Prof. Dr. Isak Shema
Është i lindur më 10.02.1940 në Beguncë,Komuna e Vitisë, Republika e Kosovës.
Kolegjit Mbretëror " ILIRIA" në Prishtinë. Është doktor i shkencave filologjike i Universitetit të Prishtinës..
Derisa vepra “Identitete letrare I” përmbledh studime letrare të prezantuara në manifestime kulturore, arsimore dhe shkencore, ku shquhet identiteti kombëtar i letërsisë shqiptare dhe karakteri universal i saj, në veprën “Kultura dhe identitete letrare” janë përfshirë punime, vështrime dhe recensione të shkruara nga autorë bashkëkohës për krijimtarinë shkencore në fushën e shkencës së letërsisë të profesorit të mirënjohur shqiptar Dr.sci. Isak Shemës. Të dy librat janë promovuar në organizimin për nder të ditëlindjes dhe të veprimtarisë arsimore, kulturore e shkencore të Isak Shemës, i cili ka shkruar kritika për shumë shkrimtarë të letërsisë shqipe. Shema është shprehur falënderues për këtë organizim.
Studiuesi i spikatur shqiptar Isak Shema ka realizuar procesin mësimor shkencor në shumë breza të studentëve të degëve filologjike të Fakultetit të Filologjisë. “Gjatë aktivitetit të frytshëm shumëvjeçar, ka dhënë ndihmesë të çmuar në zhvillimin e arsimit, të formimin dhe aftësimin e brezit të ri.
Akademik Prof.Dr. Rexhep Qosja për profesorin Isak Shema , thotë ""... Isak Shema është protagonist shumë i rëndësishëm i arsimit shqiptar në Kosovë. Si studiues i letërsisë nuk ka qenë kronikat, por e para ka qenë historian i letërsisë, i cili i ka përzgjedhur autorët për të cilët ka shkruar, ka përzgjedhur çështjet për të cilat ka shkruar, temat me të cilat është marrë dhe kjo e karakterizon krejt krijimtarinë e tij”, ka thënë Qosja. Sipas tij, Isak Shema është studiues dhe historian i letërsisë që lexohet me kujdes të veçantë dhe i cili ka kontribuar në mënyrë të veçantë kulturës së leximit në përgjithësi në botën shqiptare.
Libri “Identitete letrare I” është e strukturuar në katër kapituj, që përbëjnë kontribute të ndryshme. Si thotë ai, dy kapitujt e parë trajtojnë lëndën letrare, derisa i treti merret me aspektet e shkencës së letërsisë, kapitulli i katër përmban materie bibliografike. “Në njëfarë mënyre gjen këtu tonalitetin e letërsisë si krijimtari, si studim, interpretim, por edhe bazën e saj burimore.
Koncepti i përgjithshëm i identitetit që autori e ka vënë në titull është themelor në ekzistencën e njeriut në kuptimin më të mirëfilltë në veprimtarinë e tij jetësore të çdo lloji, ekonomike, prodhuese, arsimore, kulturore, shkencore dhe letrare. Koncepti, identiteti letrar është themelor si për shkrimtarin që shkruan veprën, ashtu edhe për studiuesit që i interpreton ato, sepse sintetizon origjinalitetin, dallueshmërinë prej të tjerëve në tërësinë e bashkësisë së vet, kurse përtej bashkësisë së vet shfaq dallueshmërinë në rrafshin kulturor universal.
Pra, “Identitete letrare I” dhe “Kultura letrare bashkëkohore” janë komplekse gjithëpërfshirëse. “Një autobiografi e autorit dhe një biografi e vet letërsisë shqiptare në kohë të ndryshme, si dhe hapësirat ku është krijuar”, ka thënë Gashi, duke shtuar se në të dy veprat e promovuara, por edhe me të gjitha veprat e mëparshme, Shema ofron informacione, analiza dhe interpreton vepra që kanë qenë bërthamë dhe superstrukturë shpirtërore e shoqërisë së kësaj hapësire.
