Nga Flori Bruqi
I ati si arsimdashës që ishte, pas mbarimit të shkollës fillore në vendlindje, e dërgoi në Liceun Rumun të Manastirit (1909 deri më 1914).
E la pa mbaruar liceun për shkak të fillimit të luftës së parë botërore.
Meqenese vetem Greqia nuk ishte futur në luftën e përbotëshme, i ati e nis në Athinë, ku regjistrohet në Liceun Léonin, (Lice francez i Fretërve Maristë që hapte dyert e gjithe universiteteve të botës) - lice ku qëndroi deri më 1918.
Pasi sëmuret, shtohet në sanatoriumin “Sotiria” në Athinë ku qëndron dy vjet (1918-1920).
Më 1920 kthehet në Pogradec dhe në vitin 1921 niset në Bukuresht dhe regjistrohet në Shkollën Kombëtare të Arteve të Bukura duke tejkaluar valën ksenocentrike, që kishte kapluar qeverinë rumune.
Atje lidhet me lëvizjen atdhetare të kolonisë shqiptare, dhe miqësohet me Aleksandër Stavre Drenova - Asdrenin, të cilin e zëvendësoi si sekretar i përgjithshëm i kolonisë.
Verën e vitit 1924, Qeveria e Fan S. Nolit i dha bursë dhe ai regjistrohet në Universitetin e Gracit "Karol Francik" në fakultetin e filologjisë romano-gjermanike.
Qëndron i shtuar për dy vjet në Sanatoriumin e Neumarktit (1928-1930), Në muajin Maj 1933, mbron doktoraturën dhe merr titullin Profesor Doktor, pranë këtij Universiteti me disertacionin “Eminesku i injoruar dhe lidhja e tij me ideologjinë popullore-vëndase”).
Në Graz banon me qira në shtëpinë e zonjës Elisabet Pichler per gati 9 vjet.
Kjo shtëpi ishte në rrugën Klosterwiesgasse nr 74. Ndërtesa, një godinë 3 katëshe është edhe sot.
Dhoma ku banonte Lasgushi, është në katin e parë dhe penxherja është ngjitur me derën e godinës.
Mbas mbarimit të studimeve kthehet ne atdhe. Me dekret të mbretit Zog emërohet professor i bukurshkrimit të Gjimnazin e Tiranës.
Nën kujdesin e Mitrush Kutelit dhe patriotëve të tjerë shqiptare botohet në Konstancë të Rumanisë në vitin 1933, vëllimi i tij me poezi”Vallja e Yjve” dhe 4 vjet më vonë botohet në Bukuresht vëllimi tjetër “Ylli i zemrës”.
Vitet 1944-'47, vitet e turbulluara të fillimit të regjimit komunist ishte i papunë dhe jetonte në kryeqytet me të shoqen. Pas punësimit jetëshkurtër pranë Institutit të Shkencave, pararendësit të Universitetit të Tiranës, nisi punë si përkthyes me normë pranë shtëpisë botuese shtetërore "Naim Frashëri" deri kur doli në pension më 1974.
***
Poeti i dashurisë lindi dhe u vargëzua në qytetin e Pogradecit. Në tre elementë që përbëjnë kollonat e jetës, ajri, ujin, zjarrin.
Ashtu si Zarathustra u ngjiz në kulturën e lindjes me zjarr, dhe si grekët e lashtë donin Homerin për vargjet, ai ashtu u thurr ndërmjet dashurisë së ujit, mendimeve të zjarrta dhe mëngjeseve plot aromë flladi liqenor.
Liqeni i Pogradecit me qetësinë e tij të fton për një Lasgush që të ofrojë pak nektar me vargjet e veta. Ai nuk iu nda liqenit në mendime dhe në rrethana kur donte të futesh në vetevete dhe të meditonte për të bukurën.
Liqeni i Pogradecit të ofron si me magji gjithçka që nuk plotëson kultura e qytetit të Pogradecit me njerëzit e saj me edukatë dhe të urtë. Liqeni të ofron, si përfitime, ashtu dhe qetësi, bukuri dhe shumë vargje që notojnë nën vjershat e të madhit Lasgush Poradeci me qetësinë e tij.
Uji të plazmon romantik në personalitet, do vëmendje dhe inteligjencë ta dëgjosh oshëtimin e tij ndër dallgë, zjarri të bën energjik dhe pasionant, ajri të bën dinamik nën ritmin e veçantë të rimës së Lasgushit për njerun, natyrën, kombin.
Ai është romantiku i fundit i Shqiptarisë , dhe më i vuajturi që mbajti mbi supe gjithë kumtet e gjithë rilindasve, kohën e ligë që donte ta poshtëronte, sistemin politik që e kishte nga pas supeve, intrigat që i stiseshin nëpër këmbë kudo dhe qenin e tij të dashur që e donte, aq shumë, sa fëmijët e vet.
Kjo ndikoi edhe në psikologjinë e fëmjëve të tij dhe ai e dinte fare mirë këtë.
Njeri praktik sa dhe mendimtar, çapkën, i gjendur e i shkathët, i vogël sa nuk binte në sy dhe madhështor sa nuk mund të matet në lirikë, sa nuk mjaftojnë fjalët ta përshkruash, i ëmbli i dashurisë, i ka mjaltëzuar aq ëmbël vjershat si një sufist modern, sa mund të gjendesh si padashur me diabet nga ëmbëlsia e fjalës së tij.
Rilindjen kombëtare ai e kalon në periudhën e shpërthimit të tij poetik si dhe kryengritjve që gjëmuan te ai çështjet kombëtare, lirinë dhe pavarësinë e vendit. Më pas përjetoi ndrydhjet e sistemit komunist dhe vdiq me peng për brengat e tij dhe në varfëri të plotë, i harruar nga shteti.
