2019-11-16

ISMAIL KADARE(1936-)

Ismail Kadare 1.jpg


Shkrimtari Ismail Kadare lind më 28 janar 1936 në Gjirokastër, në një familje qytetare, i biri i Halit Kadaresë dhe Hatixhes nga familja Dobi. Çifti do të kishte edhe dy fëmijë të tjerë, Shahinin dhe Kadrien.

Shkollën fillore dhe të mesme e mbaroi në Gjirokastër. Kur u vendos diktatura komuniste në Shqipëri ai ishte vetëm 8 vjeç. Në moshën 12 vjeçare arrestohet nga regjimi i sapovendosur komunist nën akuzën “falsifikues monedhash”, meqë gjatë lojës me shokun e tij kishin krijuar me plumb të shkrirë monedha 5-lekëshe dhe ua kishin treguar gjithkujt me hare. Policia i arrestoi gjatë orës së mësimit në shkollë, dy ditë përpara ditës së votimeve dhe Ismaili bëri dy ditë burg derisa ndërhyri avokati i Kadarenjve dhe e liruan për shkak të moshës së mitur. Si ndëshkim, në shkollë iu thye nota e sjelljes nga pesë në tre. Më vonë do t'i përshkruante këto ndodhi në novelën Koha e parasë. Sipas Kadaresë qe skenar i mirëkalkuluar, në mënyrë që të goditej gjenerali Tahir Kadare.

Në moshën 13 vjeçare zbuloi Makbethin, një ndër veprat e Shekspirit dhe kështu i lindi dashuria për letërsinë. Në këtë moshë shkroi tregimet e para të cilat i botoi te revista Pionieri në Tiranë, Më 1954 botoi një përmbledhje poetike e quajtur "Frymëzime djaloshare".

Studimet universitare i kreu në Tiranë, ku më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës dhe u diplomua për Mësuesi. Shkroi romanin e tij të parë "Mjegullat e Tiranës", të cilin e përfundoi në prag të vijimit të studimeve. Në vitet 1958-1960 studioi në Moskë, në Institutin e Letërsisë Botërore "MaksimGorki", gjatë periudhës së zbutjes hrushoviane. Atje pati mundësi të lexonte letërsi bashkëkohore perëndimore e cila kishte filluar të përkthehej në rusisht. I zhgënjyer nga realizmi socialist mendon të lërë letërsinë krejtësisht. Detyrohet t'i braktisë studimet para kohe për shkak të prishjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik. U kthye në atdhe dhe nisi punë si gazetar dhe i mëshoi karrierës letrare.

Përgjatë viteve '50 dhe në fillimet e viteve '60, Kadare ishte i njohur për poezi, kurse duke filluar nga vitet '60 edhe për prozë. Rinia i pëlqente veprat e tij, për ta ai kishte diçka të re për të thënë. Ai hyri në rrethet e shkrimtarëve dhe kishte marrëdhënie të mira me figura letrare. Në vitin 1961 botoi edhe një vëllim poetik me titull Shekulli im.

Ndërkaq qysh pas kthimit në Shqipëri filluan sulment ndaj tij duke e akuzuar për dekadencë. Në atë periudhë pjesa më e madhe e shkrimtarëve i përkisnin brezit të dalë nga lufta. Konflikti mes tyre dhe brezit të ri që po dilte në skenë u shfrytëzua nga Enver Hoxha i cili në vitin 1961 organizoi një mbledhje mes shkrimtarëve të dy brezave. Kadare që i përkiste brezit të ri mbrojti letërsinë e re dhe çuditërisht Hoxha këtu mori anën e të rinjve. Kjo manovër e Hoxhës ishte edhe goditje ndaj brezit të vjetër ish-partizan.

Gjatë qëndrimit në Moskë kishte shkruar romanin "Qyteti pa reklama" duke sfiduar qëllimshëm rregullat e realizmit socialist. Për shkak të temës delikate të romanit, që bënte fjalë për studentë të shthurur e amoralë që arrijnë suksesin me anë të falsifikimeve, e që ishte në kundërshtim të plotë me frymën pozitive e heronjtë pozitivë që proklamonte realizmi socialist, romani mbeti pa u botuar.



