Skënder Tafaj ndërroi jetë me 4 gusht të vitit 2017. Gazetat e ditës dhe portale të ndryshme e percollën me lajme të shkurta vdekjen e tij, pa u thelluar në jetën dhe vlerat e aktorit. Televizionet tona thuaja fare pak informuan për jetën dhe vepren e tij. E ndonjë medium televiziv nuk e përmnedi fare. Institucionet tona të brishta aq më pak ose hiq fare. Miqtë dhe shokët e tij bashkëpunëtorë të teatrit dhe filmit, nga Prishtina, nuk morën morën pjesë në Mbledhjen Komemorative, as në varrimin e tij.
Kosova mbeti pa birin e kësaj toke, artistin e madh Skënder Tafaj. Ai u rrit dhe edukua në familjen e Hajdar Tafaj në Isniq, në odën ku shquhej si prioritare e dijes, traditës dhe historisë, kryesisht nga axha i tij, Keqë Tafa.
Tregimet e pashkruara dhe ato të gojëdhënave të kësaj ode mbetën ndër burimet më të bollshme për historinë e fshatit tonë dhe të figurave historike.
Skënder Tafaj u lind me 8 maj 1947 në fshatin Isniq nga një familje bujare dhe patriotike, e dëshmuar për vlera të mirëfilta kombëtare. Shkollën fillore, Skënder Tafaj e kreu në vendlindjen e tij në Isniq për të vazhduar me Shkollen normale “Ali Hadri “ në Pejë dhe më tutje në SHLP drejtimin e Dramaturgjisë në Universitetin e Prishtinës.
Pas perfundimit të studimeve u angazhua ne Teatrin Kombëtar në Prishtinë 1969, ku punoi deri në vitin 1989. Në atë kohë u përndjek nga UDB- ja serbe për aktivitetet e tij ilegale për krijimin e shtetit të pavarur të Republikës së Kosovës, ku u detyrua të emigroi në Zvicër, ku qëndroi deri kto vitet e fundit. Bri pëpjekje te rikthehet ne Teatrin ku kishte nisur karieren e tij por nuk arriti ta merrte veten, sadoqë shume regjisorë dhe aktorë patën mirëkuptim per të. Haqif Mulliqi e angazhoi ne shfaqjen e tij, ku luajti edhe me rastin e 100 vjetorit te Pavaresise se Shqiperise ne Tirane nentor 2012.
NE SHKOLLEN NORMALE “ALI HADRI” NE PEJE
“Nisja u bë me flamur kombëtar përpara kolonës në krye, në drejtim të qytetit. Bartësit e flamurit ndërroheshin me radhë. Bartës i parë ishte Demë Mulliqi, normalist. Në pika të rrezikshme bartës ishin edhe Ramadan Blakaj, Zymer Neziri dhe Xhemajl Gashi, Isa Demaj etj.
Gjatë rrugëtimit, demonstruesit u përpoq t´i ndalonte Kryetari i Komitetit të Lidhjes së Rinisë së Pejës Lekë Vuksani, por nuk pati sukses. Një pjesë e demonstruesve, ndërkohë shkuan në tregun e qytetit dhe ju bënë thirrje tregëtarëve që t´i bashkohen demonstratës. Me këtë rast tregu u boshatis dhe të gjithë u solidarizuan me studentët dhe nxënësit. Në ato momente numri i demonstruesve arriti në mijëra veta. Kjo masë demonstruesish në orën 15 u grumbulluan në sheshin e qytetit, përpara Kuvendit të Komunës dhe aty mbi çoshkun e “Borbës dhe Rilindjes” (që ishte përskaj ndërtesës së Komunës) përreth 20 minuta e mbajti një fjalim Sylë Kuçi që e kishte përgatitur paraprakisht Zymer Neziri. Më pastaj edhe 2-3 të rinjë tjerë hipën përmbi çoshk dhe brohoritën parulla për: flamurin, për Kushtetutën, për Republikën, për universitetin etj.,12 dhe masa e tubuar me ovacione të vazhdueshme i përsëriste këto parulla dhe këndonin këngët: “Kur u hap kushtrimi n`Kosovë”, “Lidhja e Prizrenit”, “Oj Kosovë, mos thuaj mbarova”, “Këngë për Skënderbeun”, “Mori Shkodër, moj mizore”, “Këngë për Ali Pashë Tepelenën”, etj” nga libri i Selatin Novosellës “ Demonstratat e vitit 1968- të në Pejë.
Xhemail Gashi etj, të cilët për të qenë pjesmarrja sa më masovike në demonstratë shkruan dhe shpërndanë një thirrje drejtuar popullit. Ditën e caktuar, në orën 14 nxënësit dhe studentët e Shkollës së Lartë ekonomike-Komerciale në Pejë, u grumbulluan në oborrin e shkollës Normale ”Ali Kelmendi” në Vitomiricë, afër Pejës, dhe ishte buzë rrugës Pejë – Mitrovicë.
Talenti i tij, bëri që të renditët ndër aktorët më të mëdhenj të Kosovës.
