Agjencioni floripress.blogspot.com
2024/04/25
Deputeti i PD Tomor Alizoti : – Kur mediat e huaja zbulojnë ndonjë aferë korruptive… – Rama njësoj si Putini, kërkon t’i zgjidhë me telefonata problemet juridiko-penale!
Deputeti i PD, Tomor Alizoti ka reaguar në lidhje me investigimin e emisionit “Report” në Rai3 dhe ndaj reagimeve të kryeministrit Edi Rama.
Me anë të një postimi në Facebook, Alizoti thotë se Rama vepron njësoj si Putini, duke kërkuar që të problemet juridiko-penale t’i zgjidhë me telefonata.
Sipas Alizotit, njësoj si në diktaturën ruse edhe në autokracinë shqiptare çdo akuzë për korrupsion ndaj kryetarit është akuzë për të penguar zhvillimin e vendit.
“Është pikërisht kjo arsyeja që kryerilindasi i ngjan Putinit. Njësoj si ai, Rama kërkon t’i zgjidhë me telefonata problemet juridiko-penale, sepse njësoj si regjimi i Moskës edhe i gjithëpushtetshmi i Tiranës nuk ka fare frikë nga drejtësia.
Njësoj si atje, edhe këtu nuk hetohet asnjëherë Putini, por vetëm veglat e tij që dalin nga kontrolli. Njësoj si atje, edhe këtu qeverisin vëllezërit dhe miqtë e trafikantëve.
Njësoj si në diktaturën ruse edhe në autokracinë shqiptare çdo akuzë për korrupsion ndaj kryetarit është akuzë për të penguar zhvillimin e vendit.
Zakonisht, qeveria ruse, kur mediat e huaja zbulojnë ndonjë aferë korruptive akuzon demokracitë e perëndimin që “nuk duan prosperitetin e nënës Rusi”. Këtë rrugë, duket se po përdor edhe Rama, duke akuzuar RAI-n si pengesë të zhvillimit të Shqipërisë.
Në fakt ka disi të drejtë, nëse je vëllai i mikut të kartelit të kokainës dhe shefi i avokatit të trafikantëve, sigurisht zbulimi i aferave është ndalim i zhvillimit, sepse ky është zhvillimi që kërkon, për familjen, për miqtë, për bashkëpunëtorët politikë dhe të biznesit.
Njësoj si Putini dhe miqtë e tij dhe krejt ndryshe nga ata që qeverisin vendet ku transmeton RAI apo publikohet BILD…”, shkruan Alizoti.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës
Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
http://floart-press.blogspot.com/2010/10/nga-flori-bruqi-panajot-plaku-gjenerali.html Kush ishte Panajot Plaku? Biografi e shkurtër, e pë...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
-
-------------------------------------------------------------------------------------------------------- Bekim Fehmiu,aktor ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Alfabeti shqip ka tridhjetë e gjashtë shkronja dhe nga to shtatë zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, dhe 29 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, Dh,...
-
Nga Dan KOSUMI Një ngjarje e madhe e librit dhe studimeve letrare u konsiderua promovimi i librit studimor të poetes, shkrimtar...
No comments:
Post a Comment