Agjencioni floripress.blogspot.com
2024/05/01
Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka deklaron se kryebashkiaku Erion Veliaj ka konsumuar dreka dhe darka me prokurorë të SPAK-ut dhe në momentin e duhur do të publikohen fakte.
"Koha që qytetarët të çlirojnë Bashkinë", Noka: Veliaj në dreka e darka me prokurorët e SKAP
Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka deklaron se kryebashkiaku Erion Veliaj ka konsumuar dreka dhe darka me prokurorë të SPAK-ut dhe në momentin e duhur do të publikohen fakte.
Në një intervistë për MCN, Noka tha se nga telefonat e 5 drejtorëve, janë të zbardhur bisedat për pazaret konkrete, ku përfshihet Veliaj dhe Mazniku. Noka tha që është koha që qytetarët e Tiranës të çlirojnë Bashkinë e Tiranës, pasi sipas tij “një gjë të tillë nuk do ta bëjë SKAP-i”.
"Gjatë kësaj periudhe pas skandalit “5D”, qytetarët e Tiranës kanë pasur mundësinë të shohin te ai që do të duhej të ishte kryebashkiak i Tiranës, një kryehajdut të përmasave të papara, dhe një kryemashtrues njëkohësisht. E para s’kishte ndodhur kurrë të diskutohej që të vidhte një pushtetar në një mënyrë të tillë, siç u kap rasti i “5D”. Ishin dëgjuar raste të pafundme korrupsioni, por rast që 100 për qind të taksave të vidhen s’ishte dëgjuar as në Shqipëri, as në botë, është një rast unik. Kjo çdo politikan do ta bënte që minimalisht duhet të dorëhiqej dhe t’i hapte rrugë drejtësisë. Në këtë rast kemi të bëjmë me një skandal jashtëzakonisht shumë të rëndë, sepse kreu i “5D” sipas dokumentave në dosje hetimore dhe materialeve në telefonat e 5 drejtorëve, ku janë të zbardhura bisedat me pazaret konkrete si do inskenohet për të vjedhur çdo taksë, janë të gjitha... Por siç e dimë SKAP-i kur vjen puna te peshqit e mëdhenj të pushtetit mbyll sytë, dhe preferon të kapë roje, pastruese, ndonjë përgjegjës, deri te ndonjë drejtor. Kjo situatë kërkon detyrimisht një zgjidhje.
Drejtësia s’po e jep një rrugë zgjidhje, ndaj qytetarët e Tiranës kanë të drejtë që zgjidhjen ta japin vetë ata. Rilindja s’ka më skrupuj dhe e demonstron qartësisht që SKAP-i është një repart i ngritur prej tyre nën kontrollin e tyre. Darkat dhe drekat e Veliajt me prokurorët e SPAK-it tashmë janë të... Me disa prej tyre. Do t’i faktojmë të gjitha në momentin e duhur.
Janë 5 shkresa kur Veliaj i kërkon Shkëlqim Canit dhe Ahmetajn që të miratojnë inceneratorin e Tiranës dhe ata e refuzojnë. Pas 1 viti e ca që ka plasur ky skandal, Prokuroria kujtohet që ta thërrasë si koleg, si bashkëpunëtor. Ky mashtrues ngaqë është i zhytur dhe i kapur nuk di as të artikulojë tani. Tani është koha që qytetarët e Tiranës të çlirojnë Bashkinë e Tiranës, nuk ua çliron më SKAP-i! Kryehajduti doli dhe tha ua kam dhënë unë godinën, i çoi një mesazh SKAP-it, që unë do vij, mbyllni gojën, fakti që s’reagoi SKAP-i do të thotë që e kanë pranuar si koleg! SKAP-i duhet të informojë a është bashkëpunëtor, në cilësinë e dëshmitarit, apo të akuzuarit Veliaj. Po ta kisha thënë unë, SKAP-i do kishte dalë me 15 deklarata rresht”, tha Noka.
I pyetur a do ta merrni në dorë protestën dhe si do të vijojë ajo, Noka tha:
Protestat do vijojnë deri në largimin e Veliajt nga karrigia e administratorit të qytetit të Tiranës. Ka tolerancë zero në këtë pikë. S’ka asnjë mundësi që të negociohet. Nëse do kishim një kryeministër dinjitoz do të duhej ta shkarkonte kryebashkiakun Rama dhe Veliaj janë peng i njëri-tjetrit. Veliaj i dha një mesazh Ramës, doli Rama dhe ia përcolli mesazhin”.
Ai bëri me dije se të martën në orën 11:00 do të zhvillohet një tjetër protestë para godinës së Bashkisë së Tiranës.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Shkruan Akademik Prof.dr.PHD. Flori Bruqi nga Prishtina : Ismajl Kadare nuk e morri çmimin Nobel
Ismajl Kadare nuk e morri çmimin Nobel Në një intervistë të shkurtër me vetëm 3 pyetje, shkrimtari i madh Isamil Kadare foli pak, por...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
Alfabeti shqip ka tridhjetë e gjashtë shkronja dhe nga to shtatë zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, dhe 29 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, Dh,...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Nga Flori Bruqi Kryetarja e Kuvendit Prof.Dr.Vjosa Osmani ua thotë troç kolegëve në LDK: S’mund të fshiheni më pas meje! Krye...
-
SHKRUAN FLORI BRUQI Në Klinë nis Festivali “I Këndojmë Lirisë” Një vit më parë Agjencioni "Floripress...
No comments:
Post a Comment