Këtë vepër ia tregoi një miku të tij i cili e këshilloi që ta mbante të fshehur. Nga ky roman shkëputi një fragment, i cili u botua si novelë me titullin "Ditë kafenesh" më 1962 te "Zëri i Rinisë". Sapo doli u ndalua.



Në vitin 1962 e botoi tregimin Gjenerali i ushtrisë së vdekur të cilin më pas e zgjeroi, e bëri roman dhe e botoi të plotë në vitin 1963. Në roman kishte injoruar realizmin socialist, mungonte heroi pozitiv dhe nuk përmendej Partia. Ai u prit keq nga kritikët zyrtarë dhe u injorua. Romani pasues, "Përbindëshi", i cili ishte antidogmatik u botua në revistën Nëntori, mirëpo menjëherë u etiketua si dekadent dhe u ndalua.


Gjatë viteve '60 në shkrimet e kritikës zyrtare kryesisht injorohet ose përmendet rrallë, në kontrast me shkrimtarët e mëdhenj të kohës të cilët kritika i pëlqente.


Kadare është shkrimtari i vetëm shqiptar me njohje ndërkombëtare të gjerësishme dhe është i përkthyer në 45 gjuhë. Letërsia e Kadaresë ka dhënë një kontribut të çmuar në krijimin e gjuhës dhe letërsisë kombëtare.


Ai e sfidoi realizmin socialist për tre dekada duke iu kundërvënë realizmit socialist me realizëm subjektiv.


smail Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitin 1992 u vlerësua me PrixMondialCino Del Duca. Në vitin 2005 fitoi çmimin "Man BookerInternational Prize" ku kishte qenë i nominuar bashkë me shkrimtarë tjerë të mëdhenj, duke përfshirë nobelistë si GünterGrass, GarbielGarciaMarquez, KenzaburoOe etj. Kryetari i jurisë e arsyetoi vendimin për t'i dhënë çmimin Kadaresë me fjalët: "Ismail Kadare është një shkrimtar që hedh në hartë një kulturë të tërë: historinë e saj, dëshirën, folklorin, politikën, fatkeqsitë. Ai është një shkrimtar universal me traditë rrëfimi që shkon deri tek Homeri" Në vitin 2009 u nderua me çmimin spanjoll Princi Asturias për Artet - çmimi më i rëndësishëm letrar në vendet spanjolle, dhe një nga çmimet letrare më prestigjozenë botë. Në vitin 2010 Ismail Kadare nderohet në Itali me çmimin Lerici Pea. “Dhënia e cmimitLerici Pea 2010 autorit Kadare - shkruhet në motivimin e çmimit - nënkupton rolin e poezisë dhe letërsisë si instrument lirie, duke u bërë mbështetje për të gjithë njerëzit e botës, të cilëve iu mohoen liritë themelore”.

Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë.


Ismail Kadare është dekoruar nga institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”.


Me studimin e verpës së Kadaresë janë marrë autorë të shteteve të ndryshme të cilët kanë botuar vepra dhe studime për të në gjuhët e tyre amtare: EricFaye dhe Jean-PaulChampseix (frëngjisht), Piet de Moor (hollandisht), PeterMorgan (anglisht), Jose Carlos Rodrigo Breto (spanjisht).Ky i fundit e ka vlerësuar si një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të gjysmës së dytë të shekullit XX, dhe shkrimtarin më të rëndësishëm të shekullit XXI.


.





Kadare është shkrimtari i vetëm shqiptar me njohje ndërkombëtare të gjerësishme dhe është i përkthyer në 45 gjuhë. Letërsia e Kadaresë ka dhënë një kontribut të çmuar në krijimin e gjuhës dhe letërsisë kombëtare.



Ai e sfidoi realizmin socialist për tre dekada

duke iu kundërvënë realizmit socialist me realizëm subjektiv.

