2019-11-16

Shefkije Islamaj(1953-)


Rezultati i imazhit për shefkije islamaj"

Shefkije Islamaj lindi më 25.10.1953 në fshatin Likovc të Skënderajt. Shkollën fillore e kreu në vendlindje më 1968, ndërsa shkollën Normale në Mitrovicë më 1972. 

Më 1977 mbaroi Fakultetin Filozofik - Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Prishtinë, ndërsa në vitin vijues 1978 u regjistrua në studimet pasuniversitare të këtij fakulteti.

 Magjistroi me temën “Sinonimet në gjuhën shqipe” më 1982. 

Në vitin 1999 mbrojti me sukses edhe tezën e disertacionit “Veçoritë leksiko-semantike dhe stilistike të gjuhës së veprës letrare të Jakov Xoxës” me të cilën mori gradën "Doktor i shkencave filologjike"

 Prof.Dr. Shefkije Islamaj gjatë studimeve ka punuar në arsim, një kohë në shkollën fillore “Liria” në Isniq, pak kohë në Qendrën e Shkollimit të Mesëm “Vëllezërit Frashëri” në Deçan. 

Ka punuar si ligjëruese e lëndës Kulturë gjuhe në Fakultetin e Arteve Dramatike gjatë viteve 2001-2004. 

Fill pas përfundimit të studimeve, në vitin 1977 filloi punën në Institutin Albanologjik të Prishtinës, në Degën e Gjuhës, në Sektorin e Leksikografisë, në fillim si asistente, më vonë si hulumtuese e pavarur, bashkëpunëtore shkencore, bashkëpunëtore e lartë shkencore, ndërsa në vitin 2002 është zgjedhur këshilltare shkencore.

Ajo deri në pensionim  punojë  në Institutin Albanologjik dhe kishte titullin këshilltare shkencore.

Më 3 mars 2014 u zgjodh anëtare e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës të cilin e kryesoi deri më 21 tetor 2015 kur u shkarkua nga detyra për shkak se kishte votuar për shkarkimin e rektorit të UP Ramadan Zejnullahu.


Veprimtaria shkencore e profesionale

-Prof.Dr.Shefkije Islami 200 studime, artikuj, trajtesa e kritika për çështje të ndryshme të leksikologjisë, të leksikografisë, të stilistikës gjuhësore e të kulturës së gjuhës, të botuara në organet shkencore e profesionale në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni.

-Pjesëmarrëse në shumë se 40 sesionet, simpoziumet e konferenca shkencore të organizuara nga akademitë, institutet shkencore, universitetet në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e në Mal të Zi –rubrika në përpunim e sipër

-Redaktore e recensuese e shumë botimeve shkencore të Institutit e jashtë tij. rubrika në përpunim e sipër

- Redaktore e fjalorëve:

-Fjalori suedisht-shqip - (S.Zendeli.) 2004, Stokholm, edhe në formë elektronike, botim i Entit për Zhvillimin e Arsimit të Suedisë;
Fjalori kroatisht-shqip (M. Ndreca) 2010, botim i Sht.b. “Školska knjiga” Zagreb,

Fjalori shqip-serbokroatisht i (M.Ndreca) 1988 EBT, Prishtinë
Glosar (Fjalorth i detarisë i së folmes së Ulqinit, (H.Ulqinaku) 2003, IA, Prishtinë

-Kryeredaktore e revistës shkencore të Institutit Albanologjik "Gjurmime Albanologjike", Seria filologji 2005 -
-anëtare e redaksisë së revistës “Gjuha shqipe”, botim i Institutit Albanologjik 1982-

-Anëtare e Këshillit Ndërakademik për Gjuhën dhe kryetare e Grupit për Çështje të Leksikut (për Kosovë) në kuadër të këtij këshilli.

-Shefe e Degës së Gjuhës në Institutin Albanologjik 1982-92
-Nënkryetare e Shoqatës së Gjuhës Shqipe 2002-
- Pjesëmarrëse në një numër ekspeditash gjuhësore e shkencore, organizuar nga IA (Prishtinë) dhe IGjL (Tiranë).