Udhëheqësi i dikurshëm i sistemit për të ishte ‘’qoftëlargu’’, katili, nuk ia përmendte dot emrin, vetëm i thoshte ‘’Ay’’ sipas vajzës së saj. Në tradhëti të plotë dhe në intrigën e sigurimit të shtetit ai lozte me ta, tallej i lënguar kodrinave të liqenit për pak qetësi dhe brumë letërsie. E megjithatë ai ngeli me vargje në ‘Gojëëmbli i poezisë shqiptare’.
Siç thoshte ai ‘’Përpara të gjithave është Poezia. Ajo formon shpirtin e Kombit’’ Për kombin duhej bërë gjithçka dhe për të e para ishte poezia. Simboli i fjalës, kodi që përçonte vargu dhe vlera që kishte poezia nuk e zëvendësonte asnjëhërë romani.
Për të pra, e para ishte poezia, pastaj Zoti tha le të bëhet…le të vërshojnë varganë-varganë fjalët që të bëhen kombet. Edhe Gilgameshi thurret në vargje si Homeri, gjithë raposdët e vjetër që i kanë mbijetuar kohërave janë shkruar në poezi pasi ajo ka forcën për t’i dhënë mesazhin njerëzimit.
‘’Prandaj duhet të shkruajmë poezi jo të mirë, po shumë të mirë, jo të lartë, po shumë të lartë, shumë të thellë, shumë të gjerë, që t’i vemë shpirtit të Kombit themele të shëndoshë.’’ thoshte ai
Aty në poezi mbrujtet e brendshmja e njeriut, shpirti i tij i zjarrtë që vallzon me ujin në erërat e pamata të dashurisë së tij, të emocioneve, të dhimbjes, dramave, tragjedive që plotësojnë pasqyrueshëm vargjet e tij, e vërteta poetike është mbi gjithçka se vlon nga zemra, është legjendare, Odise që kërkon rrugëtimin e tij. Të gjitha dramat të stisura apo të vërteta lindin aty te poezia.
Dhe Lasgushi mbi gjithçka ishte poet e bënte poezi siç dinte vetëm ai.
Për të kombi qe gjithçka për të qenë vetvetja me një personalitet. Në këtë komb ka ‘’zakon, traditë, tradicion domethënë Komb, domethënë Nacion, domethënë njeri i vetëdijshëm, njeri që e di veten e vet, që e njeh vetëveten.’’
Aty në këtë traditë ngjizet fjala e shkruar që shumëfishon, qindfishon, milionfishon, ajo është pushteti i vërtetë sipas tij, shenjtësia vetë si mendon ai.
Shpirti jeton në zemër përjetësisht nga fjalët e tij Lasgush Poradeci. Flaka e ndrin këtë shpirt, dhe i jep jetë.
Nisi të botojë vargje në të përkohshmen shqipe "Shqipëri e re", një e përjavshme kombëtare me ilustrime që botohej në Konstancë, dhe tek" Dielli" i Bostonit. Gjithashtu poezi te revista letraro-filozofike ‘’Përpjekja shqiptare’’ e Branko Merxhanit.
Më 1937 Poradeci bën dy vëllimeve me poezi “Vallja e yjeve” më 1933 dhe “Ylli i zemrës” më 1937.
Poradeci është autor i më shumë se 100 poezish dhe i përkthimit në shqip të disa kryeveprave botërore.
Gjatë periudhës së regjimit komunist ai do të nënvlerësohej e do të përballej me një serë vështirësish për jetesën si përkthyes i lënë pas dore si poet.
Ai shkroi, veç të tjerash, poemat “Eskursioni teologjik i Sokratit”, “Mbi ta”, “Kamadeva”, baladat për Muharrem e Reshit Çollakun etj.
Rezultatet e kërkimit
Rezultate nga uebi
Gjithashtu, përktheu disa nga kryeveprat e letërsisë botërore si “Eugjen Onjegin” të Aleksandër Pushkinit, lirikat e Mikhail Lermontovit, të Bllokut, Poemat e Hajnrih Hajnes, të Vladimir Majakovskit e Miçkieviçit, lirikat e Johan Volfgang Gëtes dhe Hajnrih Hajnes, poezi të Lanaut, Bertold Brehtit; Victor Hygoit, Mysesë, Xhorxh Gordon Bajronit, Persi Bish Shellit, Robert Bërnsit, të Mihal Emineskut, etj.
Vitet 1944-1947, vitet e turbulluara të fillimit të regjimit komunist ishte i papunë dhe jetonte në kryeqytet me të shoqen.
Pas punësimit jetëshkurtër pranë Institutit të Shkencave, pararendësit të Universitetit të Tiranës, nisi punë si përkthyes me normë pranë shtëpisë botuese “Naim Frashëri” deri kur doli në pension më 1974.
Një njeri madhështor punëtor me normë, absurditeti i madh i kohës! Kështu e vlerësonte dhe shkrimtari i madh Ismail Kadare.
Në 1999 Me rastin e 100-vjetorit të lindjes në 27 dhjetor 1999, presidenti i Republikës Rexhep Mejdani i jep titullin “Nderi i Kombit” dhe Pogradeci, qyteti i tij i lindjes titullin “Qytetar nderi”.
Me bustin afër liqenit ai e sheh tashmë pareshtur atë, e dëgjon, e ndjen aromën e liqenit të tij të dashur që i jepte ujin, zjarrin dhe ajrin, tre elementë kryesorë ku u blatua zemra e tij dhe atë çka do njeriu për të qenë.
Vdes në varfëri të plotë në kryeqytet më 12 nëntor 1987, kryelartë dhe vjershëtor, ashtu si u ngjiz, u rrit dhe u shua, midis ujit, zjarrit dhe ajrit e dashurisë së madhe për jetën dhe familjen e tij.
