Ilir SHAQIRI u lind më
06. 12.1960 në Burojë të Drenicës.
Shkollën fillore e kreu në Turiqec, atë të mesme në Prizren.
Studimet e larta për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Prizren dhe Prishtinë.
Është magjistruar në degën e Letërsisë me temën “Estetika dhe
semiotika”.
Arritjet profesionale:
Profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe
Magjistër i Letërsisë Shqipe
Arritjet artistike:
Artist i Merituar
Nderi i Republikës së Kosovës
Krijimtaria muzikore:
Ka krijuar mbi 600 këngë në muzikën tonë të lehtë, popullore dhe për
fëmijë.
Krijues i muzikës në 17 filma dokumentarë.
Krijues i muzikës për shfaqjet “Zeka i Zi” dhe “Fizikanët”, në
Teatrin Kombëtar.
Autor i muzikës në filmin e gjatë artistik “Mala”, 2019.
Ka botuar 34 albume muzikore dhe 4 video-albume me këngë.
Në vitin 2012, në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë boton albumin
muzikor me 100 këngë të përzgjedhura.
Krijimtaria letrare:
Ka botuar studimin “Estetika dhe semiotika në krijimtarinë artistike të
nënës”, Prishtinë 2014.
Ka botuar romanin “Tan Temali”, Shtëpia botuese Toena, Tiranë 2014.
Ka botuar romanin “Lemza e dheut”, Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës,
Prishtinë 2016.
Autor i skenarit për film të gjatë artistik “Kangjelet”, Kinematografia
e Kosovës 2016 -2017.
Ka botuar poemën “Adem Jashari”, Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës,
Prishtinë 2018.
Autor i libretit për kantatën“I miri i motrës”, kompozuar nga dr.
Korab Shaqiri, 2018.
Ka botuar librin me poezi e prozë “ITH”, Shtëpia botuese Toena, Tiranë
2019.
Krijimtaria dokumentare:
Është autor i filmit dokumentar “Hapi i çeliktë”, RTK 2014.
Autor i filmit dokumentar “Zëri i këngëve lapidare”, RTK 2017.
Interpretimet artistike:
Ka interpretuar (aktruar) në filmin artistik A.D “Vite të rëndësishme”, regjisor
Isa Qosja, 1997.
Ka interpretuar mijëra këngë shqipe, nëpër mijëra koncerte (shumica prej
tyre humanitare), nëpër shumë vende të botës ku jetojnë shqiptarët: në Kosovë,
Shqipëri, Maqedoni, Mali i zi, Greqi, Turqi, Bosnje, Kroaci, Slloveni, Itali,
Austri, Zvicër, Gjermani, Çekosllovaki, Belgjikë, Luksemburg, Francë, Holandë,
Danimarkë, Angli, Suedi, Norvegji, Finlandë, SHBA, Kanada dhe Australi.
Në vitin 1998, ka mbajtur 109 koncerte nëpër Evropë, në përkrahje të
Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në vitin 1999, gjatë luftës çlirimtare është anëtar i Trupës Ushtarake -
Artistike, themeluar nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së.
Vlerësimet:
Është vlerësuar brenda dhe jashtë vendit me çmimet e jurisë dhe publikut
si:
“Fest-Arb”, “Çmimi i publikut”, Shkup 1992.
“Kënga Shqiptare”, “Çmimi i parë” i jurisë dhe publikut, Prishtinë1995.
“Special avard folkmoot USA”, Festivali ndërkombëtar, Karolina e
Veriut – SHBA,1994.
“Këngëtari emblamatik i Ballkanit”, Bruksel 2000.
Mirënjohjet – Dekoratat:
“Mirënjohje” nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës
1999.
“Mirënjohje” nga Shoqatat e dala nga lufta e
Kosovës 2000.
“Nderi i Odës Dibrane” Peshkopi 2004.
“Naim Frashëri i Artë” nga Presidenca e Republikës
së Shqipërisë 2011.
“Mirënjohje” nga Batalioni i Forcave
Speciale të Shqipërisë 2014.
“Medalje” nga Ministria e Mbrojtjes e
Republikës së Shqipërisë 2014.
“Mirënjohje” nga Kryepeshkopi kontinental i arbëreshëve 2017.
“Kalorësi i Skënderbeut” nga arbëreshët në
Kalabri 2017.
“Qytetar nderi i Matit” nga Bashkia e
Burrelit, 2018.
“Certifikatë Mirënjohje” nga “The Albanien American
Academy of Sciences” 2019.
“Mirënjohje e thellë” nga
ASSOALBANIA Asti - Itali 2019.
“Princi i Këngëve Shqiptare” nga Qendra e Artit dhe Kulturës, Tiranë 2019.
“Ambassador for Peace” nga Universal Peace
Federation, 2019.
“Nderi i Republikës së Kosovës” nga Presidenca
e Republikës së Kosovës, 2019.
Veprimtaria e tij kreative është përmbledhur në monografinë “Heroizëm
dhe Dashuri”, me autor prof. dr. Kudusi Lama, botuar nga LSHK, 2012.
Është anëtar i shoqatës “Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës”.
Vokacioni i tij është muzika, proza dhe poezia moderne.
Aktualisht është “Mbikëqyrës artistik për programe të veçanta” në
Radiotelevizionin e Kosovës.
Flori Bruqi