Nikolla Spathari,ka lindur në Malësi të Madhe me 5. 12. 1940, ku mbaroi edhe mësimet e para. Në Shkodër bëri shkollën e mesme pedagogjike . Studimet e larta i kreu në Tiranë për matematikë. Ka filluar të botojë në vitet gjashtëdhjetë të shekullit njëzet. Në vitet shtatëdhjetë boton dy librat e parë dhe bëhet një emër i njohur në publicistikën shqiptare. Me botimin e dy librave pranohet anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Por shpejt u ngrit çeshtja e biografisë dhe gjatë rregjimit komunist i është hequr dy herë e drejta e botimit për motive politike, në 1970 dhe në 1975. Ëdhtë interesant se herën e dytë kur ju dha e drejta e botimit ju vu kushti që të mos botojë shkrime kritike, vetëm reportazhe. Për 35 vjet punoi si mësues në fshatrat e largëta të Malësisë së Madhe: Selcë, Zagorë, Reç, Bratosh, Kamicë, Koplik i Sipërm dhe në fund në Grudë të Re, megjithëse familjen e kashte në Shkodër. Por çdo e keqe ka edhe të mirën e vet, sepse për më shumë se tri dekada e sdudjoi me rrënjë jetën shekullore të malësorëve, gjë që u kurorzua me veprat e tij studimore: “ Malësia e Mashe siç e njoha umë “, “ Në këngë është edhe historia “, “ At Benedikt Dema “, “ Malësia e Madhe - tokë e një etnokulture të lashtë “ .Vepëra këto, që kritika i ka quajtur unikale,.
Aq sa lejonte rregjimi nuk e ka kursyer edhe kritikën në revistën “Hosteni “ me fejtone të herëpashershme. Ndërsa në verën e vitit 1990, kur u hap pak drita jeshile, botoi artikullin “ Paaftësia nën vellon e sektarizmit “, i cili në Plenumin e Komitetit Qëndror u quajt “ artikull, që në gazetën e Partisë i kundërvihet Partisë “.
Pas shembjes së rregjimit totalitar ka qenë themelues dhe kryeredaktor i gazetës “ BESA “ në Shkodër ( 1991 – 1993 ) dhe i gazetës letrare “ PENA “ në Durrës ( 2004 – 2005 ). Ka qenë gjithashtu reporter për Shqipërinë i gazetes “Albania Herald” (1991-1996) , që dilte në Amerikë . Nga viti 2009 e në vazhdim është drejtor i revistës
“ Vegime letrare.”.
Me fitorën e demokracisë ka qenë sekretar i Degës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për Shkodrën (1992-2004 ), sekretar i Shoqatës Atdhetare-Kultirore Kosova 1991-2005, dhe nga viti 2007 është Kryetar i Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve Durrës.
Eshtë marrë me Çeshtjën Kombëtare Shqiptare dhe në kohën e Genocidit Serb në Kosovë ka kontribuar për të strehuar dhjetra e dhjetra familje kosovare të dëbuara. Por ç’është më e rëndësishmja,” Shoqata Atdhetare-Kulturore Kosova “ bëri në atë kohë 12 orë filmime, me intervista të të dëbuarve , që vërtetonin Genocidin Serb në Kosovë dhe ja dërgoi kasetat Tribunalit të Hagës. Gjithashtu është njeri nga autorët e hartimit të dhjetra peticioneve drejtuar Organizmave Ndërkombëtarë për çeshtjen e Kosovës.
Me 7 dhjetor 2013 është pranuar anëtar i Akademisë Shqiptaro- Amerikane të Shkencave. Ka kumtuar në dhjetra sesione shkencore në Shqipëri, Kosovë dhe Ametikë.
Ka botuar deri tami 26 libra me studime, poezi, prozë, letërsi për fëmijë, publicistikë, etj., Ka në botim veprën e plotë në 16 volume. Tre volumet e para kanë dalë ng shtypi.
Tituj dhe dekorata
1) Titullin “Mjeshtër i Madh i Albanologjisë.”
2) Titullin “Profesor Doktor”.
3) Medaljem “Naim Frashëri“
4) Titullin “ Mirënjohja e Qytetit të Durrësit”,
5) Titullin “Qytetar Nderi i Malësisë së Madhe”.
Çmime
1) Çmimin “Migjen “
2) Çmimin “Mark Tuen “
3) Çmimin “ Dritero Agolli”.
4) Çmimin “Xha Deradha”.
5) Tre “Çmime të Para” në poezi.
6) Tre “Çmime të Dyta” në poezi.
7) Disa diploma dhe çertefikata mirënjoje.
LIBRAT E BOTUAR:
Vepra Studimore
1) Malësia e Mashe siç e njoha umë - Sh. B. “Idromeno”, 2001.
2) Në këngë është edhe historia. - ars PRINT, Prishtinë 2011.
3) At Benedikt Dema. - Sh. B “Jozef”, 2015.
4) Malësia e Madhe – tokë e një etnokulture të lashtë - Sh. B “Jozef”, 2018.
Poezi
1) Përtej shiut. - Sh. B “Shtjefni”, 20°3..
2) Përkohësisht e Bukur . - Sh. B “Globus R”, 2005.
3) Të shtyhet mëngjes.i - Sh. B “Globus R”, 2007.
4) S’iki dot nga kjo vjeshtë . - Sh. B “Milenjum”, 2014.
5) Bir i Diellit. - Sh. B “Jozef”, 2019.
6) Do të mbtëtet për gjithënjë Homeri (Greqisht). - Greqi, 2017.
7) Përshtatje e e Poemave Satirike të Fishtës - në proçes botimi.
Tregime
1) Kur isha Ministër – Botimet “Toena”, 1998.
2) Aventurë në Xhennet. - Sh. B “Jozef”, 2017.
Romane
1) Djemtë e dikurshëm - Botimet “Toena”, 2004.
Letërsi për fëmijë
1) Një shtyllë elektriku - SH. B. “Naim Frashëri” 1971.
2) Iku nëna u bë kështjellë - Botimet “Ada” 2010.
3) Një javë në përrallë - Botimet “Ada” 2010
4) T’lumtë i them kush e ka gjetur - Botimet “Ada” 2009.
5) Kështjellë edhe nënë - SH. B. “ Fidani” , 2017.
6) Një ditë e largët dimri - SH. B. “Naim Frashëri” 1974.
7) Tom Sojri ( Dramë, sipas motiveve të romanit të M. Tuen).
Vuri në skenë Dhimitër Orgocka , 2913.
Publicistikë
1) Letër me Adresë (Në proçes botimi)
2) Drejt Europës me gomar të Nastradinit. - SH. B. “Idromeno” 2000.
3) Ashtu siç ishte koha (Në proçes botimi)
4) Ata që mbushin vendin me mëngjese (Në proçes botimi)
5) Dyert e hapura të pranverës (Në proçes botimi)
Vepra e Plotë ( Seria)
1) 20 Volume,
2) Botuar 5 volumet e para - Sh. B “Jozef”.
Libra të botuar gjithsej - 26.
Në proçes botimi - 5. dhe 15 volume të veprës seriale.