2019-11-16

Dervish Shaqa (1912-1985)

Dervish Shaqa lindi në Llukë të Epërme të Deçanit më 1912; vdiq më 11 prill 1985. Rapsod i shquar popullor dhe i njohur në të gjitha trevat shqiptare.



Devish Shaqa deri në vitin 1956 jetoi në Kosovë, mirëpo në këtë vit iu desh të lëshonte Kosovën për shkak të përndjekjes nga aksioni i njohur "mbledhja e armëve" që ndërmerrte në atë kohë Sigurimi i Punëve të Brendshme i Jugosllavisë (UDB-ja) kundër shqiptarëve. Ai së bashku me kolegun e tij të këngës Demush Neziri, u vendosën në Rashbull afër Durrësit. Aty e vazhdojë shprehjen e ndjenjave nëpërmjet këngës që për të ishte e vetmja mënyrë e shprehjes së dhimbjes që kishte për familjen dhe vendlindjen që për të ishin të ndaluara. Këtë e shpreh në këngën "Kur ta ktheva Kosove shpinën, e lame borë e gjetëm dimën...".

Dervish Shaqa në Shqipëri e vazhdojë traditën e këndimit të historisë së vendlindjes së tij. Në vargjet e këngëve të tij të përcjelluara me çifteli përshkruhen kullat e gurta të Dukagjinit, figurave kombëtare, patrioteve te devotshëm, trimave, luftëtarëve të atdhëut...

Në Rashbull Dervish Shaqa arrin të themelojë e të udhëheqë grupin e rapsodit. Po me këtë grup në vitin 1968 prezantohet për herë të parë në Festivalin e Folklorit Kombëtar ne Gjirokastër. 

Që nga kjo kohë së bashku me kolegun e tij rapsodin Demush Neziri prezantojnë një vargë këngësh të cilat për disa gjenerata ende janë të njohura si p.sh.: “Ç`janë këto gjamë që i bjen era”, “Prej Prokuplje deri n`Nish”, “Moj e mira porsi bora”, këngët për Azem dhe Shote Galicën, Nak Berishën e shumë të tjera...



Pjesa më e madhe e regjistrimeve muzikore të bëra nga Dervish Shaqa dhe kolegu i tij gjenden në arkivin e Radio Tiranës.


Përpos këngëve popullore dhe të përpunuar nga ai vetë, për Dervish Shaqën ka kompozuar edhe kompozitori Tish Daija si këngën “Festë të madhe ka sot Shqipëria” që për disa vite ka dominuar në përsëritjen e saj në Radio Stacionin e Tiranës



Populli ku ai kalojë pjesën më të madhe të jetës së tij e mban mend si këngëtar të lindur që këndon për këngën dhe jo për para.

Sipas Skender Haklajt, i cili rapsodin e ka njohur personalisht, ai edhe pse nuk e ka parë për një kohë të gjatë familjen, kurrë nuk i ka harrur ata dhe ka qenë gjithmonë i dhënë dhe besnik ndaj tyre.
Djali i madh i Dervishit, Shpend Shaqa, tha se ndihet i nderuar që është bërë një dokumentar nga gazetari Asllan Bajrami dhe se tani është arritur qëllimi i të atit, e që ka qenë çlirimi i Kosovës



Dervish Shaqa ishte rapsod i shquar popullor dhe i njohur në të gjitha 
trevat shqiptare dme  këngët e tij në atë kohë  që konsiderohej  si një thirrje për çlirim dhe kushtrim  të popullit shqiptar dhe si thirrje kundër shtetit jugosllavë .

 Për këtë arsye, siç tregon edhe filmi i shfaqur, ai edhe ndiqej nga UDB-ja.Kjo e shtyri Shaqën që në vitin 1956 të shpërngulet në Shqipëri, dhe këtë e bëri jo nga frika për jetën e vet, porse për të pasur mundësi që t'i ndihmojë popullit të vet në luftën për liri.

Shaqa, përmes këngëve të tij, e ka shprehur edhe vuajtjen dhe mallin e tij për Kosovën, e këtu nuk kanë munguar as këngët për gruan dhe për dy djemtë e tij.



Dervish Shaqa, përveç këtyre ka edhe një sekret, ka një sekret për zonjën, për gruan e tij. Sekreti i tij më i madh është kjo që asnjëherë nuk hoqi dorë nga zonja, nuk hoqi dorë asnjëherë nga mundësia për ta sjellë zonjën në Shqipëri, bashkë me Aliun e vogël, nuk mundi me i sjellë.



Diskografia e rapsodit kombëtar Dervish Shaqa: 

"Oj Kosovë, mos thuaj marova"
“Të shtatë krajlat e rrehin teli”
”Kërsiti pushka, ushtoi mali”
“Kur ta kthyem Kosovë shpinën”
“Kamer Loshi”
“Kurrë Kosovë s'tu da gazepi”
“Isa beg po t'thrret nona”
"Nak Berisha"
"N'verra t'LLukës, e n'qafë t'Morines”
"Haxhe Mustafa"
"Prej Podrimës po vjen haberi"
"Pyet Kosova për nji çikë"
“Kenga e Rexhës”
"Haj medet për Lug t`Baranit”
“N'drrasë të vekut kush po kanë”
“Moj e mira n`derë të stanit”
“E kam pas nji çiteli”
Flori Bruqi 


A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...