Lasgush Poradeci lë pas një krijimtari të bukur, e cila kishte fituar zemrën e lexuesit dhe kishte tërhequr vëmendjen e disa studiuesve të shquar të kulturës sonë si Eqerem Çabej, Skënder Luarasi, Mitrush Kuteli, Sabri Hamiti, Ismail Kadare, Rexhep Ismajli, etj.
Si një personalitet i shquar dhe poet i vërtetë ai nuk ua nënshtroi kurrë artin e tij kërkesave dhe synimeve të diktaturës. Për këtë arsye ai u la në një gjendje ekonomike të rëndë dhe pothuaj në harresë nga shtypi zyrtar.
Vetëm në vitin 1989 mundi të botohet vepra e tij e plotë.Duhet te themi me bindje edhe me krenari se emri i Lasgush Poradecit eshte nje nder per kombin shqipetare.
Vështruar në tërësi poezinë e Lasgush Poradecit dhe krahasuar me të tjerët konstatohet se ai krijoi një poetikë të veten, origjinale. Dhe gjithë kjo përmes frymëzimit,përkushtimit, talentit dhe punës së vazhdueshme. Eshtë poet me talent të lindur, i frymëzimit deri në gjenialitet, prandaj, pas në vështrimi të vëmendshëm, mund të konstatohet se Lasgush Poradeci mbetet si shembull i krijuesit modern shqiptar. Poetika e tij mund të studiohet nga qasje të ndryshme, sepse edhe karakterizohet me specifika të rralla. Poezia e tij shquhet për shumëçka të veçantë duke përfshirë gjuhën e bukur shqipe e të përzgjedhur, figurën origjinale, formën e re dhe ndjeshmërinë e re që edhe është e rrallë në letërsinë shqipe.
Prandaj, studiuesit edhe do ta përkufizonin atë se “është poet i frymëzuar deri në vdekje”.
orientues të poetit. Janë thirrje për të theksuar individualitetin poetik në një kontinuitet të shkrimit poetik shqip dhe vargje çelës për të hyrë në temat, interesimet poetike dhe në gjuhën
e poezisë së Lasgushit në gjithë veprën; të cilat në mënyrë implicite shtrohen në vijim edhe vetë brendapërmbrenda kësaj kënge nistore”
Gjithashtu, është shfaqja e dëshirës dhe vendosmërisë së tij për një këngëtim të ri, që duhet të jetë nga thellësia e zemrës, nga muza e vetvetes, origjinale. Është shfaqja e shtresave poetike dhe malli i përhershëm i poetit.
Në këtë cikël vjershash i këndohet jetës konkrete të shqiptarëve, këndohet jeta e pastër e një ambienti shqiptar, jeta e bariut dhe e bujkut në një ambient të përafërt nga këndimet e dikurshme si të Naim Frashërit.
Ai flet për dimrin, për korrikun, për liqenin e vendlindjes së tij, duke përfshirë kështu në veprën e tij edhe kohë të ndryshme të vitit.
Lasgushi në veprën e tij përmend vende e data të rëndësishme të popullit sepse kështu historia do të vazhdojë të kujtohet, ajo nuk do të mbetet e harruar. Edhe poezia shqipe do të vazhdojë të lëvrohet e të lexohet. Kjo vërtetohet më së miri kur Lasgushi fut në tekstet e
tij poetike Skënderbeun, Ismail Qemalin, Naimin, Asdrenin etj. Me anë të kësaj metode, poeti do të bëjë një udhëtim imagjinativ nëpër të kaluarën e shqiptarëve që shpeshherë duke u shfaqur i revoltuar në një faqe të kësaj historie
Do të theksohen këto tri fenomene, sepse në poezinë e Lasgushit ato zënë një vend mjaft të madh së trajtuari dhe vargjet për to përmbajnë figura të fuqishme artistike dhe që shprehin ndjenja të fuqishme të autorit.
Motra, Shoqja e Vasha
Më tepër se gjysma e poezisë së Lasgushit është këngë për dashurinë.
Edhe titulli i parë i librit Ylli i zemrës ishte Vasha e Trimi dhe tregonte dy protagonistët e dashurisë së vjetër shqiptare. Do të thotë: poeti së pari e këndon dashurinë të konceptuar si ndjenjë-fuqi-zjarr për bashkim njerëzish e për jetë, gjithnjë këndim në frymën popullore shqipe.
Në vargjet:
“Zun’ e shkojnë delëndryshet,
Thotë vasha po venitem.
Venitu, vashë, venitu,
Siç venitet zemra ime”
Poeti me këto vargje shfaq ndjenjën e thellë të dashurisë, se dashuria është aq e fuqishme që aq shumë të ligështon, të bënë që edhe bota të shuhet nga mungesa e saj.
Në këto vargje, vasha ia venit zemrën edhe trimit. Vasha paraqitet hijerëndë, e magjishme, si zonjë që i bënë meshkujt t’i qasen me përkushtim, t’i shkojnë pas e të thurin vargje e t’i këndojnë.
Vasha në poezinë e Lasgushit nuk thirret vetëm vashë, por trajtohet edhe shoqe, e shumë shpesh për të shprehur respektin edhe motër. Ai i drejtohet vashës më shpesh:
o motra ime, o motr’ e ëmbël!
Këtu ky emërtim nënkupton vashën si dashnore, grua e nënë por edhe si qenie nga e cila lind jeta, është vetë burimi i jetës. Konceptin dhe mënyrën e këndimit të tij ndaj vashës e hasim sidomos te vjersha më titullin Këngë:
O!zjarr-e-mall-e-yll-e-emër-pa,emër,
Vashë-edhe-shoqe-e-motër-e-dashurisë,
Nuse-edhe-grua-femër-varrë-në-zemër,
Varr-edhe-zjarr-e-flak’-e-dashurisë.
,
Pra vasha është më shumë se dashuri, është motër që të ndihmon në gjithçka, është femër që me bukurinë dhe magjinë e pashpjegueshme të bënë të vuash. Ajo është edhe grua e
devotshme që të qëndron pranë gjithmonë në secilën gjendje që ndodhesh.