Projektet

-Fjala dhe fjalori – projekt i Institutit Albanologjik 2007-2010
-Tekstet e diasporës – Teksti i gjuhës dhe Teksti i letërsisë, për tri cikle, projekt zviceran dhe i MASHT-it

-Fjalor serbisht shqip (bashkautore), projekt i Institutit Albanologjik, 2010-2012

Botimet - Veprat

1. Çështje të sinonimeve në gjuhën shqipe. Monografi. Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1985;

2. Fjalor i fjalëve të huaja (bashkautore). Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1987;

3. Gjuha e Jakov Xoxës; Monografi. Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2000;

4. Kultura gjuhësore dhe përdorimi estetik i gjuhës, Përmbledhje studimesh e trajtesash, Toena, Tiranë, 2002;

5. Gjuha, ligjërimi dhe fjala, Përmbledhje studimesh e trajtesash, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2004;

6. Mos më thuaj se më ke parë ëndërr. Roman, Toena, Tiranë, 2004 (disa fragmente janë përkthyer në gjuhën bullgare dhe janë botuara në revistën “Ballkani” Sofje, nr. 4, dhjetor 2005).

7. Gjuha dhe identiteti. Përmbledhje studimesh e trajtesash, Toena, Tiranë, 2008.

8. Gjuha e Gjergj Fishtës. Monografi. Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2009 (në procedurë botimi).

Studime, artikuj vështrime dhe recensione *

1. Sinonimia - gurrë e pashtershme për pasurimin e gjuhës, Fjala, 15.3.1979, Prishtinë.

2. Roli i sinonimeve në pasurimin e gjuhës, Gjurmime albanologjike, SSHF, XI, 1981, f.117.

3.Çështje të sinonimisë shqipe, në Fjala, gusht, 1986, Prishtinë.

4.Pasqyrimi i sinonimeve në Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe, në vëll. “Çështje të studimeve albanologjike I, Prishtinë, 1987.

5.Çështje të sinonimisë stilistike në gjuhën shqipe, Gjurmime albanologjike, SSHF. XIII,1983, f.13.

6.Sinonimia frazeologjike në gjuhën shqipe, Studime filologjike, 4/1986, Tiranë.

7.Roli i sinonimisë në pasurimin e gjuhës, në vëll. Studimi mbi leksikun dhe mbi formimin e fjalëve në gjuhë shqipe, III, Tiranë, 1989, f.359.

8.Sinonimia në “Valët e detit” të Spiro Dinos, në ciklin “Këngë dashurie”, Gjurmime albanologjike,SSHF, 18/1988, f.119.

9.Çifti sinonimik në veprën e Pjetër Budit (bashkautore), Gjurmime albanologjike, SSHF,XVIII,1988,f.119.

10.Roli i shkrimtarit në pasurimin e terminologjisë shqipe, në vëll. "Gjendja e terminologjisë shqipe në Jugosllavi", Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë,1988,f.97.

11.Aspekte të stilit të Xoxës, Rilindja, 4.08.1979.

12.Aspekte të stilit dhe të gjuhës së Mjedjes, Bota e re, 25.V.1983,f.26.

13.Ngjyrimi emocional i përmbajtjeve leksikore, Rilindja, Prishtinë, 30.06.1979.

14.Edhe diçka rreth gjuhës së Buzukut, në përmbledhjen “Meshari” i Gjon Buzukut - monument i kulturës shqiptare”, Ulqin, 1995, f.220.

15.Çështje gjuhësore e stilistike në “Mrizin e Zanave” të Gjergj Fishtës, në Gjurmime albanologjike, SSHF,XXVI., dhe në Seminarin për gjuhën, letërsinë e kulturë shqiptare, Tiranë, 1996.

16.Norma, pleonazmi dhe shkurtia gjuhësore, në vëll. Letërsia shqipe dhe gjuha letrare, ASHAK, Prishtinë, 1998, f.245.

17.Kultura e shkrimit sot e nesër, në “Gjuha shqipe”, 2/1998.

18.Mjetët shprehëse dhe norma letrare, në “Gjuha shqipe”, 1/1982, f.18.

19.Ndikimi i mjeteve shprehëse të gjuhës në ngulitjen e normës letrare, në “Zëri i rinisë”, nr.9,28.IX.1981.

