Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/04/23

Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në BE

Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kështu i tha presidenti kroat Zoran Milanoviq, ministrit të Jashtëm shqiptar Igli Hasanit, njoftoi zyra e presidentit. “Presidenti Zoran Milanoviq konfirmoi mbështetjen e vendosur të Kroacisë për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe përsëriti besimin e tij se negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE duhet të kishin qenë tashmë në fazën përfundimtare, veçanërisht duke pasur parasysh faktin se vendi është anëtar i NATO-s për 15 vjet”, thuhet në komunikatë. “Është biseduar edhe për situatën në Evropën Juglindore, ku Milanoviq ka konfirmuar se Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e Kroacisë për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, thuhet tutje aty. Milanoviq dhe Hasani, ranë dakord se Kroacia dhe Shqipëria kanë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe.

 

Në foto presidenti Kroat -Zoran Milanoviq 

No comments:

Post a Comment

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...