëtare ditëlindjen e Gjergj Kastriotit dhe të festoj institucionalisht me aktivitete të ndryshme me këtë rast. 

 Po ta kishin kombet e civilizuara europiane një gjeni të tillë sikur ishte Gjergj Kastrioti do ta shpallnin jo vetëm At themelues e shpëtimtar të kombit të tyre,por edhe të shenjtë. Do të qëndronin jo vetëm mbi themelet e tij ,por edhe do ta përmbushnin testamentin e tij.  


Adem Jashari | Mannheim
                          Adem Jashari

Edhe pse sa ishte gjallë shumë kombe europiane e admironin dhe donin ta kishin një Gjergj Kastrioti të tyre, apo Heroin gjithëkombëtar Adem Jasharin, por një njeri i tillë me të gjitha virtytet jo vetëm heroike e njerëzore e qillore lind vetëm një herë dhe nuk përsëritet më ,prandaj edhe Gjergj Kastrioti  , Adem Jashari dhe Nëna Terzë kanë  qëlluar fatmirësisht të jenë themeltar të kombit tonë  dhe shpëtimtar, ata që e ujisin  Pemën e lirisë, që na vulosi me flamur dhe na bëri pjesë të natyrshme të familjes së kombeve europiane.

 Duke e ditur rëndësinë e madhe që kanë figurat e shenjët kombëtare e Gjergj Kastriotit , Nënës Terezë dhe Komandanti legjendar Adem Jashari duhet t'iu mësohet brezave të ardhshëm si në shkolla ,në universitete e në familje se kush janë  paraardhësit  e tytre, kush ishte ai që e vendosi themelin e shtetit dhe kombit ,kush e vulosi kombin tonë me flamurin e tij fitimtar të shqiponjës dykrenare në sfondin e kuq, flamur ky që në kohën e tij ishte flamurtar i Europës dhe kush ishte prijetari i LIRISË dhe KRENARISË Dardane ,  brezave duhet t'i mësojmë se nëse e heqim Gjergj Kasstriotin, Nënë Terezën , Adem Jasharin  do të thotë i heqim themelet e kombit dhe identitet tonë , i këpusim rrënjët nga vetja dhe mbesim pa rrënjë, dhe kur ti je pa rrënjë do të thotë je pa asgjë, je pa identitet dhe pa të ardhme.

Pra t'i bëhet e qartë brezave se pa rrënjë asnjë komb nuk mund të qëndroj dhe të ketë të ardhme ,ashtu edhe e pa Gjergj Kastriotin,Adem Jasharin,Hamza Jasharin, Salih Cekajn ,Zahir Pjazitajn , Edmond Hoxhaj, etj.  nuk mund të qëndrojm dhe të kemi të ardhme si shoqëri ,komb e shtet.

50 vjet nga përdorimi i flamurit kombëtar – Epoka e Re


Është i bekuar ai komb që mbahet për rrënjët e thella e të shenjta kombëtare të tij ,që i nderon me zemër e qenjen e tij figurat e tij themeltare sikur është kjo e Gjergj Kastriotit ,Adem Jasharit,Nëns Terezë, etj., sepse ai komb sigurisht që do të ketë jo vetëm të ardhme por edhe do të respektohet e vlerësohet nga e gjithë bota e civilizuar si një komb i kulturuar dhe me identitet të qartë kombëtare europian.

Prishtinë,prill 2024.

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...