20.Malli- fjalë çelës në poezinë e Lasgush Poradecit, në Gjuha shqipe nr.2, 1999.

21.Çështje të normës stilistike, në Gjurmime albanologjike, SSHF, 23., Prishtinë, 1993, f.163.

22.Kongresi i Manastirit, moment i rëndësishëm i kultrurës dhe i historisë shqiptare, Fjala,11,1978.

23.Mërgimi në jetë dhe në letërsi, në vëll. “Letërsia dhe mërgimi”, bot. i Institutit Albanologjik, 1997, Prishtinë.

24.Gjendje shqetësuese në hapësirën tonë kulturore, në “Alternativa”, nr.7,8,Lubjanë, 1990, f.113.

25.Poezia “Qielli- një model i gjuhës poetike, në rev.“Stil”, SHSHM,Shkup, 1998.

26.Vepër me interes për gjuhësinë shqiptare (R.Ushaku, Kërkime filologjike), në “Fjala”, dhjetor, 1985.

27.U ribotua “Fjalori Bashkimit”, Gjurmime Albanologjike, SSHF, XI. 1979.

28. Botim me vlerë shkencore e praktike (Xh. Lloshi, Stilistika dhe pragmatika, në Universi i librit shqiptar, 2,Tiranë,2000.

29. Studim me interes shkencor (Z. Gjocaj, Struktura leksiko- semantike dhe stilistike e frazeologjizmave të shqipes, Gj. shqipe, 1,2000.

30. Gjuha shqipe - çështje e rendit kombëtar, në Rilindja, korrik, 2000, Prishtinë.

31. Ndihmesë dhe përkrahje për gjuhën letrare shqipe, Xh. Lloshi, Mbështetje për gjuhën letrare, Toena I, 1997, Gjuhën shqipe, 2, 1998.

32.Botim me vlerë të çmueshme - Njohuri për stilistikën e gjuhës shqipe (Xhevat Lloshi), Gjurmime albanologjike, SSHF, XVIII, Prishtinë, 1988, f.267.