Studiuesja Alda Bardhyli e ka quajtuar aftësinë e Kadaresë për t'iu shmangur realizmit socialist të jashtëzakonshme.

Pothuajse në të gjitha veprat e tij e ka sfiduar regjimin përmes një "disidence të heshtur".



Kadare iu shmang realizmit socialist dhe censurës shtetërore përmes mjeteve alegorike, simbolike, historike dhe mitologjike.



Albanologu Robert Elsie, ka thënë se kushtet në të cilat Ismail Kadare ka jetuar dhe shkruar nuk ishin të krahasueshme me vendet tjera komuniste në Evropë ku kishte të paktën një shkallë të caktuar të tolerancës për disidencë, përkundrazi, situata në Shqipërinë Socialiste ishte e krahasueshme me atë në Korenë e Veriut ose Bashkimin Sovjetik gjatë viteve '30 kur drejtohej nga Stalini. Megjithatë Kadare shfrytëzoi çdo rast për të sulmuar regjimin në veprat e tij nëpërmjet alegorive politike, të cilat kuptoheshin nga lexuesit e edukuar shqiptarë.



Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike. Temë qendrore e veprave të tij është totalitarizmi, mekanizmat e tij dhe kompliciteti që e bën atë të mundur.





Ismail Kadare kur ishte 17 vjeç shkroi poezinë për vdekjen e Stalinit, ashtu si shkrimtarë tjerë të kohës, gjë që sipas historianit Noel Malcolm, ndihmoi në botimin e vëllimit të tij të parë titulluar Frymëzime djaloshare më 1954.





Më pas do t'i botoheshin Ëndërrimet (1957), Shekulli im (1961) dhe më i çmuari Përse mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976).

Gjatë qëndrimit në Moskë Ismail Kadare kishte shkruar romanin "Qyteti pa reklama" duke sfiduar qëllimshëm rregullat e realizmit socialist. Për shkak të temës delikate të romanit, që bënte fjalë për studentë të shthurur e amoralë që arrijnë suksesin me anë të falsifikimeve, e që ishte në kundërshtim të plotë me frymën pozitive e heronjtë pozitivë që proklamonte realizmi socialist, romani mbeti pa u botuar. Këtë vepër ia tregoi një miku të tij i cili e këshilloi që ta mbante të fshehur. Nga ky roman shkëputi një fragment, i cili u botua si novelë me titullin "Ditë kafenesh" më 1962 te "Zëri i Rinisë". Sapo doli u ndalua.

Në vitin 1962 e botoi tregimin Gjenerali i ushtrisë së vdekur të cilin më pas e zgjeroi, e bëri roman dhe e botoi të plotë në vitin 1963. Në roman kishte injoruar realizmin socialist, mungonte heroi pozitiv dhe nuk përmendej Partia. Ai u prit keq nga kritikët zyrtarë dhe u injorua.Romani pasues, "Përbindëshi", i cili ishte antidogmatik u botua në revistën Nëntori, mirëpo menjëherë u etiketua si dekadent dhe u ndalua.

Gjatë viteve '60 në shkrimet e kritikës zyrtare kryesisht injorohet ose përmendet rrallë, në kontrast me shkrimtarët e mëdhenj të kohës të cilët kritika i pëlqente.



Më 1966, Enver Hoxha filloi revolucionin kulturor shqiptar dhe si rrjedhojë artistët u dërguan nëpër qytete provinciale për të qenë "gju më gju me popullin". Shkrimtarët dhe artistët u përballën edhe me indiferencë nga bota e jashtme demokratike, e cila nuk reagoi për persekutimin e tyre. Ata kuptuan se ishin të vetmuar përballë shtetit i cili mund të bënte me ta çfarë të donte pa u bezdisur prej askujt.

Kadare u dërgua në qytetin e Beratit ku qëndroi dy vjet si korrespodent i gazetës "Drita", e ku u njoh me punëtorët e kombinatit të tekstilit. Në vitin 1967, Kadare u caktua në delegacionin e Lidhjes së Shkrimtarëve që u dërgua në Kinë, bashkë me disa delegacione tjera.



