Të marrësh penën dhe të besh një portret të poetit lezhjan Ndue Hiles duhët vërtetë shumë kohë sepse puna e aktiviteti i tij është i shumëllojshem dhe i gjithanshëm, por le të japim një tabllo sa më të shkurtër të portretit të tij letrar.
Veprimtaria e tij letrare
Ndue Hila ka qënë një bashkepunetor që në fillim të krijimit te "Koha Jonë", gazetë e përditshme e KP të Lezhës e më pas pronë e gazetarit Nikoll Lesi. Me ardhjen e tij në SHBA, ai është aktivizuar gjërësisht në masmedian elektronike në internet, është bashkëpuntor i revistës "Jeta katolike" që del në New York, është gazetar i " Zëri i Shëna Ndout" që botohet në Kosovë etj.
Ndue Hila shkruan poezi, tregime, romane, etj.
Ka botuar këto libra:
“E gjeta ku ta shkruaj emrin tënd”. Poezi
“Meteor dhembjesh”. Poezi
“Vraje vetminë” Poezi
"Shungullimat e heshtjes" Poezi
“Kitaristi i kabarese” Tregime.
“Humbësi i emrit” Roman.
“Heroi i dy Kontinenteve” Monografi
- Është antar i shoqatës shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë.
anëtar i shoqatës ndërkombëtare të poetëve (International Society of Poets),kandidat i PEN amerikan Center, anëtar i klubit të shkrimtarve "Drita" me qëndër në Greqi, anëtar i AAAS-it në New York etj.
- Pjesemarres ne Antologjine "Zera te pa arritshem" me 195 poet nga e gjithe bota, botuar nga shoqata nderkombetare e poetve, (International Society of poets) ne muajn dhjetor 2006.
- Pjesmarres ne antologjine letrare "Gjuha e dashurise poetike" me poet shqiptarë ne emigracion, botuar ne Itali korrik 2006.
- Pjesmarres ne antoligjine "Bota S'ka Gjume", me poetë Shqiptarë në shtetin e Michigan-it
- Pjesmarrës në antologjinë " Perëndim i Malluar' me poetë shqiptarë në SHBA
- Për arritje të larta në poezi është nderuar më 23 korrik 2006 nga Shoqata Ndërkombëtare e poetëve, me Trofe (Kupë) dhe Medaljen e Bronxët.
- Është nderuar në muajn Nentor 2006 nga libraria ndërkombëtare e poetve ( Poetry.com dhe International Library of Poetry) me çmim special, në poezi.
- Një poezi e tij është në CD me 33 poetët nga e gjithë bota.
- Është nderuar me çmimin e tretë në poezi, në konkursin poetik "Kadmus" organizuar nga Klubi i Shkrimtarve "Drita" në Greqi, 2006.
Ndue Hila nuk e filloj krijimtarine e tij kur filloj jetën e veshitirë të emigrimit. Ai krijimtarine e ka filluar qe në moshën e tij rinorë
Mos botimi i ndonjë libri në kohën që ka qënë në Shqipëri, krahas ndonjë prablemi tjeter që tani dihët nga të gjithë, justifikohet me gjëndjen ekonomike, dhe mos përkrahjën nga drejtuesit e sistemit që poezitë etij tingllonin jo mirë vende- vende.. Kjo plage e gjithe kombit dhe në veçanti e disa krijuesve shqiptar.
Ndue Hila botojë monografine kushtuar heroit me të ri shqiptaro-amerikan, birit lezhjan Gentian Marku, vrarë në Irak me 25 nëntor, 2004 në përpjekje me terrorin Irakian.
Poet i Dhimbjes
Poezitë dhe shkrimet e Ndue Hilës rrjedhin nga brengat dhe brazdat e shpirtit sa të vuajtur aq dhe serioz e human në këtë botë ku dreqer e politikanë janë ulur bashkë, sidomos në Shqipëri...
Ah, kjo botë e lodhur deri në pafundësi
Qielli është i erret, pus i zi,
Lulja është mbytur në gjak
Në këtë botë ku politika
Është ulur këmbëkryq në një sofër
Me dreqërit prapë!
Edhe kur i këndon dashurisë, Ndue Hila të jep përshtypjen që dashuria në kohën e rinisë së tij është paguar shtrenjtë...Ndoshta!
Në bukurinë e saj rri i përkundur,
Si në të ëmblin gjumë..
Megjithëse pasionin e dua
Por shpirti më dhemb shumë...