Figura e yllit që del në titujt e dy librave të poezisë së Lasgushit: ,,Vallja e yjeve” dhe ,,Ylli i zemrës”, lidhet me dashurinë, këtë ndjenjë të përjetshme njerëzore, mbase edhe ndjenjën intime të vetë autorit që si shkas për pos në titujt e librave dhe në të gjithë veprën e tij projektohet në dy rrafshe kuptimi; në një anë forca e dashurisë si ndjenjë humanizuese, si frymë lëvizëse e jetës; dhe në anën tjetër dashuria si ndjenjë apo fuqi e paparashikueshme e afrimit të trimit me vashën. Ylli, si simbol i shumanshëm, po ashtu lidhet edhe me dashurinë e tij për vendin, për njeriun e mirë, dashurinë për gjuhën, për tokën e përmes kësaj për vendlindjen e atdheun.
Në mendjen e poetit gjithçka ndriçon si yll. Në vargun një yll
përjetësie u ndes në shpirtin t’im!...
Pra, ylli simbolizon lindjen e diçkaje të re, rilindjen e fenomeneve natyrore, lindjen e dashurisë në zemrën heroit, në zemrën e poetit, lindjen apo përlindjen e shpresës.
Është, simbol, metaforë me shfaqje të shumanshme. Kjo figurë artistike, thuajse është zotëruese në poezinë e Lasgushit.
Malli është një figurë e rëndësishme e veprimtarisë së Lasgushit. Ky fenomen në veprën e këtij autori është dëshirë e zjarrtë, është dashuri, është dhembje.
Mall o mall! që vjen e shkon!..., këtu tregohet se malli largohet por nuk zhduket, është gjithmonë i pranishëm në jetën e njeriut. Ai ka mall për njerëz të dashur, për vendin e tij, që e bën shumë të ndjeshëm.
Largimi shpirtëror nga një qenie e dashur shqipton dhembjen e ndarjes por edhe dëshirën për një bashkim të ri, e cila vërehet në këto vargje:
T’a nisim duke pushuar mërgimin zemërak
..............................................................
Më hidhur do t’na dhembi largimi jon’i ri.
Rëndësi për Lasgushin kanë edhe përjetësia dhe vdekja sepse ato janë pjesë të njeriut dhe jetës së tij. Poeti na bënë me dije se njeriu fillimisht zhvillohet nga një lëndë shumë e vogël e pastaj merr frymë. Më vonë i zhvillohen ndjenjat e formohet si njeri, në fund të jetës së tij ai fillon edhe të besoj në përjetësi. Poashtu pjesë e njeriut është edhe vdekja, ai e di se asaj nuk mund t’i ik, ajo një ditë do të vijë. Lasgushi i jep mundësi lexuesit që me anë të
poezive të tij të bë esoj në vetëvete dhe se çdo gjë që lind edhe vdes.
Cikli i zhvillimit kalon nëpër shkallët: Lënda, Fryma, Ndjenja,
Njeriu, Përjetësia. Të përshkruar nëpër një subjektivitet të theksuar të krijuesit, në të vërtetë janë shkallë të gjendjes së shpirtit- Zotit. Zoti i Lasgushit nuk është zoti teologjik, por zoti që si në çdo gjë të natyrës është edhe në vetë njeriun. Dëshira për prekjen e Zotit, këtij absoluti në vargun e vjershave të këtij cikli mbetet vetëm mashtrim. Sapo Zoti më dha jetë:\ më dha jetë-e më la vetë...
Me këto dy vargje poeti thotë se Zoti e braktis njeriun menjëherë pas lindjes duke e lejuar që ai vetë të ballafaqohet me sfidat e jetës.
Lëndë-e thjeshtë, lënd’ ujem.
Pata qënë, do të jem.
Rëndë-e fellë-edhe përjetë,
Jam çudi si kursesi...
Lasgushi tregon se njeriu ishte qenie e thjeshtë, madje e padukshme dhe përsëri ashtu do të kthehet. Zoti atë e krijoi, Zoti atë edhe do ta zhdukë prapë.
Në ciklin e vjershave mbi vdekjen Lasgushi krijon një radhë poezish simbolike, për herë të parë në gjithë veprën e tij: Gjeniu i anijes, Lundra dhe Flamuri dhe Vdekja e Nositit, pra, që të gjitha janë simbol i diçkaje.
Në këto tri vjersha dalin tri simbole në vetë titujt: Gjeniu, Lundra e Flamuri dhe Nositi që duke u shpjeguar ngadalë në vjershë idetë e Lasgushit në jetë, në krijimtari poetike dhe në botëkuptimin e tij mbi krijim e botës.
Gjeniu, është simbol i krijuesit të humbur dhe të flijuar, është simbol i personit që jetën e jep për idealin e vet.
Gjeniu anohet, humbet por sulmin për jetë asnjëherë
nuk e ndalë. Mendimet atij askush nuk mund t’ia ndryshoj. Lundra dhe Flamuri janë simbole të idealit, i cili e heq njeriun përpara në jetë, dhe flijimi i ëmbël në emër të tij:
Flamur i pastër që m’u nxi
Në sulm të lumtur për liri,
Qëndron gazmor në lartësi!...
Pra tregon se njerëzit për të janë flijuar, kanë dhënë jetën që populli në këtë rast sinomin i flamurit të jetojë i lirë.
Te vdekja e Nositit, kemi poezinë simbolike më të njohur që ndërtohet me strofën trivargëshe, e cila nis me vargun:
Me zjarr ju flas..., me zjarr.
Për të vazhduar me vargjet tjera që tregojnë vuajtje, përkushtim dhe vendosmëri,përkundër të gjitha sfidave:
Në gjirin tim kam hapur varr...
Që t’i jap shpresë-edhe t’ja mar...