Në atë kohë Revolucioni Kulturor në Kinë ishte në kulm, ndërsa letërsia ndodhej në agoni. Shkrimtarë si Servantes dhe Shekspiri ishin të ndaluar. Përvojat e tij në Kinën komuniste do t'i trajtonte më vonë në veprën e tij.



Pas Kinës, delegacioni i Kadaresë qëndroi dy javë në Vietnam ku lufta ishte përshkallëzuar dhe bombardimet amerikane ishin në kulm. Ditën e fundit kur po kalonin lumin Mekong me një trap të madh i zë bombardimi midis lumit.



Ideja e romanit Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1963) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin Kështjella (1970).



Duke marrë parasysh që dy nga veprat e tij tashmë ishin të ndaluara kurse Gjenerali i ushtrisë së vdekur u prit frohtë dhe nuk mundi ta ribotonte, ai kuptoi se në këtë situatë nuk guxonte të bënte më gabime.



Për t'ua mbyllur gojën kritikëve të shumtë që e sulmonin për shmangien nga "temat aktuale" dhe mostrajtimin në veprat e tij të temës së "ndërtimit të socializmit", Kadare vendosi ta shkruajë një roman me temë aktuale dhe që nuk binte ndesh me rregullat e realizmit socialist. Kështu shkroi pa dëshirën e tij romanin Lëkura e daulles i cili u botua në vitin 1967 në revistën "Nëntori", në kulmin e revolucionit kulturor. Kritika zyrtare e priti me entuziazëm dhe e cilësoi si një sukses në "riedukimin" e shkrimtarëve. Po të njëjtin vit u ribotua Gjenerali i ushtrisë së vdekur pas ca kompromisve të vogla të cilat nuk e kënaqën kritikën zyrtare.



Në atë kohë ai u përkthye dhe u botua në Bullgari dhe Jugosllavi, dy vende armike që konsideroheshin si "revizioniste".



Në fillim të vitit 1970 shtëpia botuese franceze Albin Michel botoi në frëngjisht romanin Gjenerali i ushtrisë së vdekur përkthyer nga Jusuf Vrioni. Ai pati jehonë të jashtëzakonshme në Francë dhe brenda tri vjetësh u përkthye në gati 20 gjuhë.



Pas botimit në Francë, u zgjodh deputet gjer më 1982, u detyrua të futej në Partinë e Punës të Shqipërisë. Pas zhgënjimit nga temat aktuale, u rikthehet temave historike. Në këtë kohë Kadare shkroi e botoi romanet Kështjella (1970) dhe Kronikë në gur (1971), të cilat përkthehen e botohen në Francë njëra pas tjetrës."Kështjella" bënte fjalë për rezistencën e shqiptarëve kundër osmanëve, ndërsa romani autobiografik "Kronikë në gur" bënte fjalë për qytetin e Gjirokastrës dhe fëmijërinë e Kadaresë aty gjatë Luftës së Dytë Botërore.



Gjatë këtyre viteve drejtonte po ashtu të revistën e vetme në gjuhë të huaj të Lidhjes së Shkrimtarëve, Les lettres albanaises.

Në këtë kohë Kadare konsiderohej si shkrimtar i talentuar, por talenti i të cilit anonte kah dekadenca dhe subjektivizmi. Armiqtë e Kadaresë në organet e Sigurimit dhe garda e vjetër e Byrosë Politike e akuzonin atë vazhdimisht si "agjent i Perëndimit", që ishte njëra prej akuzave më të rrezikshme që mund të bëhej asokohe.





Në romanin Kronikë në gur (1971) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike. Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela Emblema e dikurshme (1977), Ura me tri harqe (1978) dhe Gjakftohtësia (1980).

