Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/11/12

Akademik Prof. Mr.Sc. Shyqiri Bytyqi(1972-)


Shyqiri Bytyqi ka lindur më  01 .01.1972 në Arllat të Drenasit. 

Ka mbaruar studimet në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës më 1996.

Në vitin 2007 është certifikuar si kontabilist (SCAAK), në 2008 si ligjërues i lartë (SCAAK) dhe po ashtu, më 2008 është certifikuar si auditor (SCAAK).

Ka ndjekur shumë programe gjatë përgatitjes së tij profesionale si: Ekspert i politikave Fiskale (OECD), Shkathtësi menaxheriale (OSCE), Menaxhment (EDA), Tema të zgjedhura nga ekonomia (RIINVEST), Financa publike (OSCE), Sistemi tatimor turk (Ankara).

Ligjërues në Shoqatën e Kontabilistëve dhe Auditorëve të Kosovës që nga viti 2004, si dhe është një ndër themeluesit e Administratës Tatimore të Kosovës me pozitë menaxheriale në vitet 2000-2005.

Ka qenë këshilltar tatimor për një periudhë për kompaninë ndërkombëtare prestigjioze në fushën e auditimit "KPMG", këshilltar i Bankës Botërore për "Doing Business", këshilltar i Odës Ekonomike Amerikane për një periudhë të gjatë, udhëheqës i Komitetit Tatimor të Shoqatës së Kontabilistëve dhe Auditorëve te Kosovës, anëtar i Komitetit të Auditimit në Bankën Ekonomike, si dhe Partner menaxhues i kompanisë "Vala Consulting".

Përvoja e tij profesionale, ka bërë që të emërohet si anëtar në shumë grupe punuese të Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke dhënë kontribut të madh sidomos në hartimin dhe rishikimin e legjislacionin tatimor.

Është Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës  si dhe anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në New York,Tiranë,Prishtinë dhe Shkup.

Ka të botuara shumë punime  me impakte ndërkombëtare dhe kombëtare nga lëmia e ekonomisë , kontabilitetit,auditimit,
menaxhmentit ekonomik,financave publike etj.


Flori Bruqi

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...