2019-11-13

Prof.Dr.Muharrem Carrabregu(1945-2017)


Rezultati i imazhit për Muharrem Carabregu

Prof. Dr. Muharrem Cërabregu u lind më 14.02.1945 në Pejë, ku kreu shkollen fillore dhe të mesme. Fakultetin Filozofik, dega e Gjeografisë , e kreu në vitin 1968 në Prishtinë, ndërkaq studimet pasuniversiatre i mbaroi në Fakultetin e Shkencave Mtemetike - Natyrore në Zagreb në vitin 1971. 

Gjithëashtu në këtë fakultet mbrojti edhe tezën e doktoraturës në vitin 1975 nga sfera e hartografisë. Punën e filloi si asistent në fakultetin Filozofik , Seksioni i Gjeografisë , në vittin 1970, pastaj u zgjodh ligjërues, docent dhe në vitin 1982 profesor inordinar për lëndën Hartografia, Gjeografia Matematike dhe Aero kozmo foto interpretimi.

Si bursist i fondacionit të Fulbrightit dy vite shkollore ( 1977/78 dhe 1984/85) qëndroi në SHBA me qëllim specializimi nga fusha e hartografisë dhe aerokozmofotointerpretimit. Ka marrë pjesë në shumë tubime shkencore dhe profesionale në qendrat ballkanike, evropiane dhe amerikane me punime dhe kumtesa.

Muharrem Cërabregu ka botuar më se 90 studime dhe artikuj dhe disa tekste universitare dhe botime të veçanta nga lëmia e hartografisë dhe e gjeografisë shoqërore.


Publikimet e tij më të rëndësishëmme janë:

Kosova në hartat e vjetra – kontribut gjeografisë historike të kosovës ( 1977),


Hartografia( 1978),

Aero kozmo foto interpretimi (1983),

Gjeo dhe hartolinguistika (1990),

Historical geography of Albania-kosova-Çamëria ( 1997),

Distortinism in Historiography (1996), etj.


Prof.Dr.Muharrem Carrabregu , si   gjeograf dhe hartografi ishte kundërshtues i madh i versionit të tanishëm të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.



Vdiq gjeografi  Muharrem Carabregu

Për vdekjen e  Akademikut dhe profesorit të mirënjohur   Muharrem Carrabregu  u organizua  mbledhje komemorative me datë 05.05.2017, në ora 11:00, në lokalet e Fakultetit.Ishte i cili u varros në Prishtinë  më datën  04.05.2017  në ora 13:00.


Flori Bruqi

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...