Un’ ik liqerit zemërak
Fatlum dh’i pastër si zëmbak,
Po zemra ime kullon gjak:
..........................................
Poezia përfundon me vargun e njëjtë si në nisje: Me zjarr ju flas..., me zjarr. Pra e gjithë rrëfimi poetik ka të bëjë me dhembjen e brendshme të poetit i cili e rrëfen përmes Nositit. Dhembje të cilën mundohet ta kalojë me gas.
Dh’i nginj ah! Zogjtë-e vdes me gas!...
Poezia Vdekja e Nositit është shkruar në vetën e parë, si monolog. Nga një anë kjo poezi fiton dramacitet më të lartë të shqiptimit poetik e në anën tjetër na lejon ta lexojmë qenien e krijuesit të bartur. Na lejon të kuptojmë ndjenjat e poetit ku figura dhe i gjithë teksti dalin si klithmë e dhembjeve dhe e mendjes se tij.
***
Vdekja e Noisitit, mund të themi lirisht që është poezia më e ndjeshme në letërsinë shqiptare. Ndjeshmëria është prezente në çdo varg të poezisë. Prezentë është simboli i vetëflijimit. Poezia ka të bëjë me flijimin e Nositit, një shpend i cili me sqepin e tij shqyen
gushen e vet dhe ushqen të vegjlit e tij. Ne fakt mund të themi që poeti Nositin e përdor si zëvendësim për vetën e tij, pra kjo poezi mund të themi që paraqet fjalët e poetit drejtuar lexuesve. Brenda poezisë poeti përdorë mjaft fjalë të ulëta apo të shëmtuara mirëpo ato vetëm sa e bëjnë më të fuqishme poezinë dhe assesi ajo nuk është e shëmtuar.
Më anë të fjalëve varr, gjak, vdes, helmohet, poezia fiton forcë më të madhe shprehëse dhe prek më shumë ndjenjat e lexuesit. Kulminacioni i poezisë arrihet te shpimi i gushës së shpendit që tregon një flijim aspak të zakontë, duke shprehur dashurinë e madhe e të pa shpjegueshme për të vegjlit ose në realitet të autorit ndaj lexuesve te tij.
Ndoshta poeti mund të ketë përdorur këtë karakteristikë për të treguar pafuqinë e tij për të folur se dhimbja e vetëflijimit është e fortë dhe nuk e lejon të flasë megjithëse është një flijim i dëshiruar.
Gjuha që autori përdor është ajo e mbështetur në ligjërimin bisedor, gjuhë e cila përfshin edhe dialektizma. Organizimi i poezisë bëhet nëpërmjet shkallëzimit të veprimeve apo ngjarjeve, pra kemi ngjarje që rrjedhin njëra pas tjetrës dhe nuk kemi thyerje të saj.
Un’ ik liqerit zemërak
Fatlum dh’i pastër si zëmbak
Poeti në këto vargje na tregon për bukuritë e liqenit të cilin e krahason më zambakun, ashtu i duket i bukur e i butë, mirpo prapë duke e vënë vetën në pozitën e Nositit atij zemra i pikon gjak sepse nuk ka çfarë t’u jap të vegjëlve për të ngrënë. Figurën e krahasimit e hasim edhe në vargjet:
E rrit tallazin posi det.
Ay e tund, ay e shkund,
Ay e hap sa me të mund,...
Në këto vargje kemi të pranishme figurën e anaforës (përseritjes së fjalëve në fillim të vargjeve) mirpo vërejmë edhe fjalë me kuptim të kundërt apo antonimet tund-shkund. Poezia është e pasur edhe me figura të tjera si epieti (Pas mallit t’im liqeri-i shkret.), metafora (Po zemra ime kullon gjak:) etj.
Kroi i fshatit tonë
Lasgushi është poet që e ka dashur shumë vendin e vet, ai me shumë pasion flet për bukurinë e tij. Në këtë poezi flet për kroin e fshatit, me aq mburrje tregon për bukurinë e tij,për vlerat që ka saqë të duket se po flet për ndonjë njeri e jo për një krua. Vjershën e fillon duke lavdëruar ujin e kroit, ai buron nga mali dhe të jep ndjesi të këndshme tek e dëgjon duke gurgulluar. Në pjesën e parë të kësaj poezie përshkruan edhe vashat shqiptare që mbushin ujë
te kroi duke i krahasuar ato me zambakun e burbuqën. Pjesën e dytë e fillon duke krahasuar kroin e fshatit me argjendin. Në vargjet: venë pijnë ujë trimat an’-e-mbanë\ takijen me lule
Duke përshkruar bukuritë e kroit, poeti tregon se aty edhe të rinjtë kanë rënë në dashuri.
Pranë kroit të rinjtë kanë pasur mundësi të shohin njëri-tjetrin e të shkëmbejnë ndonjë fjalë.
Me aq krenari flet për kroin e fshatit saqë në tetë krahina nuk mund të gjeshë një të tillë sipas autorit. Për poetin vetëm ai është në botë, vetëm duke e shikuar dhe dëgjuar ujin që del nga kroi të shërohen plagët.
Atë e krahason me mallin e vashës për trimin e saj, mall të cilin ajo e mban brenda vetës, e krahason edhe me mallin e trimit dhe dashurinë që e përvëlon atë përbrenda.
Poezia është e ndarë në tri pjesë. Dy pjesët e para përbëhen nga tre distik dhe në fund përfundojnë me një tercinë, ndërsa pjesa e tretë përbëhet nga dy distikë, një tercinë dhe përfundon me një katrenë. Që të gjitha vargjet në poezi rimojnë me njëra-tjetrën. Në tërë
poezinë kemi rimë të puthur. Poeti mundohet të përdorë një gjuhë sa më të pastër shqipe, duke lidhur fjalët me njëra-tjetrën aq bukur sa poezia tingëllon fuqishëm. E tërë poezia ndërtohet mbi figurën e krahasimit: Gushën si zëmbaku, buzët si burbuqe; E si mbushin ujë,
bubu!; Papo ula kryet e shkova si grua., etj..
