2024/05/01

Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen Në fjalimin e tij të parë pas kthimit nga Nju Jorku, presidenti serb Aleksandar Vuçiq theksoi se është duke u zbatuar teoria e konspiracionit për fajin serb se pse Kosova nuk do të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës me shumicë absolute dhe se ai e di se Serbia do të humbë në votimin për rezolutën për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, por se, sipas tij, reputacioni i Serbisë megjithatë është mbrojtur. Media serbe “Danas” ka transmetuar reagimet mediave rajonale për fjalimin e Vuçiqit. “Aleksandar Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen: “Do të miratohet rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë”, është titulli i portalit Radio Sarajeva. “Ishte një konferencë shtypi tërësisht e tipit Vuçiq, pati dramë (të gjithë janë kundër nesh), një tragjedi që në fakt është fitore, standard i mirë jetese e të ngjashme”, shkruan Radio Sarajeva. Pas gjithë kësaj qëndrojnë fuqi më të mëdha dhe lojtarë më të mëdhenj, është ankuar presidenti i Serbisë, shton ky portal. “Ai përfundoi me një përrallë, e cila përdoret shpesh nga politikanët në Ballkan, dhe shkon se si vetëm në vendin e tij është super, më së miri, njerëzit udhëtojnë dhe kënaqen dhe janë të lumtur…”, thuhet në tekstin e Radio Sarajevës, transmeton Telegrafi. Portali kroat Dnevno përcjell deklaratën e Vuçiqit se Serbia e kundërshtoi rezolutën e propozuar për gjenocidin në Srebrenicë dhe pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, “që do të rezultojë me një betejë sfiduese”. Rikthimi i çështjes së Srebrenicës 'vë në siklet' Vuçiqin e Dodikun Lexo po ashtu Rikthimi i çështjes së Srebrenicës 'vë në siklet' Vuçiqin e Dodikun Pothuajse dhjetë vjet më parë, në vitin 2015, kujton ky portal, Rusia bllokoi miratimin e një rezolute që dënonte gjenocidin në Srebrenicë, e cila u propozua nga Britania e Madhe dhe u mbështet nga SHBA dhe vendet e Bashkimit Evropian, transmeton Telegrafi. Sipas këtij portali, Vuçiq ka thënë se në Nju Jork ka luftuar për “nderin dhe fytyrën e Serbisë”, ndërsa këtë vendim për rezolutën e ka vlerësuar si luftën “Davidit dhe Golitit”. “Ai shtoi gjithashtu se miratimi i rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë shërben për të kërkuar dëmshpërblime lufte nga Serbia”, shkruan Dnevno. “Vuçiq: Nuk do të poshtërohemi në OKB”, titullohet shkrimi i portalit boshnjak Big. “Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në adresim opinionit në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës së Serbisë, ka paralajmëruar betejat e ardhshme diplomatike”, transmeton ky portal RT Balkan. Index-i kroat dhe Jutarnji list raportojnë transmetojnë shkrimin e agjencisë Hina. Index transmeton deklaratën e Vuçiqit se “Kutia e Pandorës do të hapet, nga Jasenovaci e tutje”.

No comments:

Post a Comment

Konfirmohet aktakuza ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

NGA FLORI BRUQI   Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët n...