33. Botim monografik me interes (Meshari i Gjon Buzukut- monument i kulturës shqiptare), Gjurm. alb., SSHF, XXV, f.171.

34. Sukses i madh në leksikografinë tonë, (Fjalori shqip-serbokroatisht) Rilindja,1982, 1,2 janar.

35. Një kontribut për leksikografinë tonë, Gjuha shqipe, 1/1982,f.35.

36. Një vepër me interes të veçantë e leksikografisë shqiptare, Gjuha shqipe, 1/1982, f.37.
37. Tekst me interes për shkencat e ligjërimit, (Osvald Dykro - Cvetan Todorov, Fjalor enciklopedik për shkencat e ligjërimit), Gjuha shqipe 1/1986, f.67.
38. Fjalor enciklopedik me interes shkencor, Fjala, 15.12.1985.
39. Studime me rëndësi shkencore, (Gjurm.alb.SSHF, XIV,1984) ,Gjuha shqipe 3/1985,f.53.
40.Rezultate dhe detyra të reja në fushën e terminologjisë, Gjuha shqipe 1/1988,f.63.
41. Strukturalizmi ndër ne, Zëri i rinisë, 28.06.1984.
42.Sesioni shkencor “Letërsia shqipe dhe poetika strukturale” (vështrim), Gjurmime albanologjike, SSHF, XIV,1984.
43. U mbajt Konferenca shkencore për 100 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, Gjurm.alb. SSHF.VIII, 1978,f.261.
44. Frazeologjia gjuhësore e Xoxës, rev.Glosa FF i UT, 1/1999, f.62.
45. Shprehësia lekiskore në veprën letrare te Jakov Xoxës, në rev.Glosa FF i UT nr 2/1999, f.64.
46. Çështje të frazeologjizmave letrarë në romanet e Jakov Xoxës, Filologji, UP. 1999, Prishtinë.
47. Botim me interes shkencor (Fan S.Noli-monografi), Gjuha shqipe, 1/1985, f.42.
48. Një tekst me vlerë praktike (Shenjat e pikësimit, Rilindja ,21.3.1981.
49. Edhe një sukses i leksikografisë tonë (Fjalori i fjalëve dhe i shprehjeve popullore), Rilindja, 17,07.1982, f,14.
50. Një ribotim i rëndësishëm (Fjalor serbokroatisht-shqip), Fjala, 15.11.1986, f.12; Gjurm.alb. SSHF.XVI,1986,f.285.
51. Leksiku dialektor dhe sinonimet dialektore në tregimin tonë të sotëm, Fjala 1-15 nëntor, Prishtinë, f.4.
52. Faik Konica dhe gjuha shqipe (në monografinë “Faik Konica, jeta dhe vepra), Prishtinë, 1996.
53. Kontribut i çmueshëm në fushën e onomastikës (Gjuha shqipe 1/1987), Fjala,1 gusht.1987.
54. Sinonimet në veprën e Pjetër Bogdanit, Seminari për, Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Sjhqiptare, 1989, Prishtinë.
55. Tribuna me interes shkencor, Gjurm.alb. SSHF, XIV,1989.
56. Strukturalizmi ndër ne, në Zëri i rinisë, 28.06.1984.
57. U mbajtën tribunat e para shkencore në organizim të Institutit Albanologjik, Gj, albanologjike, nr.1 6, 1984; Gj. shqipe, 2, 1984.
58. Sesion shkencor, i mbajtur me temën "Letërsia shqipe dhe poetika strukturale", në Gj. alb. nr.14, 1984.
59. Shqipja përballë anglishtes (Ilir Hoti – Fjalor enciklopedik anglisht-italisht-shqip për bankën, bisnesin, bursën ekonominë, bot. ”Star”, Durrës, 2001), Koha ditore,1.6.2002.
60. Kultura gjuhësore dhe proza jonë e sotme, Seminari i 20 për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën shqiptare, Prishtinë, 2002.
61. Pamja jonë gjuhësore në mjetet e informimit, Gjuha shqipe, 1-2001, IA, Prishtinë.
62. Gjuha letrare – shprehje e qytetërimit, Rilindja, 30.7.2001
63. Gjuha letrare – faktor bashkues në shkallë kombëtare, Gjuha jonë, 3-4, 2000, Tiranë.
64. Çështjet e gjuhës –çështje të rendit kombëtar, Zëri, 13 korrik, 2000.
65. Rezultat i lakmuar në frazeografinë shqipe (J.Thomai- Fjalor i frazeologjik i gjuhës shqipe, Tiranë, 1999), Rilindja, korrik 2000.
66. Gjuha në mjetet e informimit, Gjuha shqipe, 2 – 2001, IA, Prishtinë.
67. Funksioni stilistik i foljes në Lahutën e Malcis të Gjergj Fishtës, Seminari XXI - Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, 20002, Gjurm. Alb.,SF, 2002.
68. Letërsia dhe shkolla, Shkëndija, tetor 2002.
69. Përdorimi i shqipes standarde në mjetet e informimit, Konferenca shkencore ”Shqipja standarde dhe shoqëria shqiptare” , Tiranë, 2004.
