2019-11-16

TINKA KURTI

Rezultati i imazhit për tinka kurti"

Tinka Kurti u lind në Sarajevë, është e bija e Dedë Kolë Thanit dhe gruas së tij hungareze, Elizabetës që aktorja në fëmijëri e quante Saveta. 

Është më e madhja nga katër fëmijët. Aktualisht jeton në Tiranë. Familja e saj u shpërngul në Shkodër kur ajo ishte në moshë të vogël. Pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Shkodër, ku edhe iu bashkua teatrit në moshë të re.

Rezultati i imazhit për tinka kurti"


U ngjit për herë të parë në skenë kur ishte vetëm 16 vjeç. 

Për disa vjet u aktivizua në teatrin amator në Shkodër. Më 1947 u përjashtua nga Liceu Artistik i Tiranës dhe nuk mori asnjëherë ndonjë diplomë shkolle, por kjo nuk e pengoi të bëhet një aktore e madhe dhe e shumë e kulturuar.

Që nga viti 1949 e deri sa doli në pension ishte aktore e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, ku interpretoi rreth 120 role. 

Rezultati i imazhit për tinka kurti"

Veçanërisht e suksesshme në rolet e forta dramatike të nënave, por po kaq e suksesshme në komedi. Shkëlqen me role protagoniste në “Gjaku i Arbrit”, “Histori Irkutase”, “Toka Jonë” – ku luan në fillim Filen e pastaj Loken, “Fisheku në pajë” apo “Fejesa e Çehovit”. Kurti ka interpretuar edhe në kinema, në rreth 35 filma artistikë, duke filluar me filmin e parë shiptar të metrazhit të gjatë, “Tana”, më 1958.

Ndër vepra të tjera janë Nënë Pashako tek “Yjet e netëve të gjata” (1972), nëna tek “Çifti i lumtur” (1975), SinjorinaMançini tek “Vajzat me kordele te kuqe” (1978), Gjyshja tek “Zemra e nënës”. TinkaKurti ka marrë çmime të shumta, si në festivalet kombëtare të filmit, ashtu edhe në ato të teatrit. 

Rezultati i imazhit për tinka kurti"

Këtyre çmimeve u shtohen edhe vlerësime të tjera të rëndësishme, si medalja “Mjeshtër i Madh i Punës”, akorduar nga Presidenti i Republikës.

Dy kinema, një në Tiranë dhe një në Durrës mbajnë emrin e saj. Gjithashtu, emrin e TinkaKurtit mban edhe një shkollë në fshatin Lekbibaj në Shqipëri.

Në vitin 2003, regjisori shqiptar EsatTeliti realizoi një dokumentar të titulluar thjesht "Tinka" kushtuar jetës së saj.

Rezultati i imazhit për tinka kurti"

Ajo është aktive edhe në ditët e sotme. Një nga shprehjet e saj është:
"Nuk e kam frikë plakjen e as vdekjen, por kam frikë nga plakja e trurit, dhe në qoftë se ky moment vjen në jetën time, mendoj se do të isha dy herë e vdekur. Për këtë arsye dua të vazhdoj të punoj."

Filmografia:

Bota cafè 2014
Ne kerkim te kujt (2012) serial
Familjet (2009) serial
FilumenaMarturano (2009) Teatër
Ne dhe Lenini (2008)
Mira - (2008)
Kosova: DesperateSearch - Etjet e Kosovës (2006)
Dasma e Sakos - (1998)
Nata - (1998)
Zëmra e nënës - (1994)
Vdekja e kalit - (1992)
Unë e dua Erën - (1991) - Doktoreshe Keti
Balada e Kurbinit - (1990) - Nëna e Dardit
Edhe ashtu edhe kështu - (1989) - Tezja e Almes
Flutura në kabinën time - (1988)
Telefoni i një mëngjesi - (1987)- Nena e Neritanit
Në emër të lirisë - (1987)
Hije që mbeten pas - (1985) - Nena e Agronit
Besa e kuqe - (1982) - Dila
Qortimet e vjeshtës - (1982) Nena e Kujtimit
Si gjithë të tjerët - (1981) - Drejtoresha e shtepise se femijes
Mëngjeze të reja - (1980)
Nusja - (1980)
Gjeneral gramafoni - (1978)- Nena e Halit Beratit
Vajzat me kordele të kuqe - (1978)
Emblema e dikurëshme - (1976)
Çifti i lumtur - (1975)
Lumë drite - (1975)
Në fillim të verës - (1975)....Nena e Veres
Operacioni Zjarri - (1973) Mrica (motra e PjeterMustakuqit)
Yjet e neteve te gjata - (1972) Pashako
Guximtarët - (1970)
Tana - (1958). *Misioni pertej detit

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...