Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/11/15

Agron Shele (1972)




Agron Shele ka lindur, më 07.10.1972, në fshatin Leskaj, Rrethi Përmet. 

Pas shkollës 8-vjeçare, përfundoi studimet e mesme dhe të larta në Tiranë.

 Që në moshë të herët ka qënë i apasionuar dhe impresionuar pas letërsisë, rrugë të cilën e bëri lajmotiv të jetës dhe përgjegjësi të zhvillimit intelektual të tij. 

Është autor i disa veprave letrare në gjininë e prozës (roman), gjininë e poezisë dhe asaj të Kritkës Letrare (Esse).

 Është antar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, antar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Botës (IWA) me qendër në Ohajo (SHBA), antar i Poetëve Bashkohorë të Globit (WPS), Poets del Mundo, si dhe pëfaqësues për UMP- WUP, Shqipëri.

 Është Kryetar i Bordit Drejtues Galaktika Poetike "ATUNIS". 

Proza dhe poezia e tij kanë tërhequr vëmendjen e kritikës letrare, për tematikën psiko-sociale dhe risinë krijuese, dhe si pjesë e mesazhit artistik por dhe individualitetit kreativ të shafqur, është publikuar në shumë gazeta, revista letrare kombëtare dhe Ndërkombëtare, si dhe është përfshirë në shumë antologjitë botërore.

 Është fitues i disa Çmimeve Letrare në Itali, Meksikë, Amerikën Latine etj. 

Ka qënë pjesë aktive e Shoqërisë Civile në Shqipëri duke u trajnuar për menaxhim, projekte dhe lidership nga shumë Fondacione Ndërkombëtare, si : REC, USAID, PNUD, UNICEF etj. Aktualisht jeton në Belgjikë dhe vazhdon me përkushtim publikimin e vlerave letrare universale.

Bibliografi

Ka një sërë publikimesh në fushën e prozës, poezisë dhe kritikës letrare. 

Është autor i prezantuar me vepra letrare në gjuhën shqipe, gjuhën italiane dhe gjuhën angleze.

Vepra letrare :

1. Hapat e Klarës (roman)- Shtëpia Botuese ”Marlin Barleti, 2003

2. Përtej perdes gri (roman), Shtëpia Botuese ”Marlin Barleti, 2006

3. Imazh i rremë (roman), Shtëpia Botuese ”Marlin Barleti, 2007

4. Pasazh i pafaj (poezi), Shtëpia Botuese ”Marlin Barleti, 2008

5. Kur heshtja flet (poezi), Shtëpia Botuese “ADA”, 2018

6. White stones ( poems), Demer Prees (Holland), 2018

7. “RIME SPARSE” (poesie) - Il suono di due voci poetiche del Mediterraneo (Poesie di Agron Shele e Claudia Piccinno), Amazon -2018

8. Ngjyrime universale ( Ese I), Shtëpia Botuese “ADA”, 2014

9. Ngjyrime universale ( Ese II), Amazon – 2018

Botime antologjike:

Bashkëautor dhe mundësuesi i publikimit të Antologjive Poetike Ndërkombëtare, në shqip:

1. Korsi e hapur -1, Shtëpia Botuese ”Marlin Barleti”, 2008

2. Korsi e hapur-2, Shtëpia Botuese ”Marlin Barleti”, 2012

3. Pegasiada, Shtëpia Botuese ”Marlin Barleti”, 2009

4. Atunis Galaxy Anthology- 2018 (anglisht), Botues Peter Tase, Lulu. com

5. Atunis Galaxy Anthology- 2019 (anglisht), Botues Peter Tase, Lulu. com

Revista Letrare:

1. Atunis Nr (1-2) – shqip, Shtëpia Botuese “Lena Grafik”, Prishtinë - 2015

2. Atunis Nr (3-4) –anglisht, Shtëpia Botuese “Lena Grafik”, Prishtinë – 2016

3. Atunis Nr (5-6) –anglisht, Shtëpia Botuese “Lena Grafik”, Prishtinë – 2017

Është përfshirë në Antologjitë Ndërkombëtare:

1. Almanak 2008, 2015 dhe 2016, Mongoli, Unesco Library – Botues: Hadaa Sendoo

2. WORLD POETRY YEARBOOK 2009, 2013, 2014, Kinë – USA, Botues, Dr Zhang Zhi (Diablo)

3. The Second Genesis(India), Anurang Sharma (ARAWLII), 2014

4. Antologia Poetica (Itali), Kibatek, 2015

5. Metafora Wspotczesnosci (Poloni), 2017

6. Faqja e kritikës së autorëve Bashkohorë (Itali), Shtëpia Botuese “Il Cuscino di Stelle”, 2019.

Flori Bruqi


No comments:

Post a Comment

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...