Ndue Hila emigroi në Amerikë në një moshë të vështirë dhe nga një vënd që në rininë e tij të mësoje anglisht ishte tradhëti! Kështu që përsëri atij nuk ju ndanë vështirësitë dhe si pasojë edhe vuajtjet në "Tokën e Premtuar".
Pak fjalë në anglisht
i përdorja me zor,
qeshje me mua
Kur kërkoja në fjalor!
Ndue i këndon brengës, hallit, dhimbjes, vuajtjes,...të gjitha atyre anëve negative që e bëjnë jetën e njeriut tamam si një "Meteor Dhimbjesh" i cili humbet tamam si "Humbësi i Emrit" në kohën që "Kitaristi i Kabaresë" këndon këngën e pijanecit me zërin që i dridhet nga emocionet dhe "Shpirti që Vajton."
Në librat e tij Ndue Hila s'ka harruarë pa përmëndur asnje dhimbje që ka parë dhe ndjerë. Nuk ishte befasuese për mua kur pashë dhe një poezi për komisarin tim, pilotin Luto Sadiku që u dogj i gjallë para syve të mij! Prandaj them se atje ku është dhimbja jonë atje është dhe miku i mirë Ndue.
Ai në çdo libër na ka dhënë fuqishëm shkollën akademike të dhimbjes njerzore ku për provim të fundit, poeti dhe shkrimtari Ndue Hila, ka lënë vdekjen!
Ndue Hila, të lumtë!
Është krenari që një poet shqiptar dhe në veçanti, një poet lezhian nderohet me çmime të tilla që (me aq sa di unë) janë të parat e këtij lloj në Amerikë për shqiptaret.
Nga ne Shqiptaret duhet përdorur më tepër forca e fjalës për të thënë diçka mbi këta njerëz që po përfaqësojnë kombin tonë në arenën ndërkombëtare, duke rritur jo vetëm pristigjin e tyre personal por mbi të gjitha nderin tonë dhe të mbarë kombit shqiptar si komb me kulturë dhe i emacipuar.
I tille është edhe poeti Ndue Hila i cili po ngjit shkallët e tij poetike me një pjekuri dhe dinjitet edhe në vedin ku ai si fillim "bisedonte me fjalor në dorë."
Unë i uroj suksese dhe gjithmonë përparime në këtë rrugë sa të vështirë aq edhe të bukur, poetit Ndue Hila i cili i këndon sa vëndlindjes së tij edhe emigracionit nëpermjet vargut plot dhimbje e brengë dhe mjekon plagën e madhe të kombit shqiptar me një ngushëllim të pashoq.
Njëkohësisht si lezhian, ndihem krenar se Shkolla Poetike e Lezhës vazhdon të nxjerr përsëri talente të cilet po përfaqësojnë me dinjitet kudo ku ndodhen dhe po bëhen krenaria jonë.
Suksese Z. Ndue Hila në rrugën sa të vështirë por edhe të bukur të krijimtarisë letrare.
Ndue humanist dhe veprimtar shoqëror
Çdo shqiptar që ka ardhur vitët e fundit në shtetin e Michiganit (ku banon Ndue) po ta pyesesh për Ndue Hilën, është e pamundur që të mos e njohë sepse ai çdo njërit që e degjon se ka ardhur emigrant i ri, shkon pranë dhe perpiqet që me mundesit e tij ta ndihmojë të futet në jetën e vështirë të emigrantit me sa më pak probleme.
Motoja e tij është: “Vuajtjet e mija te fillimit dua të të mos i ketë asnjë shqiptar; të gjithë jemi vëllezër.”
Ai ka pritur dhe mbajtur në shtëpinë e tij shumë miq nga Lezha dhe nga vise të tjera të Shqipërisë për të cilët ka dhënë kontributin e tij për punë, strehim, shkollim dhe ç'fardolloj ndihme tjetër humane. Mua më kujtohet një rast kur Ndue mbajti në shtëpi një çift për tre muaj falas dhe kur ata dolën nga shtëpia e tij nuk i folën më me gojë! Ishte ajo kohë kur ne diskutonim për mosmirënjohjen që është shumë e rëndë ndër miq dhe unë atë kohë shkrojta një poezi, "Zogun që mbajta në shtëpi", e cila u prit shumë mirë në publik, e që ua pata kushtuar këtyre mosmirënjohësve.
Nuk dua të harroj punën e madhe që shoku im Ndue Hila pati bërë për ushtarin amerikan me origjinë nga Lezha, Gentian Marku, i cili u vra në Irak duke luftuar me terrorin e atjeshëm.
