2019-11-15

Ph.D Leonora Ibish Bruçaj(1973-)


Rezultati i imazhit për leonora bruçaj"

 Leonora Ibish Bruçaj është e lindur në Istog .Republika e  Kosovës,  më 19. 08. 1973, në një familje me tradita qytetare dhe arsimdashëse.

Studimet Master i mbaroi në Fakultetin e Filologjisë, dega Letërsi Shqipe, drejtimi Shkencor në Universitetin publik “Hasan Prishtina” në Prishtinë.

Diplomoi në Kolegjin FAMA, drejtimi Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, Master.

Ёshtë Phd cand. - doktorrante e shkencës së Letërsisë Shqipe, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” në Prishtinë.


Profili krijues i Leonora Bruçaj, përfshinë një periudhë kohore nga vitet ’90-të. Që nga kjo periudhë autorja Leonora Ibish Bruçaj nuk rreshti së shkruari poezi, po jo vetëm, sepse ajo e sprovoi veten edhe në fushën e prozës. 

Krijimtaria e bujshme e saj, veç tjerash prek tema nga më të ndryshmet, siç është tema e atdhedashurisë dhe ajo sociale, të cilat ishin shumë aktuale, sidomos për kohën kur Leonora nisi të shkruajë, e për të prekur më tej edhe të tjera tema.

Leonora Ibish Bruçaj, si një poete e re dhe me shumë vizion për botën e artit dhe kulturës letrare shqipe, poezitë e saj i botoi edhe nëpër revistat letrare të kohës siç ishin: Pionieri”, “Gep”, “Shëndeti”, “Dielli”, “Kosovarja”, “Zëri i Rinisë”, “Rilindja”, “Bota e Re” dhe në Revistën “Bashkimi” në Shqipëri.

Poezia e Leonora Ibish  Bruçajt, përshkohet nga një strukturë e bujshme stilistike, e ndërtuar mbi bazën e shumë elementeve dhe figurave, të cilat vargut të saj i japin një shumëllojshmëri ngjyrash dhe tonifikim të stërholluar shijesh deri në degustim.

Bagazhi artistik e shkencor i poetes Leonora  Ibish Bruçaj, si studiuese e Letërsisë, do të vazhdojë me angazhimin e saj nëpër tryeza të rëndësishme shkencore për letërsinë, si në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni e Gjermani, duke u dekoruar me mirënjohje për kontributin e saj, dhënë fushës së letërsisë dhe letrave shqipe në përgjithësi.

Në revistën letrare Jeta e Re nr-3, 2013 Prishtinë, ka botuar disa poezi. Leonora Ibish  Bruçaj, po ashtu merret edhe me prozë, dhe ka një libër në dorëshkrim.

Karriera

Nga viti 1994-199 në shtypshkronjën “Gafika Rezniqi”, asistente administrative. Nga viti 1999 deri ne vitin 2011 ka punuar në UNMIK ( Misioni i Kombeve te Bashkuar) në Prishtinë.


 Nga viti 2010 dhe deri me tani punon si profesoreshë në Shkollën e gjuhëve të huaja “Cambridge School” dhe njëkohësisht është ligjëruese në Ambasadën Amerikane, UNMIK, KFOR, MPJ, MPB, Gjykatën Kushtetuese dhe institucione te ndryshme.

Është ligjëruese e lëndës “Letërsi e antike” në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” në Prizren.


Autorja deri më tani ka botuar dy libra me poezi:

Disa krijime poetike të saja poetja Leonora  Ibish Bruçaj i ka përkthyer edhe në gjuhë të tjera të botës.

Vdekja e Balozit”, Shtëpia Botuese “Rilindja” Prishtinë, 1993.

“Dhembje e harresës”, Shtëpia Botuese “Rilindja”, Prishtinë, 1998.

“Brerimë politikash” ( prozë) është në dorëshkrim.