Gjithashtu edhe epitetin e vërejmë në vargjet e kësaj poezie:
derdhet aq i egër, derdhet aq i qetë.
Edhe metafora padyshim që zë vend në poezi: gjyrë-‘rgjendi-i-lyer. Sinonimet e përdorura: e dlirë- e nxirë; i egër- i qetë na bënë të kuptojmë që kroi i poetit në të gjitha mënyrat është i mrekullueshëm.
Arti poetik
Në artin poetik kemi futur si nënkapituj frymëzimin, variantet, sistemin poetik dhe gjuhën që bëjnë pjesë në veprën e Lasgushit.
Lasgushi ka krijuar me një art të veçantë, ai me gjithë shpirtë ka krijuar vargje që do të mbeten vulë në letërsinë shqipe. Krijoi një art të veçantë sepse me mjeshtëri përdori ato femnomene që prekin jetën e njeriut.
Frymëzimi bënë pjesë edhe në veprën e Lasgushit si te shumica e autorëve të tjerë romantikë. Arsyeja, motivi që Lasgushi shkruan vjersha që kanë të bëjnë me frymëzimin nuk mbështetët në dëshirën e autorit për shtrembërime 4as për mjegullime por në kërkesën e tij që në gjithë librin e vet donte të krijonte një sistem poetik të shqiptarëve të botës përreth, por edhe të vetës në radhë të parë, pra edhe të krijuesit e të krijimit. Në poezinë “Shpirtit”, në vargjet:
Kur del mi male yll’i dritës
e shuhet nata prapa ti,
ti me vështrimin vetëditës
çkëlqen në fund të zemrës s’ime
dh’i bën prej këngës së një grimѐ
një të përjetëshme — harmoni.
Nga këto vargje, vetvetiu vërehet se frymëzimi i lind poetit në mëngjes dhe këtë edhe e adhuron, kur errësira ka kaluar dhe drita kaplon çdo gjë.
Lasgush Poradeci nganjëherë krijon deri në katër variante të një vjershe. Duke ndjekur variantet e poezive të tij vërejmë interesimin e përhershëm të poetit, që gjuha poetike e shkrimeve të tij të jetë sa më e pasur, vargu sa më i rregullt dhe të kumbojë sa më shqip,
ndërsa shprehja të jetë sa më e saktë. Variantet nganjëherë në veprën e tij janë si forma të dyta të leximit të vjershës së shkruar njëherë më parë.
Kështu në vjershën Naim Frashërit, të botuar më 1925 lexojmë vargun:
Gjuha: goja! Gjuha: fjala! Gjuha: zemr’ e kombësisë
Po ky varg në variantin e kësaj vjershe të botuar në librin ,,Vallja e yjeve” del në formën:
Gjuha: yll’i vjershërisë! Gjuha: Verb’i Perëndisë!
Po ashtu edhe në poezinë “Më zu një Mall” në variantin e parë të saj në disa vargje thuhet:
Ri vasha largë-o Zot,
Që kaq po vuaj.
Në variantin tjetër të kësaj poezie këto vargje dalin në formën:
Ri motra largë-o Zot,
Që s’duroj fare.
Dhe në variantin e tretë të kësaj poezie vargjet e njejta dalin në këtë formë:
Ri vasha largë-o Zot,
Që dirgjem vetë.
Dëshira e parë e Lasgush Poradecit, përveç shkrimit të poezisë me vlerë veç e veç, është krijimi i një sistemi poetik vetjak.
e Lasgushit për të kërkuar një sistem poetik të shkrimit, vërehet në të shikuar edhe kur të lexohen dy librat e tij veç e veç.
Që të dy librat janë të ndarë në cikle që ndërlidhen mes veti, pra janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe si rezultat i kësaj nuk është punë e vështirë që këto cikle të shkrihen në njëri-tjetrin, duke u bazuar në lidhjen e tyre të fortë në mes vete, dhe të krijohet libri i tërësishëm i Lasgushit.
Në poezinë shqipe, edhe sot, nuk ka ndonjë poet që do të ketë krijuar një sistem kaq të mëvetësishëm e kaq original si Lasgushi sepse ai shpreh në çdo varg ndjenjat e tij, në çdo poezi tregon diçka që lidhet me realitetin. Shumë poezi të tij lidhen me njëra-tjetrën, e tërë poezia lasgushiane ngërthen në vete vlera të çmuara të jetës.
Thurja e poezive, renditja e tyre si dhe lidhja e tyre ndër vete kanë bërë që Lasgushi të ketë një sistem poetik personal.
Gjuha në veprën e Lasgushit
Një nga pikat e programit reformues poetik të Lasgushit është edhe gjuha: gjuha e pastër shqipe dhe gjuha poetike. Prandaj, poeti ndalet në krijimet e Naim Frashërit dhe në meritën e tij të madhe për reformimin e gjuhës së pastër shqipe sepse Gusho ishte i mendimit se Naimi e përdori atë në një mënyrë të pastër.
Për Lasgushin gjuha nuk është vetëm mjet komunikimi në mes të njerëzve, gjuha nuk është vetëm mjet që sjell informatën, gjuha nuk është vetëm gjuhë poetike…
Idetë e veta mbi gjuhën Lasgushi i shihte të shpjeguara në tekstet poetike të Naimit, në temat e këndimet e tij. Këtë e vërteton në vargjet e tij për Naimin: U par tërhequr shpirt’ i kombit\ n’atë vajtim aq të lënduar\ q’e thurri gjuha jote-e-zjartë\ dhe balli yt i
frymëzuar; duke treguar se për atë gjuha kishte rendësi të dorës së parë andaj edhe Lasgushi mundohet të imitoj gjuhën e tij. Aty ai e shihte shqipen të thuhej e pastër dhe plot kuptim. U mundua edhe vetë që shqipja në poezitë e tij të shprehej në mënyrën më
madhështore të mundshme.