Prof.Dr. Shyqri Galica, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, ka thënë se në botimin “Kultura letrare bashkëkohore” janë përfshirë punime interesante që vlerësojnë veprimtarinë kërkimore, pedagogjike të profesor Shemës, sidomos botimet e tij, duke artikuluar vlerat e studimeve në rrjedhën e tyre diakronike e sinkronike, pikëpamjet synimet e konceptimet e dukurive letrare, artistike dhe të figurave të veçanta ndërtohen me atë përkushtim e dashuri duke i bërë të plota, edhe si krijues, edhe si intelektual. “Veprat e profesor Isak Shemës janë vlerësuar si punime historiko-letrare, mësimore e shkencore me nivel, kurse autori si pedagog, studiues i letërsisë dhe para se gjithash mbledhës dhe hulumtues i zellshëm i të dhënave pa të cilat nuk mund të realizohet një projekt shkencor”, ka thënë Galica.
Isak Shema ka thënë se iniciativa që Lidhja e Shkrimtarëve ta botojë librin “Kultura letrare bashkëkohore” është e profesor Shyqri Galicës, i cili është angazhuar personalisht për këtë. “Unë mendoj se është realizuar një botim, i cili ka domethënie më të gjerë sesa një vepër për ta lexuar, sepse aty është në një mënyrë edhe kultura letrare bashkëkohore në rrjedhat e sotme teorike, praktike, por edhe ajo që në njëfarë mënyre është zhvilluar vite me radhë”, ka thënë Shema.
Kohë më parë u bë përururimi i librit më të ri nga Isak Shema që gjurmon në veprimtarinë e figurës së njohur të Faik Konica. “Veprimtaria e Faik Konicës Bruxelles 8960-1902”.
Përmes evidentimeve, analizave, teksteve të ribotuara, përshkrimeve e gjurmimeve nëpër arkivat e Brukselit, libri sjell shumë aspekte të jetës politike e letrare të Konicës.
Interesimet e vijueshme të profesor Isak Shemës për personalitetin e Faik Konicës janë të kahershme dhe gjithçka është kurorëzuar në këtë libër duke përfshirë edhe hulumtime në qytetin e Brukselit ku jetoi për disa vite Faik Konica.
Ndonëse libri është rezultat i interesimeve dhe studimeve të kahershme, ai merr shkas dhe përplotësohet edhe nga fakti se vitin e kaluar profesori Shema ka bërë një hulumtim të përgjithshëm në arkivin mbretëror në Bruksel lidhur me aspekte të jetës së Faik Konicës për kohën sa qëndroi në këtë qytet dhe veprimtarinë e tij shkrimore në ditët e përmendura. Materialet e marra në këtë arkiv qartësojnë më mirë qëndrimin e autoriteteve të kohës, intrigat që thureshin rreth Faik Konicës dhe në masë të madhe edhe shkakun e lëvizjes së tij drejt Londrës. Marrë parasysh faktin se rreth tij, në të kaluarën, është qëmtuar me kujdes dhe me interesim të shtuar është mbledhur dhe publikuar lënda dokumentare, konsiderojmë se, qoftë edhe ndonjë e dhënë e re, e arsyeton punën dhe mundin e investuar në këtë drejtim ”, tha Matoshi. Ai tutje shtoi se libri përbëhet nga tri tersi të posaçme që kanë të përbashkët objektin studimor. Ai tutje tha se punimet studimore të Isak Shemes janë ndihmesë e çmueshme për njohjen e jetës dhe veprës së Konicës.
Natyrisht ka edhe të dhëna dokumentare për jetën familjare të Konicës, sikurse është certifikata e lindjes e të birit Henrikun të cilin e kishte sjellë në jetë me bashkëjetuesen e tij Sophie Annette Hygo. Pastaj vend me rëndësi zë edhe një akuzë që pranë autoriteteve të sigurisë i bëhej nga një zonjë angleze, e cila pretendonte se e bija e saj, Marie Forbes – Rodhna, po mashtrohej për qëllime përfitimi material nga ky anarkist revolucionar, por që diçka e tillë nuk ishte vërtetuar nga organet kompetente.
Profesori Isak Shema në librin e tij me titull “Veprimtaria e Faik Konicës Bruxelles 8960-1902”, ofron dokumente të njohura dhe të panjohura për jetën edhe veprimtarinë e Konicës. Ai tha se pjesë e rëndësishme e librit është përfshirja e disa dokumenteve arkivore nga Brukseli, ku përfshihen shkresa, dokumente dhe telegrame, intervista, komente e artikuj të ndryshëm.
