2024/04/30

Prokuroria Speciale e ka ftuar në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishin.


Lajmin e ka bërë të ditur vet Durmishi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ku ndër të tjera ka shkruar se e kanë ftuar për nënshkrimin e kontratave për rrugën Prishtinë – Podujevë.


“Dëshiroj të ju njoftoj se kam pranuar një ftesë nga prokuroria speciale për intervistë me datën 8 maj 2024. Kur e mora ftesën mendova që më në fund po më ftojnë për të më pyetur për lëndën që e pata dorëzuar në prokurori speciale para gati tri viteve. Por jo, ata më kishin ftuar për nënshkrimin e kontratave për rrugën Prishtinë – Podujevë. Me gjasë dikujt po i pengon dinamika e punimeve në këtë projekt sepse gjithçka po ecën sipas planit”, ka shkruar Hysen  Durmishi.

Ai gjithashtu ka thënë se si Prokuroria Speciale fton një zëvendësministër për intervistim duke u bazuar në spekulimet e një operatori ekonomik.

Durmishi po ashtu tha se më datë 8 maj 2024 do të shkoj në Prokurori Speciale për të ju treguar që është i lumtur që është nënshkrues i kontratave për rrugën Prishtinë – Podujevë.

No comments:

Post a Comment

Vdiç akademik prof.dr.Isuf Isuf Dedushaj (10 teor 1951-01 shkurt 2025)

  Akademik Prof.Dr. Isuf Dedushaj ,PHD., u lind në fshatin Vuthaj , më 10 tetor të vitit 1951.  Shkollën fillore e mbaroi në Vuthaj dhe Guci...