Poezinë e Lasgush Poradecit e ka përcjellë kritika letrare shqipe edhe në kohën kur kjo është botuar nëpër revista e publikime të ndryshme edhe mbas daljes në libra të veçantë.
Mirëpo, edhe sot në shqip nuk kemi një shkrim kritik-monografik mbi veprën poetike të tij.
Shkrimi i Mitrush Kutelit mbi Poradecin mbetet, edhe sot, ndër shkrimet më të plota dhe më të suksesshme. Ky është një shkrim parafrazë e veprës poetike të Lasgushit.
Autori niset kryesisht nga shpalimi i formës së poezisë së këtij autori, duke e konsideruar formën si element primar në krijimet poetike, për çka do të kritikohet më vonë. Autori në një rast
shkruan:
Sa për stilin ky nuk është përveç se mënyra e rradhosjes së fjalëve në vargje.
Nonda Bulka: Lasgushi nuk ka hedhur sytë rrotull tij për të parë njerinë që rjep njeriunë, vëllanë që vret vëllanë.
A nuk ka parë së si virtyti zhduket dhe thëthitet prej interesit? S’ka kuptuar se ati e do të birin për interes, se ,,qendra e gravidacionit” të çdo veprimi njerëzor është interesi?... Qan, lëngon dhe shfrynë poeti një dashuri të demoduar dhe anakronike.
I lutet një Perëndije pa ditur mirë ku e ka banesën kjo Perëndi. Përpëlitet zall më zall dhe pastaj…
Nërsa Kristë Maloku thotë : Fakt asht që Lasgushi ka hy një herë e përgjithmonë në leteraturën shqiptare e vepra e tijë kërkon prej nesh – kështu o ashtu – një studjim serjoz .
Muzafer Xhaxhiu: Lasgush Poradeci është poet me plot gojën, ,,këngëtor finosh” dhe i ëmbël i natyrës dhe i dashurisë.
Lasgush Poradeci është shembulli i krijuesit modern shqiptar. Ai e ngriti deri në kulm madje në kult, krijimin poetik dhe poetin vetë si Zot. Me veprat poetike “Vallja e yjve” (1933) e “Ylli i zemrës” (1937) Lasgushi krijoi një sistem të njënjëshëm poetik.
Poezia e tij, për motivet, stilin, gjuhën e bukur shqipe, figurën origjinale, formën e re individuale dhe ndjeshmërinë e re, është karakteristike dhe e veçantë në letërsinë shqipe.
Disa nga studiuesit e ndajnë mendimin se ai është liriku më i madh i letërsisë moderne shqipe të shekullit të kaluar.
Poradeci është figurë e poetit të ndjeshëm, i kërkimit artistik e përkushtimit serioz, i prurjeve të reja dhe thyerjeve të vjetrës.
Mbase me të drejtë studiues do ta quanin poet i frymëzimit, i
frymëzuar pambarimisht deri në vdekje.
Lasgushi u formua si poet në kohën kur në poezinë shqiptare ,,forma quhet formalitet,metrika prozodi e silabizëm, ndërsa retorika emfazë e gojëtarisë që s’kanë asnjë të përpjekur
me esencën...” Lasgushi e ka përtërirë dhe e ka pasuruar ligjërimin poetik shqiptar duke kënduar të menduarit metafizik mbi dashurinë dhe vdekjen, mbi vetësakrifikimin dhe vetëflijimin në krijimtarinë poetike, thotë mes tjerash studiuesja e mirënjohur Rajmonda Kitaj.
Në poezinë e Lsgush Poradecit mbizotëron tema e dashurisë, si sovrane e të gjitha temave tjera dhe burim i pashtershëm i frymëzimit njerëzor. Dhe kjo është temë e vazhdueshme e tij, pavarësisht moshës dhe kohës së krijimit.
Prandaj, si përmbyllje modeste e këtij punimi, konstatojmë se Lasgush Poradeci u dha me shpirt e zemër pas vargut poetik duke shprehur mendimet e ndjenjat e tij me anë të vargjeve.
Vargje të latuara me një stil të veçantë, me një figuracion të pasur e simbolikë befasuese që e bëjnë poezinë e tij mjaftë atraktive. Lazër Gusho, lëvron nëpër tema të ndryshme duke prekur mendjen dhe ndjenjën e lexuesit.
Ai flet për vdekjen, jetën, dashurinë, gjuhën e atdheun duke bërë kështu që poezitë e tij të lexohen me ëndje edhe sot, përkundër leximeve dhe interpretimeve që ishin bërë më parë.
Edhe pse me numër relativisht të vogël të veprave, gjegjësisht me dy vëllime poetike, ai do mbetet një figurë e pashlyer në historinë e
letërsisë shqipe.
"Ajo çka, në vend që të më mundonte, më mahniste gjithmonë, sa herë që takoja Lasgush Poradecin, ishte ndjesia e së pamundurës. Ishte e pamundur të merreshe vesh me të si me të tjerët. Porsa hyje tek ai, madje porsa trokisje në portë, aty për aty gjithçka tjetërsohej.
Tjetër logjikë në të biseduar, tjetër kod, të tjera fjalë, të mbështjella me kuptim tjetër. Diçka mungonte përherë, e diçka qe e tepërt. Ai vetë ishte aty, i vëmendshëm për gjithçka, e megjithatë, ti e ndjeje se sa ç’ishte, aq edhe mungonte. Më e habitshmja ishte se ty të pëlqente kjo, se nuk doje aspak që të prishej kjo magji, ashtu si nuk doje që fjalëve që thuheshin t’u ikte dysia, velloja me të cilën sapo ishte mbështjellë dhe t’u ktheheshin kuptimet e tyre të mirëfillta, që ngjanin tani të zbehta.