Dokumentet janë pjesa më e madhe në gjuhën shqipe dhe disa janë në gjuhën frënge dhe janë edhe disa shkrime në gjuhën angleze dhe disa në gjuhën frënge. Qëllimi kryesor i profesorit Shema është që ta vendos në pah veprimtarinë edhe politike edhe publicistike edhe letrare por edhe diplomatike të Konicës. Prandaj veprimtaria kulturore, letrare gjuhësore e publicistike e Konicës është e gjerë dhe e shumanshme kështu që profesor Shema e ka sistemuar pjesën më të rëndësishme sidomos në pjesën e tretë të veprës.
Libri i Isak Shemës dëshmon se Faik Konica me punën e tij të zellshme dhe këmbëngulëse në të gjitha fushat shoqërore, kulturore e letrare zë vend nderi në historinë kulturore shqiptare, ndërsa tutje Islamaj shtoi se aty zë vend edhe dashuria e tij për historinë, kulturën dhe gjuhën shqipe.
Libri i kushtohet një prej personaliteteve më të shquara në kulturën shqiptare, Faik Konicës përkatësisht veprimtarisë së tij letrare, kulturore e gjuhësore gjatë kohës sa ishte në Bruksel, kohë vetëm gjashtë vjeçare por e pasur dhe e ngjeshur me veprimtari patriotike, kulturore letrare.
Autori Isak Shema ka një porosi për lexuesit e librit :
“Qëllimi ynë ka qenë që të vazhdohet procesi i studimeve dhe të plotësohen ato tema dhe ato aspekte të jetës dhe krijimtarisë së Konicës, unë besoj që vepra ka lenë një përshtypje te lexuesit dhe lexuesit ta kenë librin dhe jo vetëm brezi më i hershëm por edhe brezi më i ri”.
Veprat e botuara:
Aspekte të letërsisë, “Rilindja”, Prishtinë, 1985;
Vrojtime letrare dhe artistike, “Rilindja”, Prishtinë,1995;
Vlerësime të letërsisë shqiptare, “Rilindja”, Prishtinë,1996;
Procedime letrare,” Rilindja”, Prishtinë, 1999;
Çështje të arsimit kombëtar shqiptar, “Libri Shkollor”, Prishtinë,2000;
Josip Rela- jeta dhe vepra, “Dukagjini”, Pejë, 2002.
Metodologji dhe teknikë e punës shkencore (Dispensë), 2004.
Letërsia shqiptare e shekullit XX, “Rozafa”, Prishtinë, 2005
Ismail Kadare fitues i Çmimit The Man Booker International Prize 2005, “Onufri”, Tiranë, 2006
Studime letrare, Prishtinë, 2008
Shkrimi akademik, Dorëshkrim, 2012
Studime dhe vështrime kritike letrare, Dorëshkrim, 2013
Etj.
BIBLIOGRAFI:
Bibliografi e kritikës letrare shqiptare 1944-1974, (Bashkautor Ibrahim Rugova), Instituti
Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1976. Ribotoi Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i Kosovës, Prishtinë, 1997;
Bibliografitë e letërsisë dhe të kritikës letrare shqiptare, në “Procedime letrare, Prishtinë 1999
Lexim letrar I, (Bashkautor Latif Berisha), ETMM i Kosovës, Prish-tinë, 1977;
Lexim letrar II, (Bashkautor Latif Berisha), ETMM i Kosovës, Prish-tinë, 1979;
Përgatitja e botimeve:
Hasan Mekuli: Romani shqiptar, “Libri shkollor”, Prishtinë, 2000 (Librin e kanë përgatitur:
Vehap Shita, Isak Shema).
Latif Berisha: Vepra, Fakulteti i Filologjisë, Prishtinë, 2002 (Librin e kanë përgatitur:
Isak Shema, Nuhi Rexhepi dhe Sali Bashota
Grup autorësh: Universiteti dhe shoqëria bashkëkohore, Prishtinë, 2003
BOOKS
Literary Aspects , Rilindja, Prishtinë, 1985;
Literary and artistic surveys, Rilindja, Prishtinë,1995;
Surveys of the Albanian Literature, Rilindja, Prishtinë,1996;
Literature proceedings, Rilindja, Prishtinë, 1999;
Albanian national education issues, Libri Shkollor, Prishtinë,2000;
Josip Rela- The life and work, Dukagjini, Pejë, 2002.
The methodology and technique of the scientific work (Dispensë), 2004.