70. Gjuha letrare–simbol dhe shprehje e qytetërimit,Tribuna me studentë, më 16.12.2002.
71. Etapë e re e përdorimit të shqipes standarde, Koha ditore, 5.8.2003.
72. .Xoxa, ky mjeshtër i madh i gjuhës, Koha ditore, 15.5.2003.
73. Pasuria gjuhësore e Maqedonisë shqiptare, Fakti, 25.9.2003.
74. Fjalëformimi në gjuhësinë shqiptare, Seminari XXII, 2003.
75. Kultura gjuhësore dhe mjetet e informimit, Kulturë gjuhe, 1, 2003.
76. FSHS – pasuri e madhe kombëtare, Gjuha shqipe, 1-2 2002.
77. Letërsia e sotme shqipe – çështje të leximit gjuhësor-stilistik, Gjurmime albanologjike, SF, 2003.
78. Njësimi i alfabetit dhe njësimi i gjuhës, Zëri ditor, 22. 11.2003.
79.Ndërtimi i standardeve në dy rrafshe të rëndësisë kombëtare, Zëri ditor 20.11.2003.
80 .Një raport real ndaj njëmendësisë sonë gjuhësore, Zëri ditor, 21.11.2003.
81.50 vjet studime albanologjike, Epoka jonë, 17-18.12.2003.
82.Leksikografia shqiptare në rrethanat e reja, Zëri ditor, në shtatë vazhdime, 25 shkurt deri 2 mars 2004.
83.Fjalor që plotëson zbrazëti të ndjeshme, Koha ditore, prill, 2004.
84. Trajtimi i fjalëformimit në gjuhësinë shqiptare, Gjuha shqipe, 2, 2004.
85.Kujtime historike, politike dhe autobiografike, Koha ditore, 10.7.2004.
86.Gjuha shqipe, kompjuteri dhe interneti, Koha ditore, 31.7.2004.
87.Një fjalor i madh i fjalëve të huaja – kërkesë e ngutshme, Koha ditore, 21.8.2004.
88.Intelektuali në një kohë tipike komuniste, Shekulli, 22.5.2004.
89.Roman i veçantë me gjuhë të veçantë, Koha ditore, 29.5.2004.
90.Gjuha standarde, zgjidhje e vetme për shqiptarët, Shekulli, 24.8.2004.
91.Për një qëndrim të drejtë ndaj prurjeve të reja në gjuhë, Zëri, shtator, 2004.
92.Sqarim i problemeve kryesore teorike e praktike që lidhen me sinoniminë leksikore shqipe, Zëri, 12.3.2005.
93. Një fjalor i pasur dialektor (P.H.,S.A. Fjalor i shqipes së Plavës dhe Gucisë, T. 2004), Koha ditore, 25.6.2005.
94.Një vepër e madhe leksikografike (Fjalori sinonimik i gjuhës shqipe), Shekulli 4.3.2005.
95.Për një leksikografi bashhkëkohore, përmb. Leksikografia shqipe, Tiranë, 2005.
96. FGJSSH- bazë e mirë për një fjalor të derivacionit semantik, Seminari për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, 2005.
97. Drejtshkrim kompjuterik, megjithatë një arritje e madhe, Koha ditore, 16.4.2005.
98.Si paraqitet kultura shqiptare në internet, Koha ditore, 9.10.2004.
99. Vepra e Fishtës nër shembujt e paktë të modelimit artistik të historisë sonë, Zëri, 8.10.2005.
100. Pse dhe si ta lexojmë Fishtën sot, Shekulli, 18.10.2005.
101. A i duhet Kosovës një gjuhë e re letrare, Shekulli, 4 12. 200s, Fakti, 30.11.2005, Epoka e re, 30.11.2005.
102.Shqip në Suedi (Fjalori suedisht-shqip), Shekulli, 11.11.2004.
103.Lehtësia e padurueshme e reagimit, Shekulli, 15.12.2005.
104. Shqipja ne kontekstin e ri socio-gjuhësor, Dardania sacra, 2004.
105. Shqipja – gjuhë e vogël apo gjuhë e madhe? Zeri, 26.11.2005.
106. Anglishtja dhe shqipja, zgjerim i mjeteve shprehëse të shqipes, Zëri, 17.12.2005.
107. Shqipja dhe rilatinizimi i shqipes, Gjuha shqipe 1. 2005.
108. Për një korpus letrar dhe për një korpus gjuhësor në interenet, Gjuha shqipe 3, 2005.
109. Kultura gjuhësore dhe terminologjia islame, Tryeza shkencore, ASHAK, 16.11.2005.
110. Kur mendjet e vonuara gjykojnë për gjuhën, Koha jonë, Tiranë. 20.1.2006.
111. Manipulimi me gjuhën, Epoka e re, shkurt 2006.
112. Kultura gjuhësore dhe shkrimet fetare islame, Zëri, 13.5.2006.
113. Lumi i vdekur, monument gjuhësor, Shekulli, Tiranë, 19.3.2006.
114. Fjalori i Benedikt Demës, Zëri, janar, 2006.
115. Era e komjuterizmit në gjuhësi, Shekulli, Tiranë, 1.4.2006.


Flori Bruqi

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...