Lasgushi ishte aty, disa qindra hapa larg e, megjithatë, përse nuk nisesha me ngut, me panik, për të mos humbur kohë?
Përse nuk kam shkuar më shpesh, thosha me vete. Dhe prapë shkoja rrallë. S’kisha kurrfarë droje se do ta shqetësoj. Ai më priste përherë me kënaqësi, madje më çonte fjalë t’i shkoja.
Ishte një pengesë e tjetërfartë. Pengesa që shkakton ëndrra. Askush nuk ngutet të shkojë drejt saj. Sepse, në fund të fundit, vonesa dhe ngadalësia bëjnë pjesë në mekanikën e saj. Të shkoje tek ai, ishte më shumë se të dilje jashtë shtetit. Të dukej se dilje jashtë kohës, jashtë sistemit të zakonshëm të të menduarit. Edhe një hap dhe kishe ndjesinë se do të kapërceje kufijtë e jetës për të shkelur në shkretinë danteske. Prej vitesh, qysh pas mbarimit te Luftës së Dytë Botërore, ai kishte qenë përherë i tillë: i gjallë dhe i vdekur njëkohësisht. Shumë gjimnazistë, që e bënin në mësim, e kujtonin të vdekur. Të tjerë ua shpjegonin se nuk ishte ashtu, se ishte gjallë, por as të parët, as të dytët nuk habiteshin nga kjo. Ishte një gjendje e dyzuar që i shkonte atij dhe shumë njerëz qenë mësuar me të, si me dikë që e kundrojnë përherë nën syprinën e ujit.
Ishte nga të rrallët njerëz dhe, ndoshta, i vetmi shkrimtar i madh që arriti për një kohë aq të gjatë, duke qenë i gjallë, të përjetojë vdekjen e tij.
Pamja e tij e jepte shpeshherë në mënyrë të saktë këtë dyzim, sidomos kur vishte kostumin e zi dhe vinte borsalinë të zezë. Në një rast të tillë të dukej e natyrshme ta pyesje nëse dilte apo shkonte drejt arkivolit. Më e çuditshmja ishte se ky fat i tij nuk zgjonte keqardhje. Ndjenja e keqardhjes, e mëshirës së mundshme, e pikëllimit që ai qe harruar pa të drejtë, thërrmohej si një enë kristali sapo ndeshej me të.
Kur ai hynte në kafenetë e Pogradecit, shkrimtarët që vinin për verim kishin ndjesinë se po strukeshin nga një stuhi e padukshme. Ai ishte i paparashikueshëm, gërryes si acid, i rrezikshëm, i beftë.
E qeshura e tij ishte si e tejjetshme, pa gëzim, mërzitja e tij e papikëllueshme. Kështu e kishte edhe zemërimin, luksoz, të ftohtë, kurse përbuzjen, rrezatuese që larg, si të stolisur me argjend. Por gjëja më e jashtëzakonshme ishte e folura e tij. Gjë më të pangjashme me bisedën e përditshme, nuk mund të përfytyroje dot. Ndonëse ishte e qartë, pa stërhollim, fare e rrokshme, madje për gjëra të ditës, ajo e kishte kryekëput të ndryshme gjithçka: ndërtimin e saj, logjikën, ritmin, kthimet prapa.
…Mekanizmi i kohës së tij ecte herë përpara, herë mbrapsht e herë në vend. Edhe oraret ashtu i kishte: çohej nga gjumi në orën 11. Hante mëngjes. Flinte përsëri në 12. Hante drekën në 5 pasdite. Flinte në 6. Çohej në 8 dhe punonte gjer më 3 pas mesnate. Pamja e tij, po aq sa e folura, i shpëtonte çdo cilësimi. Ai ishte aristokrati dhe fshatari njëkohësisht, vjenezi i përkorë dhe ballkanasi me shkop shtogu, biondi dhe bruni, i ashpri dhe fini. Ai herë të kujtonte aktorin gjermano-shqiptar të viteve ’30, Aleksandër Moisiun, herë grekët e lashtë të mbështjellë me zhgun jashtëkohor, e herë Papa Gjon Pali II. Gjatë udhëtimeve në shumë vende të botës, më ka qëlluar rasti të njihem me njerëz të pazakonshëm, nobelistë, filozofë, aktorë, politikanë, shkrimtar të mëdhenj, por gjer më sot Lasgush Poradeci ka mbetur për mua njeriu më i jashtëzakonshëm , më i ndërlikuar e më i pakuptueshëm që kam njohur. Kam biseduar për të me njerëz që i kishte edhe më të afërt: të shoqen, vajzat, gruan që ka qenë pasioni i tij i fundit, por askush nuk ka kuptuar diçka më shumë prej tij. Me sa duket, kodin zbërthyes ai e mori me vete në varr. Duke e parë, dhe sidomos duke e dëgjuar, gjithmonë mendoja se si ishte e mundur që njeriu ballkanas, njeriu shqiptar, të arrinte një ndërlikim të tillë, përkryerje, mëvetësi dhe mister"-
shkruan I.Kadare. “O qelbësirë grua, o qelbësirë burrë: kur të japësh një opinion për diçka duhet të shtosh përpara fjalët “për mendimin tim” dhe pastaj ta thuash opinionin për të cilin je paguar kodoshërisht. Politika ka 27 vjet që gërmovi e nxorri tërë llumin, kurvat, spiunët, hajdutët, dallaveraxhinjtë, sahanlëpirësit dhe i vuri të drejtojnë shtetin dhe dipllomacinë. Dhe kështu e bëri Shqipërine një llumnajë të ndyre. Mercenaret të qelbur që ju vrafte zoti. Është një vojtje e pafund për ata pak njerëz të ndershëm që jetojnë në këtë vend”, përmbyll me nota revolte deri në fund Marie Poradeci.