Albanian Literature of the XX-th century, Prishtinë, 2005
Ismail Kadare winner of the Man Booker International Prize 2005, “Onufri”, Tiranë, 2006
Literature studies, Prishtinë 2008
Shkrimi akademik, Dorëshkrim, 2012
Studime dhe vështrime kritike letrare, Dorëshkrim, 2013
Bibliography
The bibliography of the Albanian literary criticism 1944-1974, (Bashkëautor Ibrahim Rugova),
Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë,1976. Ribotoi Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i Kosovës, Prishtinë, 1997;
The bibliography of the Albanian literary criticism, in “Procedime letrare, Prishtinë 1999
School BOOKS
Literary reading I, (Bashkautor Latif Berisha), ETMM i Kosovës, Prishtinë, 1977;
Literary reading II, (Bashkautor Latif Berisha), ETMM i Kosovës, Prishtinë, 1979;
PUNIMET SHKENCORE NË KONGRESE, KONFERENCA DHE NË SEMINARE SHKENCORE NDËRKOMBËTARE
Konferenca e 7-të Ndërkombëtare e Institutit të Sociologjisë
“Identiteti, imazhi dhe kohezioni social në kohën tonë të ndërvarësisë”,Vlorë –Shqipëri, 26-27 nëntor 2012, Në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. International Conference:”Identity, Image & Social Cohesion in the time of Integrations and Globalization”
Kumtesa:“Vlora dhe identiteti kombëtar në poezinë e Fatos Arapit dhe të Ali Podrimjes
Konferenca shkencore e organizuar nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisëë e Kosovë dhe Komuna e Vitisë- Drejtoria e Arsimit. Tema: ARSIMI SHQIPTAR NË NJËQINDVJETORIN E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË, Viti, më 23 nëntor 2012
Kumtesa: “Arsimi shqiptar në njëqindvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë’
Takimi i Shtatë vjetor ndërkombëtar i Institutit Alb-Shkenca ,Shkup, 29 – 31 gusht 2012 Kumtesa: “Periodizimi i studimeve letrare shqiptare”
Seminari XXXI Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Prishtinë,Prishtinë,13-25.08.2012
Kumtesa (Në kuadër të Tryezës së Seminarit kushtuar 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë): Poezi për Isa Boletinin
Seminari XXX Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Prishtinë,13- 25 .08. 2011 Kumtesa: Proza e Ramadan Rexhepit
Seminari XXIX Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Prishtinë, 16-27.08.2010
Kumtesa: Versionet e poezisë së Ismail Kadaresë
X CONGRÈS INTERNATIONAL D`ÉTUDES SUD-EST EUROPÉENES Paris 24-26 shtator 2009
Në kuadër të temës bosht « L’homme et son environnement dans le Sud-est européen (les populations, les moyens de travail, la production, les moyens de communication).Paris, 25 shtator 2009
FAIK KONICA – PERSONNALITÉ ILLUSTRE DE LA CULTURE ALBANAISE ET EUROPÉENE
Faik Konica, a distinguished personality in Albanian and European culture
– IX CONGRÈS INTERNATIONAL D`ÉTUDES SUD-EST EUROPÉENES
Tiranë, 30 gusht- 3 shtator 2004
Titulli i punimit shkencor:
LES MOUVEMENTS LITTÉRAIRES DANS LA LITTÉRATURE ALBANAISE DU XXe SIÈCLE
LËVIZJET LETRARE NË LETËRSINË SHQIPTARE TË SHEKULLIT XX
– SEMINARI XXII NDËRKOMBËTAR PËR GJUHËN, LETËRSINË DHE KULTURËN SHQIPTARE