Nën këmbënguljen e tij sot në Lezhë një rrugë mban emërin e Gentianit, po ashtu dhe shkolla në fshatin e tij të lindjes.
Jeta shumë e vështirë për një emigrant që emigron në moshë relativisht jo të re bën që tek ky emigrant të lindin strese të cilat për mendimin tim janë burimi i të gjitha të këqijave që na vijnë në jetë. Stres-emigrimi është si ai buldozier i fuqishëm që shkul një pemë nga një vënd ku ka jetur dhjetra vjet dhe kërkon ta mbjellë në një vënd tjetër ku, shpesh kjo pemë ka veshtirsitë e saja për të rizenë. Edhe Ndue Hilen, te cilin unë e mbaj mend të ri e të fuqishëm në Lezhë, ku atë freski dhe dinamizem, çuditërisht, ai e ruan edhe sot pas disa vitesh pune dhe stresi, si të gjithë ne emigrantët kudo që jemi shperndare per hallet e jetës.
Ndue Hila nuk është vetëm një shok e mik i mirë që duhet pasur zili, por ai është edhe një familjar shëmbullor. Fëmijët e tij janë nxënës shumë të mirë dhe të edukuar, kështu që një nga fëmijet e tij i është dekoruar me “Medaljen e Arit” nga vetë Presindenti i SHBA Xhorxh W. Bush.
- Këtë sakrificë që kam ardhur këtu e bëra për fëmijët e mij, - më thotë Ndue Hila shpesh, - dhe për këtë arratisje bëj fajtor politikën shqiptare e cila në vend që të punojë për një Shqipëri të begatë punon për begatinë e politikanëve hajdutë që kanë për piksynim vetëm fitimin dhe paratë!
- Kjo politikë deri diku e mbrasht ka berë që trurin dhe zemren e atdheut tone të dashur të shfrytëzojnë shtetet e ndryshmë të botës dhe shteti ynë drejtohet nga makina e vjeter tani e dalur boje.
Megjith këto vështirsi lodhje dhe stresi Ndue Hilen nuk e kanë penguar që ai të gjejë kohë dhe të shkruajë me ndjenjat e zemrës për vendlindjen, hallat, brengat, dashurinë jetën e progresin në vendin tonë. Le ti sjellim disa vargje nga poezitë e tij pë të illustruar më mirë këtë mendim.
Me merr malli me e përkëdhelë
Atë tokë që ka ngel djerrë e shkreta
Që shiu dhe vesa bukur e kanë lagështitë
Se po të punohej me duart të hekurta
Njomishtë të reja kishtë me çilë.
..................................................
Për të realizuar këtë do duhën:
Shkencëtarë,
Arkitektë,
Astronomë,
Njerëz.
E di se për çdo gje duhet punë, për vite e vitë
Ku çdo njëri pa frikë duhët të jetë,
Pjese e asaj që gjithmonë quhët.
Ripërtëritje.
Ndue Hila ka shumë antipati për politikën e majtë dhe të djathtë shqiptare dhe shumë vrejtje për elektoratin e tyre që nuk dinë tu thonë ndal liderëve të korruptuarë por u bejnë llozhë duke munduar ti nxjerrin sytë njeri-tjetrin dhe pushtetarët me të marrë pushtetin harrojnë atë çfar kanë premtuar!
Poeti Agim Baceli , thotë :
..."Nje dite me shi kur unë ndihesha shumë i vetmuar, i mbërthyer nga rebeshi në një nga McDonald-et e shumta të Manhattan-it, po mendoja i trishtuar pse nuk isha në vëndin tim? Atje edhe shiu është më ndryshe pasi e zbutin zërat e gëzuarë të atyre që hanë e pinë pa e vrarë shumë mëndjen për të nesërmen. Shqiptarët janë shumë miqësorë dhe shumë funny (të gëzuar) me gjithë fukarallëkun e tyre. Këtu stë flet kush, stë begenis siç i themi ne korçarët. Këtu s'bën dot asnjë mik e shok, ndoshta vetëm për pak çaste!
Po mendoja këto gjëra kur një dorë e lagur më fërkoi kokën ashtu siç dinë të bëjnë vetëm shqiptarët. Kthej kryet dhe ç'të shoh! Miku dhe shoku im lezhian, Ndue Hila po më prishi trishtimin dhe vetminë!...", thotë Baceli....
Flori Bruqi