Pas publikimit të dy romaneve me temë historike, Kadare u përball me kritika pse nuk po shkruante për tema "aktuale", si "ndërtimi i socializmit". Për t'ua mbyllur njëherë e mirë gojën kritikëve, ai vendosi të shkruante një roman me temë prishjen e lidhjeve mes Shqipërisë dhe vendeve tjera komuniste. Meqë Enver Hoxha kishte qenë një nga aktorët kryesorë në mbledhjen e 81 krerëve të partive komuniste të botës, e cila u mbajt në Moskë në nëntor 1960, Kadare e bëri edhe atë personazh. Për të shmangur glorifikimin e tij ai iu lut autoritetve ta lejonin t'i shikonte procesverbalet e mbledhjes së Moskës dhe të merrte shënime nga to. Kështu Kadare e paraqiti ngjarjet në roman ashtu siç e dëshmonin dokumentet.

Kur u botua romani, ai u prit jashtëzakonisht keq. Disa ditë pas botimit, në shtyp shpërtheu një fushatë masive kundër Kadaresë, e cila zgjati muaj me radhë. Në të u përfshinë fshatarë, punëtorë, studentë, ushtarë, kritikë, studiues, zyrtarë të lartë; shkurt, i gjithë mekanizmi i propagandës komuniste. Kadare u akuzua për mungesë "pozitiviteti" dhe "patriotizmi socialist", për "shtrembërim të historisë së prishjes me Bashkimin Sovjetik", ironizim të "parimeve të socializmit", "futjen e teorive borgjeze të revolucionit seksual", dhe "përkrahje të fshehtë të liberalizmit".Vetë ministri i brendshëm Kadri Hazbiu u deklarua lidhur me romanin: "lexova dyzet faqe dhe pështyva dyzet herë". Në maj të atij viti iu paraqitën Komitetit Qendror kërkesa për ta hequr veprën nga qarkullimi. Enver Hoxha qëndroi i heshtur dhe reagoi vetëm dy muaj pas fillimit të fushatës. Kur gjatë një vizite në Elbasan u pyet rastësisht se çfarë mendonte për romanin, ai u shpreh se ai kishte të meta por qëndrimi i partisë në Moskë ishte paraqitur në mënyrë korrekte. Enver Hoxha ndalimin e mundshëm të romanit e hodhi poshtë nën arsyetimin se nëse ndalohej një roman antisovjetik, në Moskë këtë mund ta merrnin si shenjë se qarqet sovjetike në Shqipëri ishin ende të forta. Kaq mjaftoi që fushata të ndalej. Kadare u detyrua ta rishikonte disa herë romanin sipas udhëzimeve nga lart. Pas disa përpunimeve ai u ribotua në vitin 1977 nën titullin e ndryshuar "Dimri i madh" dhe u përkthye edhe në frëngjisht.

Në vitin 1975 Kadare hyri prapë në telashe me autoritetet kur çoi për botim një poemë me titullin "Në mesditë Byroja Politike u mblodh". Kur poema i ra në dorë Enver Hoxhës ai e quajti "akuzë e rëndë për udhëheqjen e partisë,trakt i zi që bën thirrje për kryengritje Kadare u syrgjynos fillimisht në Fier, e më pas në moçalet e Myzeqesë, ku duhej të hiqte dorë nga shkrimi dhe të mësonte të "kontribonte në mënyrë produktive në të mirën e kombit". Në ditarin e tij të datës 20 tetor 1975, Hoxha shkruante për Kadarenë:

" Është e qartë se Ismail Kadare  është kundërrevolucionar, është kundër diktaturës së proletariatit, kundër dhunës dhe shtypjes së armiqve të klasës, ai është kundër socializmit në përgjithësi dhe në vëndin tonë në veçanti.:— Enver Hoxha.

Në vitin 1978 kur u prishën marrëdhëniet me Kinën botoi romanet "Muzgu i perëndive të stepës", "Ura me tri harqe", "Kamarja e turpit" dhe "Komisioni i festës" në një vëllim të përbashkët.Me përjashtim të romanit të parë të përmbledhjes i cili ishte autobiografik, tre të tjerët ishin me tema historike.



