Dr. Ali M. Prebreza u lind më 15.II.1963 në Bardh të Madh, Fushë-Kosovë. Rrjedh nga një familje atdhedashëse dhe arsimdashëse. Të gjithë vëllezërit ishin të kyçur aktivisht në ilegale ndërsa babai i tyre është “fajtori” kryesor pse të gjithë djemët e tij (katër ) e kryen fakultetin e deri në doktor shkencash anipse ai ishte gjysmanalfabet.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen dhe fakultetin e mjekësisë drejtimi i stomatologjisë në Prishtinë, studimet postdiplomike në lëmin e kirurgjisë orale poashtu në Prishtinë.
Para lufte punoi si arsimtar i kimisë-biologjisë në shkollën fillore të Bardhit. Luftëtar aktiv i ilegales dhe luftës së hapur kundër okupatorit serb nga ditët e para të daljës në dritë të UҪK-së.
Pas lufte nga dhjetori i vitit 1999 u emrua drejtor i shtëpisë së shëndetit në themelim, nga viti 2001 punoi në KK Fush-Kosovë si zëvendësdrejtor e më vonë nga 2003 deri në shtator të 2011 ishte drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “dr. Fatmir Krasniqi” Fushë-Kosovë, tani kryen detyrën e udhëheqësit të shërbimit stomatologjik në QKMF si kirurg oral.
Anëtar, kryetar dhe redaktor i grupit letrar “Shkëndiat e Arta”, Bardh i Madh. Tani është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës si dhe kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve “Naim Frashëri”, Fushë-Kosovë.Është anëtar i rregullt i Akademisë së shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane,New York,Tiranë,Prishtinë dhe Shkup.
Vargjet dhe tregimet e Ali Prebrezës janë botuar nëpër shumë gazeta dhe revista.
Me shkrime është marrë që nga klasa e gjashtë. Ka pasur fatin e keq që krejt krijimtaria e paraluftës i është djegur. Pas lufte ka botuar dy vepra: një përmbledhje me poezi për të rinj dhe të rritur dhe një tufë me pjesë skenike për fëmijë. Po ashtu në bashkautorësi ka të botuar edhe një libër me poezi të bashkatdhetarëve. Ka të botuara disa libra:
- “101 vjet vetmi”, poezi për rini dhe të rritur, 2005
- “ Flamuri në gërshet”, pjesë skenike për fëmijë, 2009
- “Morri te doktorri”, poezi për fëmijë, 2016
- “Përtej dhimbjes”, poezi për të rritur, 2016
- “Kokёkashta”, poezi pёr fёmijё, 2017
- “ Mirani ecёn pёrsёri”, tregime pёr fёmijё, 2017
- “ Nё Prekaz lindi kёnga”, poemё epike, 2017
Etj.
Jeton me familje në Bardh të Madh.