2019-11-14

Rajmonda ( Bujar )Maleçka(1970-)




Rajmonda ( Bujar )Maleçka, ka lindur në Tiranë, më, 11.03. 1970.

Ka mbaruar në Fakultetin e Tiranës dega Histori-Filologji, në degën e Gazetarisë, (1989- 1993,Nr/diplome:2614,dt.20.07.1993) dhe në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” dega Gjuhë-Letërsi, më 1997.
Rajmonda Maleçka ka kryer studimet pas Universitar në Akademinë Diplomatike kursin Marrëdhënie Ndëkombëtare dhe Diplomaci Shqiptare- 25 shtator deri më 25 dhjetor-2006.(nr.regj.055;NTPT/K62122040A).

 Gjithashtu ajo ka mbaruar dy kurse specilale në Akademinë Diplomatike Shqiptare-Lidership dhe Manaxhim Krizash dhe Aftësi Negociuese, në Tiranë, më, 22 janar deri më 16 shkurt, 6 Gusht deri më 27 Gusht.

Ajo ka punuar që nga viti 1993, në shumë organe të Shtypit shqiptar si Gazetare “Atdheu”, gazeta “Rilindja”, gazeta “Kosova”, gazeta “Koha e Re ”, gazeta “Ora e Shqipnisë” , gazeta “Bulevard” dheKryeredaktore e gazetës “Kushtrimi” 1998.
Që në vitin 1992, ka qenë, aktiviste e çështjes kombëtare, në Shqipëri-Kosovë, Lugina e Preshevës dhe trevat shqiptare nën-Maqedoni. Bashkëpunëtore e mediave shqiptare në të gjithë këtë hapësirë.

Më1998-së bashku me babain e saj Bujar Maleçka, mer pjesë në Luftën e shenjtë të Ushtrsë Çlirimtarë të Kosovës dhe në të njëjtën kohë ajo vazhdon të jetë dhe korrespondente e revistës “Mbrojtje...“ organ i Ministrisë së Mbrojtjes Tiranë.

Ishte anëtare e Trupës Artistike Hamëz Jashari dhe pas luftës në Kosovë më 1999, ajo është e angazhuar në TMK (Zona e Dytë) në Prizren dhe më pas në Bazën e Logjistikës Prishtinë.

Si rezultat i aktivitetit të saj patriotik ajo burgoset së bashku me babain nga sllavo-maqedonasit më-04.04.2005 duke i dënuar nga pesë vjet secilin në burgjet famëkeqe të Maqedonisë, ku dhe sot mbahet me të padrejtë ajka e Kombit.


Rajmonda Maleçka ka këto libra të botuara:-“Ëndërra lozonjare’, poezi , botuar në vitin 1998.“Tungjatjeta Kosovë“, poezi, botuar në vitin 1998. “Prelud pavarësie“ ,poezi, botuar në vitin 2000. “Nëpër ditët e dhimbjes dhe lirisë së Kosovës”, analizë dhe opinion shkencorë për çështje e Kosovës, botuar në vitin 2001.‘‘Shqiptarët e kanë Brenda vetes së tyre lirinë”, libër analitik dhe interviste për zhvillimet politike të shqiptarëve nën-Maqedoni, botuar në vitin 2003. “Tokë arbnore” antologji poetike për të rënët e luftës, botuar në vitin 2004.“Ora e Kombit” , monografi , botuar në vitin 2005. “Jasharët, kujtesa jonë e përjetëshme”, prelud kujtese për familjen Jashari, botuar në vitin 2006. Haradinaj dhe Rendi i Ri Botërorë, analizë politiko-historike, botuar në vitin 2007. “Hashim Thaçi dhe beteja e fundit”, analizë monografike, botuar në vitin 2008.“Hasi mes Luftës dhe Lirisë, libër historik-monografik, botuar në vitin 2010. “Mbollën gjak, mbijnë këngë, baladë për 383 dëshmorë të Kombit, botuar në vitin 2013. “Safet Peci-Boletini dy herë i pavdekshëm“, botuar në vitin 2013. ‘‘ Një President në Blliçe‘‘-2016.

Redaktore e disa librave historik të shkruar për luftën dhe UÇK-në.
Është anëtare e përhershme e Akademisë Amerikano-Shqiptare të Shkencave dhe Arteve me seli në Nju Jork, SHBA,në Departamentin e Gazetarisë dhe publicistikës ;  anëtare e Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë, Nën/kryetare e Shoqatës Çidhna dhe Kastriotët, Ambasadore e Paqes Globale Network-Albania.


Rajmonda Maleçka është veterane e luftës së Kosovës së bashku me babain e saj.



Flori Bruqi


A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...