Pasi la Tiranën dhe aplikoi për azil politik në Francë, mundi të ushtrojë profesionin e tij në liri të plotë. Mërgimi i tij në Paris qe i frytshëm dhe i mundësoi sukses të mëtejshëm, si në shqip ashtu edhe në frëngjisht.

Pas fitores së Partisë Demokratike në vitin 1992, Kadare u kthye në Shqipëri.Nga viti 1990 e më pas vepra e tij bëhet shprehja më e fuqishme e vlerave gjuhësore dhe artistike të shqipes letrare, brenda dhe jashtë vendit. 

Letërsia e Ismail Kadaresë pas vitit 1990 bart të njëjtat tipare thelbësore të asaj të mëparshme: frymën etnografike dhe shpërfaqjen e identitetit shqiptar. Duke shtuar lirinë e autorit për të trajtuar tema që më parë nuk mund të trajtoheshin lirshëm.


Kadare ndan kohën mes Parisit dhe Tiranës. Në vitin 1996 u pranua në Akademinë e shkencave sociale dhe politike në Francë, ku zëvendësoi filozofin Karl Popper. 

Nga viti 1994 deri 2004 shtëpia botuese franceze Fayard botoi veprën komplete të Kadaresë në frëngjisht dhe shqip. Gjatë viteve të 90-ta ai ndihmoi botimin e shumë autorëve shqiptarë në Francë, qoftë duke ua sugjeruar botuesve francezë, qoftë duke ua shkruar parathëniet. Në vitet e 90-ta Kadare loboi për Kosovën dhe përkrahu bombardimet e NATO-s kundër Serbisë.

Në vitin 1997 deklaroi se kishte hequr dorë nga shkrimi i poezive kurse më 2011 deklaroi se kishte hequr dorë nga shkrimi i letërsisë artistike.

****

E veçanta e talentit të Ismail Kadaresë shfaqet sidomos në trajtimin, nga një këndvështrim i ri, i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë aktual që është i aftë t'i japë asaj.



Një nga krijimet më të shquara të Ismail Kadaresë dhe të të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani Pallati i ëndrrave (1981).



Ndër veprat më të njohura të Kadaresë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar janë: Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Kështjella, Kronikë në gur, Ura me tri harqe, Kush e solli Doruntinën, Prilli i thyer, Dosja H, Pallati i ëndrrave, Piramida, Pasardhësi.



Në vitet '60 i çmuar realisht për talentin e tij, e përkrahën figura të tilla si Todi Lubonja dhe Fadil Paçrami.



Albanologia kineze Ke Jing u shpreh se shkrimtari ka retushuar disa nga veprat e tij.



Në rastin e veprës "Kështjella" u shpreh se vepra që përshkruante luftën kundër osmanëve është shndërruar në një betejë fetare ku janë shtuar elementët kishtarë duke e paraqitur Shqipërinë sikur ka dhënë kontribut të madh në Mesjetë për mbrojtjen e Evropës.



Sipas studjueses kjo gjë nuk mund të bëhej kur ka shkruar veprën, sepse nuk mund t'i jepej aq rëndësi elementit fetar.



Konstatim i bërë edhe nga studjuesi i shkrimtarit, Shaban Sinani, që vëren se tek "Nëpunësi i pallatit të ëndrrave" personazhi e ka Ebu Qerimi në variantin e parë dhe Mark Alemi në variantin e dytë.



Një ndër fushat më pak të lakuara të veprimtarisë së Kadaresë janë përkthimet, hulli të cilën e nisi më 1955, kur shqipëroi poemat Lisi, Fëminija, Në pyllin afër fronit, Katjusha, Pranvera, etj. të shkrimtarit rus M. Isakovski.



Autorë të tjerë të shqipëruar prej tij janë: Eskili, Heminguej, Pushkin, Majakovski, Eminescu, Gogol, Esenin, Mihallkov, Shçipaçov, Mickieviç, Buske, Sendrar, Bodler, Andrade, Vijon, Kejler, Seferis, Kavafis, Elitis, Li Bo, Du Fu, Jan Czjun, etj.

Flori Bruqi

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...