Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/05/02

Rusia e shtynë Serbinë drejt një konfrontimi të Serbisë me NATOn në Ballkan


Paralajmërimi për mundësin e një sulmi nga Serbia në Kosove përmes grupeve të stërvitura është serioz, është real. Janë krijuar disa kushte që diçka e tillë të ndodhë. Se a do të filloj Serbia sulme vetëm në Kosovë a sulme të kombinuara edhe me sulme në Bosnje mbetet të shihet. Rusia e shtynë Serbinë drejt një konfrontimi të Serbisë me NATOn në Ballkan, dhe rrjeti rus brenda institucioneve të Serbisë është i fuqishëm. Një shtytje të madhe Serbisë për të kryer sulme në Kosovë i ka dhënë edhe Qeveria e Kosovës.

 Politika që Kryeministri është duke ndjekur me aleatët mbështetës të pavarësisë së Kosovës, politikën e acarimit me të gjithë, sigurisht që e shtynë Serbinë që ta shfrytëzoj në të mirën e saj. Nuk shoh arsye të qëndrueshme që Kryeministri të ndërtoj politika të tilla. Mbështetësit e pavarësisë së Kosovës kanë larguar administrimin dhe forcat e sigurisë së Serbisë nga Kosova, po këta garantojnë sigurinë tani, dhe po këta do të mundë ta ndalin Serbinë në ndonjë sulm eventual. Çfarë interesi i Kosovës do të ishte që të mos koordinohemi me mbështetësit e pavarësisë se Kosovës? Kurrfarë interesi për Kosovën, veç dëme për Kosovën.

No comments:

Post a Comment

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...