THE XXIII INTERNATIONAL SEMINAR FOR ALBANIAN LANGUAGE, LITERATURE AND CULTURE
Prishtinë, 16.VIII-27.VIII 2004
Titulli i punimit shkencor:
SHEKUJT LETRARË TË LETËRSISË SHQIPTARE
/ Në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare kam marrë pjesë me ligjërata, referime shkencore ose me kumtesa në sesionet shkencore në të gjitha seminaret (23) e organizuar në Prishtinë dhe në Tiranë që nga viti 1974 dhe deri më 2004/
– SEMINARI SHKENCOR
I ORGANIZUAR NGA UNIVERSITETI I TIRANËS (DEPARTAMENTI I LETËRSISË I FAKULTETIT TË HISTORISË DHE TË FILOLOGJISË)
Tiranë, 3.5.2004
FENOMENI I AVANGARDËS NË LETËRSINË SHQIPTARE
Titulli i punimit shkencor:
KONCEPTE TË AVANGARDËS NË LETËRSI
– SEMINARI V NDËRKOMBËTAR PËR STUDIMET ARBËRESHE
V SEMINARIO INTERNAZIONALE DI STUDI ITALO-ALBANESI
/ FIGURA DHE VEPRA E J. DE RADËS/ 100 Vjetori i vdekjes 1903-2003
Itali, Cosenza, 2-5 tetor 2003
Titulli i punimit shkencor
VLERËSIME TË FAIK KONICËS PËR VEPRIMTARINË E JERONIM DE RADËS
– KONFERENCA SHKENCORE
Organizuar nga Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”
Shkodër, 2003
Titulli i punimit shkencor:
KONTRIBUTI I ERNEST KOLIQIT PËR ZHVILLIMIN E ARSIMIT NË KOSOVË
– KONFERENCA SHKENCORE
UNIVERSITETI DHE SHOQËRIA BASHKËKOHORE
SCIENTIFIC CONFERENCE
UNIVERSITY AND CONEMPORARY SOCIETY
Prishtinë, 16-17 nëntor 2002
Titulli i punimit shkencor:
UNIVERSITY AND CONTEMPORARY SOCIETY
– SIXIEME CONGRÈS INTERNATIONAL D`ÉTUDES DU SUD-EST EUROPÉEN
Sofia 30 gusht – 5 shtator 1989
Titulli i punimit shkencor :
LATHÈME DE LA GEURRE DE LA LIBERATION NATIONAL DANS LE ROMAN CONTEMPORAIN ALBANAIS EN YOUGOSLAVIE
TEMA E LUFTËS PËR ÇLIRIMIN KOMBËTAR NË ROMANIN BASHKËKOHOR SHQIPTAR NË JUGOSLLAVI
– KONFERENCA SHKENCORE E 100-VJETORIT TË LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT
LA CONFERENCE SCIENTIFIQUE CONSACRE AU 100 —ANNIVERSAIRE DE LA LIGUE ALBANESE DE PRIZREN
Prishtinë, 6-9 qershor 1978
Titulli i punimit shkencor:
TRAJTIMI I TEMËS SË RILINDJES KOMBËTARE SHQIPTARE NË ROMANIN TONË TË SOTËM
LA FAÇON D`ABORDER LE THÉME DE LA RENAISSANCE ALBANAISE DANS LE ROMAN D`AUJORD`HUI
– INSTITUTI ALBANOLOGJIK I PRISHTINËS
PERIODIZIMI I LETËRSISË SHQIPE
Prishtinë, 1974
Titulli i punimit shkencor
TË DHËNA TË REJA LIDHUR ME BOTIMIN E REVISTËS “ALBANIA” NË BRUKSEL (1897-1902)
NOUVELLES DONNÉES SUR LA PUBLICATION DE LA REVUE “ALBANIA” A BRUXELLES (1897-1902)
_IV CONGRÈS INTERNATIONAL D`ÉTUDES DU SUD-EST EUROPÉEN
Ankara, 1979
Titulli i punimit shkencor
LE DEVELOPPEMENT DE LA LITTÉRATURE CONTEMPORAINE ALBANAISE
ZHVILLIMI I LETËRSISË BASHKËKOHORE SHQIPTARE
– III CONGRÈS INTERNATIONAL D`ÉTUDES DU SUD-EST EUROPÉEN
Bucarest, 4-10 septembre, 1974
Titulli i punimit shkencor:
L`INNFLUENCE LITTÉRAIRE DE MAXIME GORKI SUR LA FORMATION DE L`ÉCRIVAIN STERJO SPASSE
NDIKIMI LETRAR I MAKSIM GORKIT NË FORMIMIN E SHKRIMTARIT STERJO SSPASE
Athinë 7-13 maj 1970
Titulli i punimit shkencor
LE SUJÉT DE LA LUTTE DE LA LIBERATION NATIONAL DANS LES ROMANS DE HIVZI SULEJMANI
TRAJTIMI I TEMËS SË LUFTËS PËR ÇLIRIMIN KOMBËTAR NË ROMANET E HIVZI SULEJMANIT
Flori Bruqi