Qindra role rangojnë në dërrasat e këtij teatri, kryesisht në drama të karakterit kombëtarë.
Në shumicën e tyre barte rolet kryesore. Zenitin e tij e arriti më dramën “Vërbimi i Samsonit”, “Izrael e Filistine” të Nolit, ku u nderua edhe më çmimet më të larta.
Duke parë talentin e tij të rrallë, regjisorët e kohës e angazhojnë edhe në dhjetëra filma të cilët i finalizojë kinematografia e Kosovës.
Shquheshin rolet e tij sidomos në filmat artistik si, "Njeriu prej dheut", "Tre vetë kapërcejnë malin", "Lepuri më pesë këmbë"; " Si të vdiset", e në shumë role tjera që e ngritën në piedestalin më të lartë prej artisti.
Zhvillimet politike, demonstratat dhe ngjarjet e viteve të 80-ta, e rëndojnë gjendjen në Teatrin kombëtar i cili cilësohej si vatër e nacionalizmit. Fillojnë ti heqin nga raportuari shumicën e dramave dhe përndjekjen e aktorëve.
Artisti I madh Skënder Tafaj, vendosi të mos e ndalë punën. Në Isniq, atëbotë, ishte shumë aktive SHKA “Mehmet Riza”. Në gjirin e saj funksiononte edhe trupa e teatrit. Në vitin 1982, në regji të Skënder Tafajt, inskenohet drama “Hakmarrja” e Jusuf Kelmendit. Në festivalin e dramave të Kosovës në Ferizaj, duke zënë kështu vendin e parë dhe përfaqësuar Kosovën në festivalin federativë dramës në Trebinje të Bosnjë e Hercegovinës. Suksesin e njëjtë Skënder Tafaj e arrin edhe në vitin 1983 më dramën, “Sfinga e gjallë” e Rexhep Qosjes, duke zënë vendin e parë në Kosovë dhe duke grabitur shume çmime (prapë në Trebinje). Në vitin 1985 artisti dhe regjisori Tafaj mori guximin që të vëj në skenë dramën Pyrgu I lartë I autorit Teki Dervishi. Ç’është e vërteta këtë skenar të regjisorit Fadil Hysaj e kishte paraparë ta inskenoj Teatri Kombëtar por ajo nuk ishte lejuar nga Komiteti Komunistë.
Më këtë pjesë trupa e teatrit të Isniqit zënë vendin e dytë dhe përfaqëson Kosovën në Festivalin Federativë në Kullë të Vojvodinës, duke fituar të gjitha çmimet e festivalit e që nuk I morën kurrë.
Kah fundi I viteve të 80-ta situate në Kosovë sa vinte e vështirësohej. Skënder Tafaj ndonëse në heshtje asnjëherë nuk ndenji duarkryq. Lidhet më qarqet intelektuale e atdhetare në Prishtinë dhe Dukagjin. Ndërkohë I ndodhë edhe një konflikt më serb e malazias ku për pak nuk ndodhë më e keqja. Ai kishte lidhje të ngushta edhe më familjen atdhetare Gërvalla nga Duboviku. Më të rënë në sy të organeve policore, Skënderi më zemër të thyer detyrohet ta braktisë Isniqin dhe Kosovën, për tu strehuar kështu në Zvicër.
Në Zvicër, për asnjë moment nuk ndali aktivitetet për ndihmë dhe mobilizim për të ndihmuar atdheun. Atje themelon Shoqatën Humanitare “ Agim Kukleci”. Gjatë viteve të 80-ta e 90-ta kjo shoqatë e drejtuar nga Skënder Tafaj ndihmoj dhe mbajti gjallë mbijetesën e bashkëfshatarëve në Isniq e më gjerë. Në demonstratat e marsit të vitit 1989 në Deçan vritet Agim Kukleci e më pas plagosët rëndë Musa Musëshabanaj. Pas shumë peripecive Musën, arritëm ta dërgojmë në Zvicër ku edhe arritën ta shpëtojnë nga më e keqja. Në këtë shoqatë bashkëvepronte edhe tani heroi I Kosovës Rrustem Bruçi I cili kishte arritur të ikë nga policia serbe.
Më shpërthimin e luftës në Kosovë një grup aktivistësh nga Isniqi bashkë më Skënder Tafajn sjellin mjetet për sigurimin e armatimit për rreth 500 luftëtarë të fshatit.
Dhe, trupin e artistit të madh që nuk mundi ta shtri përtokë, as Serbia dhe as padrejtësitë tona, filloj ta molisë sëmundja e rëndë që dalë ngadalë e bëri të vetën.
Të madhin Skënder Tafaj e quajtëm disident, kontravers, të djathtë e të qendrës së djathtë, e që asnjëherë nuk u fut nëpër labirintet e tyre. Por, Skënder Tafaj padyshim renditët ndër artistët dhe regjisorët më të mëdhenj të kombit, nacionalistë dhe atdhetar të devotshëm. Vepra e tij gjithmonë e jetë, do të mbetët udhërrefim për gjeneratat e artistëve të mëdhenj të gjithë gjeografisë shqiptare.
Flori Bruqi