Çmime në letërsi:

Në korrik 2017, certifikohet nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Departamenti për Shkencë dhe Teknologji në Konferencën shkencore “Java e Shkencës” në Prishtinë.

Po ashtu, më 2017 në Konferencën e Dytë Shkencore “Studime Filologjike”, organizuar shkolla doktorale e Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës , merr certifikatë.

“Çmimi i Lidhjes” në manifestimin letrar “Ibrahim Rugova” në manifestimin letrar “Ibrahim Rugova”.

Në qershor 2019 në manifestimin letrar të poezisë “Pranvera poetike” të organizuar nga Klubi Letrar “Martin Camaj në Mynhen, manifestim ky që kishte edhe karakter garues, poetja Bruçaj zë vendin e parë me poezinë “Flas me detin”, ku më tej e pranon edhe çmimin “Shpërblimi i Jurisë” në Festivalin e VI Tradicional “Promenadë mërgimtare 2019”, i cili u mbajt në Prishtinë.

Në manifestimin “Festa e Plisit të bardhë”, që u mbajt në Tiranë, u nderua me “Çmimin e dytë “ për poezinë - poemë dhe çmimin “Zëri i Fishtës” për punimin shkencor kushtuar “Homerit Shqiptar”, At Gjergj Fishta.

Në vitin 2019, u shpërblye me “Çmimin Special” Ibrahim Rugova, në konkursin mbarëletrar me çmimin “Ibrahim Rugova”, edicioni i 5-të jubilar me motivacion; Kontribut të vazhdueshëm për realizimin e projekteve dhe tematikave rreth punës dhe veprës letrare të Ibrahim Rugovës.

Në manifestimin letrar “Takimet e Dom Mikelit 2019”, mori Çmimin “Agim Ramadani”, duke zënë vendin e parë për poezinë më të mirë në këtë manifestim i cili u mbajt në Stubëll.

Certifikatë për pjesëmarrjen në Seminarin XII Ndërkombëtar të Albanologjisë SKËNDERBEU MES HISTORISË DHE LETËRSISË.

Në gusht 2019 kryen me sukses të plotë “Akademinë Verore për Komunikim Diplomatik, Protokoll dhe Etikë” në Prishtinë, organizuar nga Academy for Diplomacy and Protokol & London College.


CERTIFICATE OF INTERNATIONAL CONFERENCE ON LINGUISTICS, LITERATURE AND CULTURE - ICLLC, 2017- AAB COLLEGE, DEPARTMENT OF ENGLISH - SOUTH EAST EUROPEAN UNIVERSITY.

JMU- JAMES MADISON UNIVERSITY -CERTIFICATE OF COMPLETION - Leadership Development Program coursework-2019.

MERCER UNIVERSITY - CERTIFICATE OF COMPLETION- Leadership Development Program.

XI INTERNATIONAL SCIENTIFIC CONFERENCE- CERTFICATE OF PARTCIPATION - “ STRATEGY FOR ECONOMIC AND LOCAL ECONOMIC DEVELOPMENT OF MUNICIPALITIES IN BALKAN COUNTRIES WITH SPECIAL PREVISIONS THE OBSERVATIONS, CHALLENGES AND OPPORTUNITIES FOR THE DEVELOPMENT.

The United Nations Institute FOr Training and Research Programme of Correspodence Instruction in Peacekeeping Operations - CERTIFICATE OF COMPLETION - The conduct of Humanitarian RElief Operations: Principles of Intervetion and Management.

The United Nations Institute FOr Training and Research Programme of Correspodence Instruction in Peacekeeping Operations - CERTIFICATE OF COMPLETION - Logistical Support to United Nations Peacekeeping Operations.

Tituj të lartë:

Anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës;Anëtare e Unionit Global të Poetëve Shqiptarë si dhe  nga data 28 tetor 2019 është anëtare e Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane në New York,Tiranë,Prishtinë dhe Shkup.

Flori Bruqi

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...